Faqja e Pare | Biznesi | Ende kuota te lira per punetoret stinore ne Itali

Ende kuota te lira per punetoret stinore ne Itali

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Ende kuota të lira për punëtorët stinorë në Itali

Italia ka ende kuota të lira për të gjithë ata punëtorë stinorë që dëshirojnë të punojnë. Drejtoria e Politikave të Emigracionit në Ministrinë e Punës bën të ditur se për ata që kanë mundësi të njihen drejtpërdrejt apo përmes të njohurve, të afërmve apo miqve, që rekomandojnë për shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, gjithnjë në suazën e dekret flukseve 2009, për këtë kategori punëtorësh tek punëdhënës italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali, ka ende mundësi të mira punësimi. Siç edhe bëhet e ditur, mësohet se kërkesat për këtë kategori punëtorësh edhe pse nisën që më 15 prill 2009, kur ishte edhe data ligjore e hyrjes në fuqi të dekretit në fjalë, 80 mijë kuotat e përgjithshme të vëna në dispozicion nga qeveria italiane ende nuk janë plotësuar. Vetëm tre javë nga kjo datë, punëdhënësit, si më sipër paraqitën diçka më shumë se 44 mijë kërkesa për punësim, qoftë individualisht, qoftë edhe përmes shoqatave të tyre të punëdhënësve. Në "klasifikimin"e posaçëm, sipas shtetësive, kryeson nënkontinenti indian, me më shumë se 10 mijë kërkesa për punëtorë bangladeshas dhe indianë; më pas vijon Maroku (thuajse 7 mijë kërkesa), Shqipëria (4 mijë) dhe Moldavia (3 mijë). Provincat që kanë regjistruar numrin më të madh të kërkesave janë Latina (6 mijë), Raguza (6 mijë) dhe Krotone (2 mijë). Ministria e Punës, që para botimit të Dekretit në Gazetën Zyrtare, që shënoi edhe hyrjen në fuqi tij, informoi mbi përmbajtjen e tij, rrugët praktike të këtij punësimi, kuotat e disponueshme në çdo rajon dhe provincë të Italisë, sektorët ku lejohet ky tip punësimi, pavarësisht se neve, si të gjithë shtetet e tjerë nuk na janë vënë në dispozicion, kërkesa pa emër, pra që të kishim mundësi përzgjedhjeje. Sidoqoftë, ka mjaft gjasa që informacioni i ofruar me hollësi, si dhe sensibilizimi në media të ndryshme vizive dhe të shkruara të ketë ndikuar apo nxitur kontakte të drejtpërdrejta dhe jo me punëdhënës italianë apo edhe shqiptarë të punëkërkuesve shqiptarë. "Gjejmë me vend të përmendim se ky punësim, sidoqoftë forma e kontaktit me punëdhënësit italianë apo të huaj (pra edhe shtetas shqiptarë) me qëndrim të rregullt atje dhe që operojnë në sektorët e përcaktuar të punës stinore do të ishte e pamundur, nëse mes nesh dhe qeverisë italiane nuk do të kishte një marrëveshje bashkëpunimi në fushëm migratore, vlerësuar si një prej më të mirave, mes Italisë dhe shteteve si ai yni", shprehen zyrtarë të kësaj ministrie.

Kuotat stinore që mbesin të paplotësuara

Në tërësi vihet re se kuotat për baristë, kamerierë dhe nëntipe të tjerë të punëtorit stinor nuk plotësohen të tëra. Ndërkohë, të dhënat zyrtare janë se numri i kërkesave të paraqitura nga shoqatat e punëdhënësve të kësaj kategorie është 24122. Ndërsa, kërkesat e paraqitura nga punëdhënësit individë shkojnë në 20272. Nga ana tjetër, sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit. Kjo nuk do të thotë se në një shtet jo anëtar të BE-së, apo në një institucion të tij vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Ekspertët sqarojnë se ashtu sikurse të gjitha kërkesat, të paktën të deritanishme edhe ato për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve.

Punësimi stinor, jo në bazë shtetësie

Dekret fluksi në përmbajtjen e tij sqaron se kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit nuk do të mundësohej, nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën e Italisë në fushën e migrimit.

E gjithë paketa informative si më lart bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin kryesor në ofrimin e informacionit të saktë, të shpejtë dhe në shërbim të shtetasve.

Të përzgjedhurit

Kategoritë e përcaktuara sipas dekretit kanë të bëjnë me disa kategori pranimesh. Në grupin e parë bëjnë pjesë punëtorë punëmarrës, stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (shënim: ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Ukraina, grupi i dytë nga punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit si Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti, si dhe grupi i tretë përbëhet prej shtetasve të huaj nga shtete jo anëtare të Bashkimit Evropian, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet e shkuara 2006, 2007 apo 2008.

Kuotat e miratuara

Në dekretin e miratuar nga zyrtarët italianë theksohet se në rrugë të programimit kalimtar të kuotave maksimale të hyrjeve të punëtorëve nga shtete jo anëtare të BE-së për vitin 2009, pranohen në Itali për motive të punës stinore, si punëmarrës, shtetasit e huaj, nga shtete jo anëtare të BE-së, që qëndrojnë jashtë Italisë, kjo brenda një kuote 80 mijë, kuotë që do të shpërndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome. Duke pasur parasysh njëkohësisht se përcaktimi vjetor i kuotave maksimale të të huajve që do të pranohen në territorin e këtij shteti bëhet në bazë të kritereve të përgjithshme për përcaktimin e flukseve të hyrjeve, që individualizohen në Dokumentin Programatik Trevjeçar, kreu i qeverisë mund të përcaktojë, në rrugë kalimtare me një dekret të tijin këto kuota, brenda kufirit të vendosur për vitin paraardhës.

Hartimi i kërkesave

Aplikimi me bërjen e kërkesave ka iniciuar që në orën 8.00 të datës 11 prill 2009. Punëdhënësit mund të hartojnë kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit, përmes internetit sipas orarit të caktuar. Kujdes: shërbimi i "Help Desk" i Ministrisë së Brendshme do të jetë në dispozicion, duke filluar nga ora 9.00 e datës 14 prill 2009, pranë këtij linku, do të hidhen të gjitha të dhënat në lidhje me vendet e punësimit. Punëdhënësit mund të ndihmohen nga shoqatat e tyre të kategorive, apo të veprojnë individualisht. Në rastin e atyre që zgjedhin rrugën e dytë, aplikimet duhet të kryhen nëpërmjet internetit.

Aplikimi nëpërmjet internetit, 6 hapat që duhet të ndiqen nga aplikuesit

 

1) Regjistrimi

Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: www.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elekronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.

 

2) Krijimi i moduleve

Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetiake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi i mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë.

 

3) Softueri SUI (Sporteli Unik për Imigrimin)

Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI për Ëindoës, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhëzimeve.

 

4) Kalimi i moduleve

Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në "importa i moduli elettronici nel programma". Këtu duhen futur të zakonshmet e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë tek www.interno.it, do të kalojnë tek kompjuteri personal.

 

5) Hartimi i kërkesave

Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet tek "visualizza domande da compilare" dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.

 

6) Dërgimi i kërkesës

Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek "visualizza domande da inviare", pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8.00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.

 

Kuotat që mbesin të paplotësuara

 

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totale 500

 

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totale 7100

 

Rajoni Puljia

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leçe 700

Taranto 350

Totale 6500

 

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totale 1250

 

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totale 5400

 

Rajoni Siçilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totale 5700

 

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljiari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totale 700

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0