Permeti qe nga mengjesi pa energji elektrike
Banorët e Përmetit që nga mëngjesi i sotëm janë pa energji elektrike. Shkak për mungesën e energjisë janë punimet për një investim që po kryhet nga një firmë private në zonën ku ndodhej shtylla e tensionit të lartë.
Mësohet se punimet po kryehen pikërisht në zonën e linjës së tensionit të lartë në Grykën e Këlcyrës.
Banorët kanë pritur me durim për gjatë gjithë ditës, por energjia nuk është rikthyer. Ata ankohen se edhe në këto momente janë në terr dhe nuk u është kthyer një përgjigje se kur do të kenë drita në shtëpitë e tyre, ndërsa shtojnë se nuk kanë pasur probleme më parë, sepse renditen në rrethet me pagueshmëri shumë të lartë të faturave për energjinë që konusmojnë.
Në fakt, filiali i KESH-it në këtë rreth, kishte vendosur një njoftim për mungesën e energjisë deri në orën 14.00 të drekës, por edhe pse kanë kaluar shumë orë pas afatit të premtuar, situata ka mbetur e njëjtë.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | ||||
| 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
| 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 |
| 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 |
| 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj