24 ore lajme: Vatikan: Islami kalon katolicizmin Vatikan: Islami kalon katolicizmin ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 30 March, 2008 09:22:00 Islami ia ka kaluar katolicizmit duke marrë parasysh numrin e besimtarëve. Myslimanët përbëjnë 19.2% të popullsisë së botës, kurse katolikët renditen të dytët me 17.4%. Të dhënat u bën të ditura nga Selia e Shenjtë, e cila ka publikuar librin e statistikave për vitin 2008.Të njëjtat burime thanë se gjithë të krishterët, përfshi ortodoksët, protestantët dhe anglikanët, përfaqësojnë 33% të popullsisë së globit