Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Ramsfelld: Zgjerimimi i NATO-s me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë, nuk guxon të kanoset me konteste jo të rëndësishme

Ramsfelld: Zgjerimimi i NATO-s me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kroacinë, nuk guxon të kanoset me konteste jo të rëndësishme

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Në Samitin e NATO-s në Bukuresht javën e  ardhshme, 26-të anëtaret e Aleancës duhet të marrin vendime për zgjerimin e saj. Nuk ekziston mënyrë më e mirë që NATO të shkojë përpara, përveç me dërgimin e ftesës  Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, thekson ish-sekretari amerikan i  Mbrojtjes, Donald Ramsfeld në shkrimin e tij të publikuar në "Uollstrit xhërnal".

Ai nënvizon se SHBA-ja dhe shumica e vendeve të NATO-s e mbështesin zgjerimin e Aleancës, me përjashtim të Greqisë, e cila kanoset me veto në pranimin e  Maqedonisë, sepse ajo refuzon ta ndërrojë emrin. Por, shton e ardhmja e aleancës trans-atlantike dhe rëndësia e saj në instrument politik dhe ushtarak të demokracisë botërore, është shumë e rëndësishme që të kanoset nga konteste jo të rëndësishme rreth semantikës apo nga taktika e frikësimit, karakteristike për shekullin e kaluar.

Sipas tij, NATO ka nevojë për definime të qarta të qëllimeve, ndërsa çdo sjellje e turpshme do të thotë hapë mbrapa lidhur me aftësinë e lidhjes ushtarako-politike që të përgjigjet në sfidat e shkullit 21.

"Në kohën kur mbështetja evropiane e misionit të NATO-s në Afganistan është sjellur në pikëpyetje, tri vendet Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia së bashku kanë 650 ushtarë që janë të përfshirë në misionet në Afganistan dhe në Irak", theksoi Ramsfeld.

Lidhur me Maqedoninë ai nënvizoi se ushtarët e saj në Afganistan kujdesen për sigurinë e Shtabit kryesor të Forcave ndërkombëtare për siguri në Kabul. Kroacia me rreth 200 ushtarë zbaton stërvitje të Armatës nacionale irakiane dhe është e inkuadruar në ekipe për rindërtim të provincave, ndërsa Shqipëria e cila ka trupa në Afganistan dhe në Irak, paralajmëroi se do të mbetet atje derisa të jenë të pranishme edhe forcat e SHBA-së.

"Tri vendet janë të gatshme ta ndërmarrin përgjegjësinë e anëtareve të NATO-s. Në Në vitet e kaluara ata kanë zbatuar role të rëndësishme me çka i kanë plotësuar  kriteret për marrje të ftesës për anëtarësim. Secila nga tri vendet e ka treguar përkushtimin e saj për respektim të të drejtave të njeriut dhe stabilitetit rajonal përmes mbrojtjes të të drejtave të pakicave etnike. Kanë dedikuar përqindje më të madhe nga BPV-ja e tyre për nevojat e mbrojtjes nga më shumë vende të Evropës Perëndimore dhe kanë ndërtuar kapacitete të rëndësishme në pjesën e zbulimit, mbështetjes mjekësore dhe operacioneve speciale", thotë Ramsfelld.

Donald Ramsfelld ka qenë ambasador i SHBA-së në NATO në vitin 1973 dhe 1974 dhe në dy mandate e ka kryer funksionin sekretar shtetëror i Mbrojtjes i SHBA-së.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0