24 ore lajme: Numuri i amerikaneve te brare ne Irak arriti mbi 4000 vete Numuri i amerikaneve te brare ne Irak arriti mbi 4000 vete ================================================================================ BBC on 24 March, 2008 06:33:00 Numri i personelit ushtarak amerikan që ka gjetur vdekjen në Irak, që nga koha e pushtimit amerikanë pesë vjet më parë, e ka kaluar shifrën katër mijë. Katër ushtarët e fundit humbën jetën ndërsa makina e tyre u hodh në erë nga një bombë në jug të Bagdadit ditën e dielë. Gjate ditës zona e fortifikuar në qendër të Bagdadit, e quajtur zona e gjelbër, u bë objekt i sulmeve me raketa. Si pasojë e këtyre sulemeve gjetën vdekjen të paktën 15 civilë, përfshirë këtu edhe pesë anëtarë të një familjeje. Në një tjetër incident, një person vetëvrasës vrau trembëdhjetë ushtarë irakianë në Mosul, në Irakun e veriut.