Ka nje ulje te tregtisë se armëve në nivel global
Tregtia me rmë në nivel global, vitin e kaluar u zvogëlua për shtatë për qind në krahasim me vitin 2006, por ende nuk ka dëshmi të fuqishme se kjo është tendencë konstante, thuhet në raportin e Institutit ndërkombëtar të Stokholmit për hulumtim të paqes (SIPRI).
SIPRI është organizatë ndërkombëtare e pavarur, e cila merret me probleme në garën e armatimit, ndërsa në këtë raport për tregtinë me armë nuk janë të inkuadruara të dhënat për lloje më të vogla të armatimit dhe për armë të lehta të zjarrit.
Sipas raportit, vitin e kaluar për herë të parë pas gjashtë vjetëve të rritjes së vazhdueshme, është regjistruar ulje në tregtinë me armë.
Importi i armës ruse në Kinë është zvogëluar për 62 për qind, që sipas SIPRI-t, ka të bëjë me sasitë e mëdha të armëve të blera në vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe do të thotë se Kina momentalisht ka nevojë për ndryshim të armëve me të cilat disponon. Paralelisht me këtë vërehet edhe rritje e prodhimit të armëve dhe teknikës ushtarake në vetë Kinën.
Në raport thuhet se në dërgesën e armëve ruse me siguri kanë pasur ndikim edhe druatjet e Moskës se klientët e saj e kopjojnë teknologjinë ushtarake ruse dhe pastaj me të dalin në tregun ndërkombëtar për armë si konkurrentë të saj.
"Në periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2007, Kina ka qenë eksportuesja më e mirë e armëve me pjesëmarrje prej 12 përqindëve nga sasia e përgjithshme", theksojnë nga SIPRI.
Në vendin e dytë është India, ndërsa pas saj pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia dhe Koreja e Jugut.
Eksportues më të mëdhenj të armëve për periudhën e njejtë kanë qenë SHBA-ja me 31 për qind nga shitja e përgjithshme, ndërsa pas tyre pasojnë Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.
SIPRI thekson se gjatë tregtisë me armë në periudhën e kaluar janë shkelur më shumë rezoluta të KB-së, në atë mënyrë që është dërguar armë edhe në rajone konfilktuoze si Darfuri.
Sipas SIPRI-t, dërgesa më të mëdha në periudhën 2003-2007 Sudani ka marrë nga Rusia dhe në masa më të vogla nga Kina



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj