Faqja e Pare | Biznesi | “Forbes”: Jeni të fundit në botë për mbrojtjen e investitorëve

“Forbes”: Jeni të fundit në botë për mbrojtjen e investitorëve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Kufizimet e energjisë elektrike dhe infrastruktura e dobët, shkaqet e situatës së vështirë për të bërë biznes

Shqipëria mbetet vendi më i vështirë për të bërë biznes në rajon. Korrupsioni në vend mbetet i lartë, përparimi teknologjik i ulët dhe për mbrojtjen e investitorëve zëmë vendin e fundit në botë. Në raportin më të rëndësishëm që “Forbes” publikon, sqarohet se të drejtat e sipërmarrjes në Shqipëri janë të cenuara dhe ligji funksionon pak në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre me palët e treta. Kjo është panorama që revista prestigjioze “Forbes” jep për Shqipërinë. Vende të tjera fqinjë me Shqipërinë, por edhe më gjerë në rajon, vlerësohen se zbatojnë një legjislacion të plotë në mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrjes. Renditja e tyre është në nivele të larta, duke treguar një tërheqje më të madhe për investimet e huaja. Vetë nivelet e ulëta të investimeve të huaja në Shqipëri, tregojnë për klimën e vështirë të biznesit që është në vend. Pavarësisht përmirësimeve në krahasim me një vit më parë, raporti e vlerëson Shqipërinë si një vend që vazhdon të jetë në tranzicion dhe me zhvillime të pakta në drejtim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes.

Sipas raportit të realizuar nga “Forbes”, për mundësitë që vendet në të gjithë botën i japin biznesit, Shqipëria renditet e 77 në një studim prej 121 vendesh. Në krahasim me vitin 2007, Shqipëria ka bërë një përmirësim, duke u renditur në vendin e 77 në 2008, nga vendi i 111 që ishte vlerësimi i bërë për vitin e kaluar. Rritja ekonomike, sipas “Forbes” në vitin 2008 do të jetë vetëm 5 për qind, ndërsa problemet më të mëdha për klimën e biznesin në vend paraqiten në korrupsionin galopant dhe krizat e vazhdueshme të energjisë që prekin vendin. Por një pjesë të rëndësishme në këtë situatë tepër të pafavorshme, zënë edhe infrastruktura tejet e amortizuar dhe reformat e vakëta të qeverisë. Një përmirësim në nivelin e renditjes së vendit sjell edhe norma e papunësisë, që nga “Forbes” është marrë 13 për qind. Kjo është norma zyrtare që nuk tregon nivelin real të fenomenit të papunësisë, që nëse do matej me profesionalizëm dhe pa kritere politike, do të ishte 2-3 herë më i lartë. Siç thekson edhe Agjencia e Inteligjencës Amerikane (CIA), papunësia në Shqipëri i kalon 30 për qind.

Taksat, krahasimi me rajonin

Në vlerësimin që i bëhet vendit, shkaqet që bëjnë që klima e biznesit në Shqipëri të jetë e përkeqësuar nuk është niveli i taksave, por korrupsioni dhe presioni që ushtrohet ndaj sipërmarrjes. Krahasimi i nivelit të taksave e rendit Shqipërinë në të njëjta nivele si Maqedonia, Kroacia apo Turqia.

Por Shqipëria renditet në vend të fundit në botë, përsa i përket mbrojtjes së investitorëve, duke treguar se të drejtat e sipërmarrësve janë të cenuara në vend. Një tregues tjetër i rëndësishëm që le vendin në nivele të ulëta zhvillimi mbeten përmirësimi i teknologjisë dhe shpikjet e reja në të gjitha fushat, që mungojnë. Shumë vende në zhvillim e kanë të bazuar rritjen e shpejtë pikërisht në inovacionet teknologjike.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Janar, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0