Newsletter
Email:
Votim: Zbardhja e Gerdecit
A besoni se drejtesia shqiptare do te zbardhe plotesisht Gerdecin?
Faqja e Pare | Bota | Imigrantët indianë kryesojnë për nga dërgimi i të ardhurave në vend

Imigrantët indianë kryesojnë për nga dërgimi i të ardhurave në vend

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Banka Botërore thotë se gjatë vitit 2006, imigrantët indianë dërguan në vendin e tyre më shumë para se imigrantët e çdo vendi tjetër të botës.

Në një raport të fundit, Banka Botërore thotë se shumat e dërguara nga shtetasit indianë në vendin e tyre arrinte shifrën 27 miliardë dollarë. Ndër vendet tjera në krye të kësaj liste është Kina me 25,7 miliardë, Meksika me 25 miliardë, Filipinët me 17 miliardë dhe Franca me 12,5 miliardë.

Në këtë raport thuhet gjithashtu se kontributi me para i imigrantëve është i madh edhe në vendet më të vogla. Në raportin e botuar thuhet se këto të ardhura përbënin 36 përqind të ekonomisë së Taxhikistanit, 36 përqind të Moldavisë, 32 përqind të Togos, 27 përqind të Kirgistanit dhe 26 përqind të Hondurasit.

Banka Botërore thotë se vendet e zhvilluara janë burimi kryesor i këtyre të ardhurave dhe Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë ndër këto vende.

Komente (3 vendosur):

denis ne 22 March, 2008 03:00:36
avatar
emigrantet jo imigrantet o shoku gazetar
Ana ne 22 March, 2008 06:28:10
avatar
LOL Bravo Denis!
UK ne 22 March, 2008 06:33:03
avatar
Valla hiq spo ma merr mendja se eshte e vertet kjo se shqiptaret dergojn para me se shumti ne atdhe...por nejse 8 milion shqiptar nuk mund te shtyhen me 900 milion indian a

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0