ERE: Energjia, fatura e humbjeve 1.2 miliardë euro
Në total, ndërprerjet mesatare të energjisë në ditë kanë qenë 2.45 milionë kilovat/orë, çka do të thotë që gjithë vitin, ekonomisë i munguan 894 milionë kilovat/orë. Sipas ekspertëve të ERE, energjia e munguar në ekonomi ka kapur një kosto prej 1.2 miliardë euro, ose 13 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto.
320 milionë euro ka qenë kostoja që kanë paguar konsumatorët familjarë dhe ato biznese, për të prodhuar energji me gjeneratorë. Një kosto e tillë, vjen në rritje për shkak të çmimeve të kripura të naftës dhe karburanteve të tjera alternativë për të prodhuar energji. Raporti i ERE bën të ditur se viti 2007 ka patur faturën rekord të kostos së energjisë për ekonominë shqiptare.
Kriza energjitike ka qenë shkatërrimtare për ekonominë shqiptare gjatë vitit të fundit, me një kosto prej 1.2 miliardë euro. Raporti ka ardhur nga Enti Rregullator i Energjisë, në një kohë që KESH ka dalë në shitje dhe një nga arsyet kryesore të këtij privatizimi të detyruar është keqmenaxhimi i KESH-it në vite. Korporata është e zhytur në një krizë të thellë financiare, ndërsa borxhet e saj në rritje kanë bërë që vlera e saj të ulet ndjeshëm. Vetëm në vitin 2007, humbjet e energjisë kanë qenë 36.4 për qind, ndërsa nga ana e KESH-it bëhet e ditur se ky është rezultati më i mirë i arritur në vite. Por deklaratat entuziaste të bëra nga KESH, nuk i kanë dhënë mundësi ekonomisë shqiptare që të zbusë humbjet nga kriza energjitike. Që në fillim të vitit 2007, KESH kërkoi rritje të çmimit të energjisë me rreth 38 për qind, por ERE miratoi vetëm një rritje të çmimeve me 18 për qind. Kundërshtimi për një rritje të çmimeve të kërkuar nga KESH, ka ardhur pasi ERE nuk ka vlerësuar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis çmimit të energjisë dhe krizës energjitike me të cilën është përballur vendi, ndërsa situata e reshjeve është përmirësuar ndjeshëm. Por raporti i fundit i nxjerrë nga ERE nxjerr edhe njëherë në pah, keqmenaxhimin e KESH, që vazhdon të jetë edhe arsyeja kryesore e faturës së stërmadhe të humbjes në të ardhura për ekonominë vendëse.
Humbjet, sa 13% e PBB-së
Ekonomia shqiptare ka humbur 1.2 miliardë euro nga kriza energjitike e vitit të kaluar, sipas raportit zyrtar të Entit Rregullator të Energjisë. Fatura e dëmeve kolosale të errësirës është bërë e ditur në raportin që ERE ka çuar në Parlament. Kostoja mesatare e një kilovat/orë që i mungon ekonomisë, sipas ERE, po rritet me ritme të shpejta si pasojë e zhvillimit të ekonomisë në vend. Kështu, sipas raportit të bërë publik nga ERE, kjo kosto shkon në 1.38 euro për kilovat në vitin 2007. Në total, ndërprerjet mesatare të energjisë në ditë kanë qenë 2.45 milionë kilovat/orë, çka do të thotë që gjithë vitin ekonomisë i munguan 894 milionë kilovat/orë. Sipas Ekspertëve të ERE, energjia e munguar në ekonomi ka kapur një kosto prej 1.2 miliardë euro, ose 13 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Këto janë edhe humbjet që kanë ardhur si pasojë e mungesës së energjisë, që janë bërë një pengesë e rëndësishme. 320 milionë euro ka qenë kostoja që kanë paguar konsumatorët familjarë dhe ato biznese, për të prodhuar energji me gjeneratorë. Një kosto e tillë vjen në rritje, për shkak të çmimeve të kripura të naftës dhe karburanteve të tjera alternativë për të prodhuar energji. Raporti i ERE bën të ditur se viti 2007 ka patur faturën rekord të kostos së energjisë për ekonominë shqiptare. Kjo humbje rekord nuk ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së reshjeve, por edhe të keqmenaxhimit të KESH
KESH, 10 vjet dështim
Gjatë 10 viteve të fundit KESH ka mundur që të arkëtojë vetëm 50 për qind të energjisë të hedhur në rrjet dhe, sipas të gjitha llogarive të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar e vetmja shpresë për të nxjerrë Korporatën nga kolapsi është privatizimi. Humbjet e KESH gjatë vitit 2007 shkojnë në 70 milionë euro, ndërsa rritja e re e çmimeve, sipas kreut të KESH, nuk është e mjaftueshme për të nxjerrë Korporatën nga kriza financiare. Gjatë vitit 2007 prodhimi në vend i energjisë elektrike në krahasim me vitin 2006 pothuajse u përgjysmua. Importet e energjisë ishin rreth 3 herë më të larta sesa një vit më parë. Për vitin 2007 oferta e energjisë (importe dhe prodhim) ishte rreth 9% më e ulët sesa ajo e vitit 2006. Kërkesa për energji elektrike nga ana e bizneseve ka ardhur vazhdimisht në rritje, ndërkohë që konsumi i energjisë nga ana e tyre u rrit me rreth 20% gjatë këtij viti. Konsumi familjar vazhdon të marrë pjesën më të madhe të energjisë elektrike të furnizuar (rreth 60% të burimeve). Gjatë vitit 2007 raporti i humbjeve teknike dhe joteknike ndaj sasisë së përgjithshme të furnizuar të energjisë, ka ardhur në rënie. Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e humbjeve teknike.
Energjia, bie oferta në 2007
Për vitin 2007, oferta e energjisë (importe dhe prodhim) ishte rreth 9% më e ulët sesa ajo e vitit 2006. Kërkesa për energji elektrike nga ana e bizneseve ka ardhur vazhdimisht në rritje, ndërkohë që konsumi i energjisë nga ana e tyre u rrit me rreth 20% gjatë këtij viti. Konsumi familjar vazhdon të marrë pjesën më të madhe të energjisë elektrike të furnizuar (rreth 60% të burimeve). Gjatë vitit 2007, raporti i humbjeve teknike dhe joteknike ndaj sasisë së përgjithshme të furnizuar të energjisë, ka ardhur në rënie. Rënia më e madhe është regjistruar në kategorinë e humbjeve teknike. Humbjet e KESH gjatë vitit 2007 shkojnë në 70 milionë euro, ndërsa rritja e re e çmimeve, sipas kreut të KESH, nuk është e mjaftueshme për të nxjerrë korporatën nga kriza financiare. Gjatë vitit 2007, prodhimi në vend i energjisë elektrike në krahasim me vitin 2006 pothuajse u përgjysmua.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj