24 ore lajme: Marrëveshje Rusi-Ukrainë për gazin Marrëveshje Rusi-Ukrainë për gazin ================================================================================ L.M on 12 February, 2008 10:20:00 Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës thonë se kanë arritur një marrëveshje në parim për çështjen e furnizimit me gaz. Kjo u bë e ditur pas bisedimeve që presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko, zhvilloi në Moskë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pasi kishte skaduar një afat i vendosur nga Rusia për ndërprerjen e furnizimit me gaz. Zoti Jushçenko citohet të ketë thënë se Ukraina do të fillojë ta shlyejë borxhin që i ka kompanisë ruse, Gazprom, duke filluar nga dita e enjte.