Faqja e Pare | Bota | BE dhe SHBA e shtojnë presionin ndaj udhëheqjes kineze

BE dhe SHBA e shtojnë presionin ndaj udhëheqjes kineze

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

BE dhe SHBA kanë shtuar presionin ndaj udhëheqjes kineze, me qëllim që ajo të ruajë të drejtat themelore të njeriut në Tibet. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-ve ushtruan kritikë ndaj qeverisë së Pekinit. Në emër të 27 shteteve të BE-së ambasadori slloven Andrej Logar kërkoi nga udhëheqja kineze, që të mos ushtrojë dhunë kundër demonstruesve në Tibet dhe në rajonet përreth. Përvec kesaj Pekini duhet të heqë të gjitha kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të informacionit. SHBA iu bashkangjitën propozimit evropian ashtu si dhe Kanadaja dhe Australia. Franca sipas presidentit Nicolas Sarkozy nuk përjashton mundësinë, që të bojkotojë se paku hapjen e lojërave olimpike në Pekin.

Komente (1 vendosur):

GENTIANA KERTUSHA ne 26 March, 2008 09:18:15
avatar
Represioni Kinez kundrejt popullit tibetian eshte nje krim humanitar, por une personalisht nuk besoj ne nje rrugezgjidhje, sepse Kina eshte shndrruar ne nje superfuqi ekonomike, dhe para se ta kercenojm fuqite e tjera mendohen shume here, kjo eshte deprimente, por politika eshte aq e kalbur , qe i respekton te drejtat kryesore te jetes...Tibet eshte duke vuajtur nga vite...por duket se nuk eshte e mjaftueshme per opinionin internazional, jan te gjith duke ndjekur vetem MATERIALIZMIN, TE MALLKUARIN EURO, DOLLARE, LEKE o si dreqin quhet.....

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0