Kuvend, Bode: Adoptimi i Euros, proces i gjatë. Besoni te Leku!
Ministri i Ekonomisë, Ritvan Bode, gjatë fjalës së tij për të mirat e ndryshimeve në buxhetin e 2009, ka deklaruar se adoptimi i monedhës evropiane do të jetë një proces i gjatë.
Bode ka thëne se së fundi ka pasur abuzime dhe keqinterpretime të deklaratës së kryeministrit Berisha, kur foli për adoptim të Euros edhe në vendin tonë, duke ftuar shqiptarët të besojnë te monedha vendase.
"Ne jemi një vend aspirant për në Bashkimin Europian dhe procesi i zëvendësimit të monedhës sonë me Euron do të jetë shumë i gjatë"- tha ai, duke ftuar gjithë shqiptarët që të besojnë te Leku, pasi është një monedhë e qëndrueshme dhe ka treguar se ka stabilitet.
"Monedha jonë është monedha më e qëndrueshme në rajon. Prej 10 vjetësh ajo që dëshmon stabilitet edhe në raport me kursin e këmbimit, me euron dhe dollarin. Për një periudhë të gjatë ka treguar stabilitet edhe me euron, e cila së fundi është mbivlerësuar"- ka thënë ai
Vetëm pak ditë më parë ka qenë kryeministri i vendit Sali Berisha që lëshoi sinjale për adoptimit të Euros edhe në vendin tonë, në kuadrin e integrimit në BE.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj