Faqja e Pare | Biznesi | INSTAT: Italia, partneri ynë kryesor tregtar

INSTAT: Italia, partneri ynë kryesor tregtar

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri, gjatë muajit janar të këtij viti, arritën vlerën e 7 miliardë e 663 milionë lekëve, me një rritje të ndjeshme prej 1 miliard e 130 milionë lekë në krahasim me një vit më parë. Sipas Institutit të Statistikave, Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Me Italinë, sipas INSTAT, gjatë këtij muaji eksporti zë 83.4 për qind të totalit dhe importi 44.2 për qind. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë makineritë dhe pajisjet teknologjike për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.
Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e mbi 1 miliard e 787 milionë lekëve. Eksportet nga Shqipëria drejt Italisë gjatë muajit janar arritën në rreth 5 miliardë e 565 milionë lekë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0