Faqja e Pare | Biznesi | Rruga me borxhe, “Bechtel-Enka” fiton 86 mln euro

Rruga me borxhe, “Bechtel-Enka” fiton 86 mln euro

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Fitim kolosal dhe të pajustifikuar e ka quajtur deputeti i PS-së, Erion Braçe, fitimin e deklaruar të firmës që po ndërton rrugën Durrës-Morinë

Rruga Durrës-Kukës është kthyer sërish në qendër të debateve në seancën e djeshme parlamentare midis maxhorancës dhe opozitës. Fitim kolosal dhe të pajustifikuar e ka quajtur deputeti i PS-së, Erion Braçe, fitimin e deklaruar të firmës që po ndërton rrugën Durrës- Morinë. Në diskutimin e lirë, dje në seancë, duke u ndalur në shifrat e deklaruara në organet tatimore, Braçe ka sqaruar se kjo është një vjedhje e hapur që është bërë, e favorizuar nga vetë qeveria. “Norma e fitimit të kësaj firme, është e llahtarshme. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e rrugës Durrës-Morinë dhe për segmentin Rrëshen-Kalimash, por firma “Bechtel-Enka” po fiton më shumë se ç’duhet. Nga 250 milionë euro të paguara për 10 muajt e parë, ka pasur edhe mbi 86 milionë euro fitime. Kjo do të thotë se 40% e lekëve të marra borxh për ndërtimin e rrugës, janë vjedhje. Kaq për këtë mrekulli inxhinierike”,- tha Braçe. Pas fjalës së tij, ka replikuar ministri Lulzim Basha, duke sqaruar se në momentin e kontraktimit të veprës, çmimet bazë kanë qenë me gjysmën e kuotës që janë sot. “Mos bëni demagogji. Tregojini shqiptarëve se çfarë bëtë me taksën e rrugës Durrës-Kukës dhe kush i vodhi”,- tha ai. Në përgjigje të tij, Braçe ka ironizuar edhe njëherë. “Është e habitshme që sa herë flitet për këtë rrugë, ti e merr vetë fjalën”,- tha ai, duke shtuar se vetëm për shpifje nuk bëhet fjalë. “Unë tregova numrat e bilancit të treguar në organet e tatimeve, ku duket fitimi. Po lë mënjanë gjestin e Berishës për të ulur tatim-fitimin dhe gjithë të tjerat që ka bërë ai. Kompania në fjalë, ka shitur shumë shtrenjtë, ato që ka blerë shumë lirë. A mund të më thoni se sa është vlera përfundimtare e projektit?”,- iu drejtua ai Bashës.

Rruga Durrës-Kukës po financohet nga një kredi 230 milionë, e marrë nga qeveria nga tre banka greke. Kredia është me terma tregtarë dhe ka hasur në debat të madh midis institucioneve ndërkombëtare dhe qeverisë shqiptare. Rritja e inflacionit sipër objektivit të Bankës së Shqipërisë, ishte një nga shkaqet që FMN dhe BB kërkuan që të ndalohej marrja e borxhit nga jashtë për financimin e rrugëve.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Janar, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0