Nafta dhe benzina, 148 lekë për litër
Rritja e çmimit të naftës D1 dhe benzinës me 3 lekë për litër, gjatë ditës së djeshme, është konstatuar në një pjesë të pikave të shitjes së karburanteve në kryeqytet Rritja më e fundit e çmimeve është konstatuar në një sërë pikash karburanti në kryeqytet, ndërsa nga ana e grosistëve bëhet e ditur se tregu vendës është i detyruar që të pasqyrojë rritjet e çmimit të bursave në tregjet ndërkombëtare. Nafta ka mbyllur javën me një çmim që ka arritur deri në 106 dollarë për fuçi në tregjet ndërkombëtare
Rritja e çmimit të naftës është me 3 lekë për litër për Eurodiesel-in dhe benzinën, duke mbërritur në 148 lekë për litër. Ndërsa çmimi i naftës D2 është regjistruar 144 lekë për litër. Sipas grosistëve në vend, rritja e çmimeve të naftës mund të përshkallëzohet në të gjithë vendin, pas situatës së fundit në tregjet ndërkombëtare
Nafta dhe benzina kanë shënuar një rritje të re gjatë ditës së djeshme, në një pjesë të pikave të shitjes së karburanteve, kryesisht në kryeqytet. Rritja e çmimit të naftës është me 3 lekë për litër për Eurodiesel-in dhe benzinën, duke mbërritur në 148 lekë për litër. Ndërsa çmimi i naftës D2 është regjistruar 144 lekë për litër. Sipas grosistëve në vend, rritja e çmimeve të naftës mund të përshkallëzohet në të gjithë vendin, pas situatës së fundit në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e arit të zi kanë kapur nivele të reja gjatë javës që kaloi, duke shënuar edhe rekordin e ri me 106 dollarë për fuçi në bursën e New York-ut. Rritja e çmimeve të naftës ka qenë e vazhdueshme gjatë vitit 2007 dhe atij 2008, ndërsa nga ana e kartelit më të madh të naftës në botë, OPEC, nuk duken shenja për një rritje në ofertë. Nëse para një viti, çmimi prej 150 lekë për litër në tregun vendës dukej si një ëndërr e keqe për naftë, tashmë nuk mund të flitet për një shënjestër të caktuar çmimesh të arit të zi në vend.
***
Shqiptarët do të duhet të paguajnë më shumë për naftën në vitin 2008, pas rritjeve të vazhdueshme të çmimeve në bursa, që në fillimin e këtij viti ishin përqendruar në 100 dollarë për fuçi, ndërsa pas 2 muajsh kanë kapur rekordin prej 106 dollarë për fuçi. Sipas grosistëve, pritjet për vitin 2008 në bursa janë për një çmim në rritje, që do të pasqyrohet edhe në tregun vendës. "Nëse çmimet e naftës do të ankoroheshin në 100 USD për fuçi në vitin 2008, atëherë rritja në tregun vendës do të ishte e kontrolluar. Por parashikimet flasin edhe për një krizë të mundshme që mund të çojë naftën deri në 120 USD për fuçi. Në të gjitha rastet, tregu vendës është i varur nga çmimet në bursa dhe është i detyruar që të pasqyrojë këto konjuktura", bëjnë të ditur importuesit më të mëdhenj në vend. Por, parashikimet e bëra nga ana e specialistëve të bursave ndërkombëtare mbeten të errëta. Sipas agjencisë Reuters, pritet që Rezerva Federale (FED) të ndërmarrë një ulje të re interesash për monedhën amerikane, e cila do të përkthehej me një dobësim të ri të dollarit dhe çmime më të larta të naftës në botë. Por karteli OPEC nuk bindet që të shtojë sasinë e naftës së hedhur në treg, ndërsa liderët e këtij grupimi bëjnë të ditur se oferta e naftës është e mjaftueshme për t'i siguruar ekonomisë globale një rritje të qëndrueshme. Sipas OPEC,rritja e çmimeve të arit të zi në bursa është spekulative dhe nuk ka lidhje me efektet reale.
***
Tregu shqiptar ka njohur një rritje të fortë në kërkesën për karburante gjatë vitit 2007. I përfshirë në një krizë të thellë energjitike, shpresa e vetme për mbijetesë, për shumë biznese të mëdhaja e të vogla, mbeti gjeneratori. Shpenzimet për karburante importi në 2007 shkuan në rreth 300 milionë dollarë. Nëse i shtohet edhe nafta e prodhuar në vend, tregu kalon 350 milionë USD. Rritja e çmimeve të naftës është reflektuar në kosto shtesë në transport dhe në rritje çmimesh në shumë sektorë të tjerë, duke i vënë blerësit para një inflacioni çmimesh. Në fillim të vitit 2007 çmimi i naftës shënonte rreth 50 dollarë për barel, për të arritur në 98 usd/barel në fund të vitit dhe në muajin mars të vitit 2008 një rekord prej 106 dollarë për barel.
Por analistët e bursave kanë deklaruar se nafta në vitin 2008 do të tejkalojë 100 dollarë për barel, dhe ky parashikim po vërtetohet. Ndërkaq, tregu shqiptar gjatë vitit 2007 tregoi një "uri" të madhe për lëndët djegëse, çka tregon se ky burim energjetik po bëhet përherë dhe më i kërkuar, diktuar edhe nga ulja e prodhimit të energjisë elektrike, por dhe nga mungesa e burimeve të tjera alternative. Sipas burimeve zyrtare të doganave, gjatë 11 muajve të parë të vitit 2007, u zhdoganuan 374.827 tonë karburante ose 20% më shumë se një vit më parë. Ndërsa, përsa i përket rritjes në vlerë të karburanteve si në vitin 2006 dhe në atë 2007, rritja është mesatarisht me 40% në çdo vit. Një normë e tillë rritjeje tregon se çmimi i importit ka zënë një peshë të rëndësishme në këtë rritje, që shkon mesatarisht me 20%. Edhe gjatë muajve të parë të vitit 2008, megjithëse çmimet e naftës dhe benzinës në tregje po pësojnë një rritje galoponte, konsumi vjen në rritje. Sipas burimeve zyrtare, nga ana e doganave, rritja e zhdoganimeve gjatë kësaj periudhe në karburante ka qenë mbi 20 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj