Festa e Pashkeve katolike : Papa uron paqe ne mbare boten
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për ta dëgjuar Meshën e Pashkëve të Papës Benedikti i 16-të. Ai bëri ftesë për gjetjen e zgjidhjes për paqe në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Tibet. Sikur në mbarë botën, Pashkët u festuan edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
Gjatë Meshës së Pashkëve, të mbajtur sot në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Benedikti i 16-të e kundërshtoi padrejtësinë, urrejtjen dhe dhunën.
"Si mund të dështojmë t'i mbajmë mend rajonet e caktuara në Afrikë, siç janë Darfuri dhe Somalia, vuajtjet në Lindjen e Mesme, e veçanërisht në Tokën e Shenjtë, pastaj Irakun, Libanin dhe përfundimisht Tibetin. Unë ju inkurajoj që për të gjitha këto, të synohen zgjidhje që do ta ruanin paqen dhe të mirat e përbashkëta", tha Papa.
Në Irak, të krishterët iu lutën Zotit që ky të jetë viti i fundit i dhunës në këtë vend.
Gjatë një meshe në një Kishë në Bagdadin qendror, prifti Thaer al-Sheikh tha:
"Në këtë festë, ne lutemi për unitet të Irakut dhe për mbizotërimin e paqes në Irak. Përkundër tragjedive tona aktuale dhe pikëllimit për humbjen e njerëzve tanë, që ishin shtylla të kësaj kishe, ne themi se vullneti i Zotit do të mbizotërojë", tha ky prift.
Nga dhuna, shumë të krishterë janë larguar nga Iraku dhe tash kryesisht jetojnë në Siri dhe Jordani. Raportohet se të krishterët përbëjnë 3 për qind të popullatës së Irakut.
Pashkët u festuan edhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës u kanë uruar besimtarëve katolikë festën e Pashkëve, me dëshira që në Kosovë të mbizotërojë paqja dhe stabiliteti.
"Këto janë Pashkët e para në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e njohur nga ana e shumë vendeve mike", thuhet në urimin e presidentit Fatmir Sejdiu, në të cilin më tej shtohet se këto Pashkë në Kosovë zgjojnë "shumë shpresa për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve të saj".
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur dëshirën që në të gjitha familjet e besimtarëve katolikë, kjo festë të kremtohet në paqe dhe njëkohësisht ka theksuar faktin se kjo festë për herë të parë festohet në Kosovën e pavarur.
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në urimin e tij për besimtarët katolikë, pos tjerash, tha se "në festën e ringjalljes nuk mund të mos jem pranë çdo besimtari, pranë çdo familjeje që feston në gëzim"



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
SRECAN BOZIC te gjith vlllzere tan qe jetojn ne serbi POMAZE BOG serbije I ALBANCI ashtu dheju deshiroj te gjithve :RESPEKT RESPEKT
Sipas Olivia Sarfy, ekspert i statistikës dhe i çështjeve sociale në Belgjikë, nëse situate në emigrim dhe natalitet do të vazhdoj me shifra të njëjta, kryeqyteti belg brenda 20 viteve do të jetë një qytet me banorë shumicë Musliman.
Të dhënat e tilla dhe anketat e ndryshme që dëshmojnë për rritjen numrit të muslimanëve në Evropë, janë duku u propaganduar nga shumë organizata djathtiste që promovojnë Islmofobinë dhe politikat anti-muslimane.
Në intervistën e dhënë gazetës "La Liber Belgique" Safry shprehet kështu "Nëse vazhdojnë shifrat statistikore si janë tani në lindshmërinë tek muslimanët dhe në migrimin e tyre, do të vërejmë indikatorët se pas 15-20 vitesh Brukseli do të jetë me shumicë Muslimane. Për shkak të rëndësisë ekonomike dhe politike që ka Brukseli mendoj se është një qendër e preferuar tek emigrantët. Mesatarja e anëtarëve të familjes në Bruksel është 3 ndërsa tek familjet me origjinë musliane po sillet prej4 deri 5.
Tek emigrantët musliaman origjina dhe feja kanë lidhshmëri të ngushtë dhe për këtë arsye këta janë të lidhur ngushtë me besimin dhe adhurimet e tyre, e që i bën ata një tërësi të pathyeshëm".
Çdo i treti në Bruksel është musliman
Sipas hulumtimeve të bëra në Belgjikë nga institutet e ndryshme dhe nga mediat 46.9% të qytetarëve në Belgjikë e konsiderojnë veten katolik ndërsa 12% musliman. Shtresa tjetër nuk kanë identitet fetar.
Ndërsa regjistrimi i vitit 2006 i zhvilluar në Bruksel tregon se kryeqendra evropiane ka një milion banor prej të cilëve 1/3 është musliman. Ndërsa numri i përgjithshëm i muslimanëve në Belgjikë është afro gjysmë milion. Komuniteti musliman në Belgjikë përbëhet kryesisht nga emigrantët turk dhe maroken. Emigrantët maroken janë afro 250 mijë ndera turq janë 130 mijë.
Islamofobia
Të dhënat e Olivia Sarfyt si dhe të dhënat tjera të bazuar në anketa të ndryshme dëshmojnë për rritjen e numrit të muslimanëve në Evropë. Por shumë organizata djathtiste mundohen të pasqyrojnë këtë rritje si të rrezikshme për të ardhmen e Evropës. Sipas gazetës "La Liber Belgique" Belgjika është shteti në të cilën më së shumti përhapet Islami në Evropë. Në disa vitet e fundit numri i atyre që pranuan Islamin theksohet të jetë 40 mijë( të dhënat deri më datën 18.02.2006).
Po ashtu sipas një studimi të bërë nga një institute hebreje në Amerikë, theksohet se është shqetësuese rritja e numrit të popullsisë në Evropë. Kjo cilësohet si "kërcënim ndaj Amerikës" duke shtuar se është shqetësuese fakti se do të humbet Evropa krishtere e cila do të shndërrohet në një kontinent musliman.
Studimi, i cili potencon se përbërja demografike e kontinentit të vjetër është shumë i disfavorshëm për krishterët evropian, ndër tjerash shkruan "Nataliteti i përgjithshëm në Evropë është 1.4 fëmijë për çdo grua, ndërsa shifrat mesatare dhe normal kërkojnë që kjo shifër të jetë 2, pra çdo grua evropian duhet të lind 2 fëmijë. Këtë kriter e plotësojnë vetëm 2/3 të belgëve. Shifrat e tilla imponojnë ardhjen e emigrantëve në Evropë dhe kjo ndikon në rritjen e numrit të myslimanëve në Evropë".
Sipas një studimi tjetër të bërë në Gjermani, numri i përgjithshëm i muslimanëve në Evropë është 53 milion dhe 16% prej tyre jetojnë në shtetet anëtare të Unionit Evropian.
Brukseli, kryeqyteti i Evropës
Brukseli konsiderohet kryeqyteti i Unionit Evropian ngase institucionet themelore të UE së gjendën në Bruksel. Njëkohësisht edhe qendrat e NATO-s dhe Mbretërisë ë Belge janë në Bruksel. Islami në këtë shtet evropian është zyrtarizuar në vitin 1974. Në Belgjikë janë gjithsej 290 xhamia, ndërsa xhamia më e vjetër është ndërtuar në vitin 1968 e cila funksionon sot si Qendra Islame e Brukselit.
Vendosni komentin tuaj