24 ore lajme: Minatoret e Bulqizes fillojne perseri protesten Minatoret e Bulqizes fillojne perseri protesten ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 12 March, 2008 04:06:00 Hidhen serish ne proteste minatoret e Bulqizes. Gjate nje greve nje oreshe te zhvilluar sot minatoret kane parashtruar kerkesat e tyre, te njejta me ato te parashtruara me pare, kushte me te mira ne pune dhe rritje page me 50%. Sipas minatoreve, firma qe menaxhon minieren, Darfo Albania, nuk ka plotesuar as 5% te premtimeve te bera per minatoret, ne perfundim te protestes se meparshme te tyre. Ata kane paralajmeruar se nese kerkesat e tyre nuk plotesohen, atehere qe prej dates 20 mars do te zhvillojne nje greve te pergjithshme. Mosplotesimi I premtimeve ka bere qe keta minatore t’I drejtohen edhe krereve me te larte te vendit, presidentit Topi, kryeministrit Berisha dhe ministrit te Ekonomise Genc Ruli permes nje peticioni, per te cilin nuk kane marre ende pergjigje. Kushtet e keqija ne minieren e Bulqizes ne pak muaj i kane marre jeten 8 minatoreve.