Faqja e Pare | Biznesi | Nderprerjet e energjise dy ore ne dite

Nderprerjet e energjise dy ore ne dite

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Edhe pse 2008-a la pershtypjen se nuk ishte vit i krizes energjitike, te dhenat zyrtare zbulojne se energjia ka munguar mesatarisht 2 ore ne dite gjate gjithe vitit.

 

Ne planin e masave per vitin 2008, qe eshte nje detyrim ligjor, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ishte e detyruar te furnizonte konsumatorin me 6.6 miliarde kilovatore energji gjate gjithe vitit.

Sipas Entit Rregullator te Energjise, deri ne fund te vitit furnizimi me energji pritet te jete jo me shume se 6.2 miliarde kilovat ore.

Nga keto, rreth 250 milione kilovatore i jane dhene Kosoves, energji e cila ende nuk eshte kthyer. Sipas ketyre te dhenave, rezulton se sasia e energjise qe u eshte dhene konsumatoreve per vitin 2008 eshte vetem 5.95 miliarde kilovat ore, ose 650 milione kilovat ore me pak se plani i masave.

Te dhenat tregojne se konsumi mesatar mujor i energjise gjate 2008, ne baze te planit duhet te ishte rreth 18 milione kilovat ore ne dite.

Por sipas llogaritjeve, ajo eshte furnizuar vetem me 16.4 milione kilovat ore. Sasia e munguar eshte 1.6 kilovat ore ne dite, e cila eshte e barabarte me energjine qe konsumon vendi per 2 ore.

E thene ndryshe, te dhenat zbulojne se nderprerjet mesatare te energjise gjate vitit 2008 kane qene 2 ore ne dite, pjesa me e madhe e te cilave ka ndodhur gjate sezonit te veres, kur OSSH i justifikonte ato me fushaten e zgjatur te remonteve.

Komente (1 vendosur):

vela ne 31 December, 2008 10:41:23
avatar
viti 2008 e shqiptaret kan probleme me Rrym hhahahahhaha.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
3.00