Faqja e Pare | Biznesi | Godina e Bankës së Shqipërisë do t'i nënshtrohet ndërtimit dhe rikonstruksionit sipas një projekti të ri

Godina e Bankës së Shqipërisë do t'i nënshtrohet ndërtimit dhe rikonstruksionit sipas një projekti të ri

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Godina e Bankës së Shqipërisë do të ketë një pamje të re, që do të ruajë vlerat e saj historike. Kompleksi i ri, që do të ndërtohet së bashku me rikonstruksionin e ndërtesës ekzistuese, do të jetë në përputhje me studimin e aprovuar të qendrës së Tiranës dhe do të mundësojë akomodimin e një personeli prej 400 personash, në përputhje me standardet që kërkohen. Ndër kërkesat e veçanta që duhet të kishin parasysh projektuesit, u theksuan ato që kanë të bëjnë me respektimin e vlerave arkitektonike që paraqet kjo ndërtesë, e cila daton rreth viteve '30 të shekullit XX, duke përbërë një vepër të spikatur në stilin e kohës dhe me një vend të rëndësishëm në objektet e qytetit të Tiranës. Gjithashtu, u kërkua parashikimi i ambienteve që ndihmojnë Bankën e Shqipërisë në veprimtarinë e saj, të tilla si muzeu numizmatik, salla e mbledhjeve me kapacitet prej 150 veta, biblioteka e cila parashikohet të ketë edhe funksion publik, ambientet e arshivës, parkimi i automjeteve për rreth 200 vende, si dhe ambiente të tjera social-ekonomike.

Duke qenë se ndërhyrjet në ndërtesën ekzistuese për rikonstruksione të përgjithshme kanë munguar, projektuesit u ftuan të japin zgjidhje për problematikat e shfaqura në rrjetet instalative ekzistuese dhe zbatimin e teknologjinë bashkëkohore, si në fushën e impiantistikës, ashtu edhe në nivelin strukturor. Po në këto standarde, kanë qenë edhe kërkesat për ndriçimin, furnizimin me ujë, informatizimin, telefoninë etj. Në këtë proces kanë marrë pjesë 27 studio projektimi dhe projektues të huaj, nga të cilët 17 prej tyre paraqitën dokumentacionin përkatës. Pas zhvillimi të konkursit, vendin e parë për projektin më të mirë e fitoi Prof.Arch.Marco Petreschi, vendin e dytë "Dini & Architettura Associati s.r.l" dhe vendin e tretë "Associazione Professionale Studio Valle Progettazioni". Çmimet për këto projekte ishin përkatësisht 35 mijë euro, 20 mijë euro dhe 15 mijë euro.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0