24 ore lajme: INSTAT: Italia, partneri ynë kryesor tregtar INSTAT: Italia, partneri ynë kryesor tregtar ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 March, 2008 04:12:00 Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë muajit janar të këtij viti, arritën vlerën e 7 miliardë e 663 milionë lekëve, me një rritje të ndjeshme prej 1 miliard e 130 milionë lekë në krahasim me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave, Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Me Italinë, sipas INSTAT, gjatë këtij muaji eksporti zë 83.4 për qind të totalit dhe importi 44.2 për qind. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë makineritë dhe pajisjet teknologjike për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e mbi 1 miliard e 787 milionë lekëve. Eksportet nga Shqipëria drejt Italisë gjatë muajit janar arritën në rreth 5 miliardë e 565 milionë lekë.