Faqja e Pare | Biznesi | Ruli propozon shkrirjen e sistemit energjetik shqiptar me atë kosovar

Ruli propozon shkrirjen e sistemit energjetik shqiptar me atë kosovar

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Pavarësia e Kosovës dhe shkëputja e saj nga diktati ekonomik i Beogradit i ka hapur dritën jeshile krijimit të një tregu të përbashkët mbarëshqiptar prej 7 milionë banorësh. Por kjo ka hapur një debat tjetër, atë se si duhet të administrohet situata që të dyja vendet të përfitojnë sa më shumë. Në nivel të lartë politik kanë filluar të vijnë dhe deklaratat e para për një planifikim të përbashkët ekonomik. Më i drejtpërdrejtë në deklarata ka qenë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, i cili ka propozuar programim të përbashkët ekonomik midis dy vendeve dhe për disa sektorë kyç edhe njësim të tyre. "Shqipëria dhe Kosova janë të dënuar për të qenë plotësues të njëra-tjetrës në sektorin e energjisë. Kosova me pasuritë e saj të pashtershme të linjitit dhe Shqipëria me rezervat e konsiderueshme të pashfrytëzuara hidrike, mund të krijojnë një sistem optimal energjetik, i cili duhet të shkrihet në një të vetëm", tha Ruli. "Do të jetë një qendër e vetme dispeçer, apo do të jenë dy qendra virtuale të lidhura bashkë, kjo është një çështje tjetër. Por ajo që është e rëndësishme është se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë një sistem energjetik", vijoi Ruli. Anëtarët e qeverisë së Kosovës shprehen pak më të përmbajtur sa i takon kësaj çështjeje, ndonëse theksojnë domosdoshmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. "Është koha e fundit, kur ne si qeveri të fillojmë të bëjmë strategji të përbashkëta, të unifikojmë infrastrukturën ligjore dhe të rrisim bashkëpunimin ekonomik, i cili aktualisht është jo në nivelet e dëshiruara", thotë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës, Bedri Hamza. Politikat Ish-ministrja e Ekonomisë, Ermelinda Meksi, mendon se për të përfituar sa më shumë, Kosova dhe Shqipëria duhet t‘i orientojnë ekonomitë e tyre si plotësuese të njëra-tjetrës dhe jo të konkurrojnë për gjëra të panevojshme. Kjo do të thotë se Shqipëria mund të përfitojë nga toka pjellore e Kosovës, ndërsa Kosova do të shfrytëzonte turizmin, apo dhe infrastrukturën detare të Shqipërisë. Njësimi i tregut mes Shqipërisë dhe Kosovës do të krijonte shumë përfitime për të dyja vendet. Debati që po zhvillohet sot ka të bëjë me faktin se si duhet të ndërhyjnë qeveritë e dy vendeve për t‘i shkrirë të dyja tregjet. Përfaqësues të biznesit arrijnë deri aty sa të kërkojnë dhe unifikim të politikave fiskale. Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i "Konfindustria"-s deklaroi se një treg i përbashkët kërkon patjetër unifikimin e politikave fiskale, që do të thotë një sistem tatimor të njëjtë për të dyja vendet. Por kjo është kundërshtuar nga Malaj, i cili argumentoi se njësimi i sistemit tatimor është i pamundur. Politika fiskale Së fundmi ka lindur edhe një debat që ka të bëjë me sistemin tatimor të të dyja vendeve. Disa ekspertë thonë se Shqipëria është duke i bërë konkurrencë të pandershme Kosovës, me anë të politikave fiskale që ka ndërmarrë dy vitet e fundit. Të dyja vendet mundohen që të tërheqin drejt tyre investitorë të huaj. Shqipëria, gjatë vitit që lamë pas, pati një ulje të fortë të taksave, sidomos tatimit mbi fitimin. Por kjo konsiderohet si një masë, e cila penalizon Kosovën dhe që kjo e fundit të jetë në kushte të barabarta me Shqipërinë duhet të ulë taksat në të njëjtën masë. Por kjo mund të sjellë probleme të tjera për shtetin më të ri në Ballkan. Shkëmbimet tregtare minimale Pavarësisht lidhjeve të forta historike dhe distancës shumë të afërt, marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës janë aktualisht në nivele shumë të ulëta. Shkëmbimet tregtare nuk i kalojnë 60 milionë euro në vit, ndërsa investimet e ndërsjella janë gati të papërfillshme. Ishministri i Financave, Arben Malaj, e shpjegon këtë situatë me rrethanat historike të dy vendeve, por ai shprehet optimist. "Vitet e fundit ka një prirje në rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Janë duke u implementuar projekte të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen", vazhdon Malaj. Sipas tij, një treg i përbashkët nënkupton një treg që ka rregulla të qarta, rregulla lehtësuese dhe ku çdo investitorë sheh mundësi të barabarta për të investuar në Shqipëri apo Kosovë.

Komente (3 vendosur):

blerimi ne 10 March, 2008 12:36:33
avatar
Bravo, hapi i pare drejt bashkimit!
ereniki ne 10 March, 2008 08:46:56
avatar
Ide shume e mire, nese mund te realizohet?
Imeri ne 10 March, 2008 08:59:18
avatar
ereniki
O nuk realizohet kurgja se nuk te ljon kushtetuta plani i Arthisarit.
Rezoluta 1244 se vee kta i kane lidhe kembe e duar .
Bashkesia nderkombetare njef vetem dokumentin qe ke nenshkrue.
Po dota pashe se krejt kjo pavaresi rrene doti del boja shume shpejt.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00