24 ore lajme: Pakistan: kryeministri i ri urdheron lirimin e gjykatesve Pakistan: kryeministri i ri urdheron lirimin e gjykatesve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 March, 2008 01:16:00 Kryeministri i ri i Pakistanit, Yusuf Raza Gillani, ka urdhëruar lirimin e të gjithë gjykatësve që u ndaluan pas urdhrave të presidentit, Pervez Musharraf. Urdhri erdhi disa minuta pasi parlamenti votoi pro zgjedhjes së zotit Gillani si kreu i qeverisë së koalicionit pas nominimit të tij nga Partia Popullore e Benazir Bhutto-s. Gjykatësit u hoqën nga posti dhe u ndaluan kur presidenti Musharraf vendosi gjendje të jashtëzakonshme. Zoti Musharraf në atë kohë e ndërmori këtë veprim pasi kishte dyshime se gjykatësit do të kthenin fitoren e tij si president në zgjedhjet e mbajtura.