24 ore lajme: BE dhe SHBA e shtojnë presionin ndaj udhëheqjes kineze BE dhe SHBA e shtojnë presionin ndaj udhëheqjes kineze ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 26 March, 2008 05:04:00 BE dhe SHBA kanë shtuar presionin ndaj udhëheqjes kineze, me qëllim që ajo të ruajë të drejtat themelore të njeriut në Tibet. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-ve ushtruan kritikë ndaj qeverisë së Pekinit. Në emër të 27 shteteve të BE-së ambasadori slloven Andrej Logar kërkoi nga udhëheqja kineze, që të mos ushtrojë dhunë kundër demonstruesve në Tibet dhe në rajonet përreth. Përvec kesaj Pekini duhet të heqë të gjitha kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të informacionit. SHBA iu bashkangjitën propozimit evropian ashtu si dhe Kanadaja dhe Australia. Franca sipas presidentit Nicolas Sarkozy nuk përjashton mundësinë, që të bojkotojë se paku hapjen e lojërave olimpike në Pekin.