Faqja e Pare | Biznesi | Cani: Ne Shqiperi s’ do kete krize financiare

Cani: Ne Shqiperi s’ do kete krize financiare

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Shkelqim Cani

Ne Shqiperi nuk do te kete krize ekonomike. I ketij mendimi eshte ish-guvernatori i Bankes se Shqiperise, Shkelqim Cani, i cili ne nje interviste per emisionin “Top Story” ne TCH ka theksuar se me treguesit qe ka, ekonomia e Shqiperise nuk do te bjere ne krize.

Nuk mendoj se do te kete krize ne Shqiperi. Me keta tregues qe jane sot, Shqiperia nuk bie ne krize, ajo ndjen efektet e krizes se Europes. Se sa do vertetohet, c’masa do te merren dhe si do shmangen efektet, kjo eshte pune e Europes qe po merr masa”, ka pohuar Cani.

Sipas tij, nder masat kryesore qe do te ndermarre Evropa do te jete ulja e normes se interesit per shkak te inflacionit qe vjen ne renie, qe do te sjelle edhe uljen e cmimeve.

“Banka Qendrore Evropiane do te filloje te veproje me uljen e normes se interesit pasi edhe inflacioni eshte ne renie. Po ulet kerkesa per lendet e para. Po bie cmimi i naftes dhe keshtu do te bien edhe cmimet e ushqimeve. Pra, edhe nese kriza ndodh ne Europe, ne Shqiperi nuk do te kete krize”, ka deklaruar Cani.

Gjithashtu, ish-guvernatori ka sqaruar edhe sigurine qe kane bankat ne vend, pasi sipas tij gjendja e kapitalit ne to eshte me i larte se ne bankat evropiane.

“Disa banka jane te kapitalizuara ne Shqiperi. Minimumi i lejuar i kapitalizimit eshte 12%, por gjendja e kapitalit ne bankat e vendit eshte rreth 17%, dyfishi i bankave te Evropes qe eshte 8%. Gjithashtu jane edhe rrjetat e sigurise bankare. Bankat kane nje menaxher qe kujdeset per ta mbajtur banken gjalle, por edhe ne rast te kundert eshte kontrolli i brendshem i bankes qe varet nga pronaret. Gjithashtu nje banke ka auditoret e jashtem, qe japin vleresimet per rreziqet. Rrjeti tjeter eshte mbikeqyrja bankare. BSH ndjek on line aktivitetet e bankave dhe mbikeqyrja jone eshte e vleresuar sipas standarteve evropiane”, ka shtuar Cani.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0