Faqja e Pare | Biznesi | Leku vazhdon zhvleresimin

Leku vazhdon zhvleresimin

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Pas zhvleresimit te forte ndaj Euros, Leku ka filluar muajt e fundit te dobesohet me shpejtesi edhe ndaj dollarit amerikan.

Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise, kete te premte dollari ka arritur per here te pare qe nga marsi i vitit te kaluar piken me  te larte ndaj lekut duke kapercyer nivelin 101 leke. Te dhenat tregojne se brenda dy muajsh leku eshte zhvleresuar me 9 per qind ndaj dollarit qe do te thote se krahasuar me dhjetorin e vitit te kaluar 1 dollar kushton sot ne treg rreth 9 leke me shume.

Kete here zhvleresimi i Lekut me shume se sa per shkaqe te brendshme duket i lidhur me ecurine e tregjeve valutore nderkombetare, ku kohet e fundit po vihet re nje forcim i shpejte i dollarit amerikan, sidomos ndaj Euros. Kete te premte ne bursat nderkombetare euro ka arritur piken me te ulet ndaj dollarit qe nga maji i vitit te kaluar duke rene poshte nivelin 1.37.

Ekspertet thone se Euro po paguan kostot e veshtiresive qe kane disa vend e anetare te Bashkimit Europian me financat e tyre publike,si Greqia, Spanja dhe Portugalia, ku deficitet buxhetore luhaten deri ne 12 per qind. Kjo ka bere qe investitoret  humbasin besimin dhe ta shohin tashme euron si nje monedhe me rrezik cka po sjell zhvleresimin e saj ne tregje. Po perkunder kesaj situate ne tregun shqiptar euro vazhdon te qendroje ne nivele te larta, mbi 138 leke. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0