Faqja e Pare | Biznesi | Nafta arrin 135 dollarë për fuçi

Nafta arrin 135 dollarë për fuçi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga fushat naftenxjerrese

Cmimi i naftës arriti një rekord të ri të enjten, duke kaluar 135 dollarë për fuçi, në një atmosferë shqetësimesh për nivelin e kërkesës dhe ofertës. Është e dyta ditë radhazi që çmimi vazhdon të rritet në nivele rekord në bursën e Nju Jorkut.

Nafta u shit të mërkurën me afro 134 dollarë për fuçi. Rritja e çmimeve ka ndodhur në përgjigje të shqetësimeve për mungesa në furnizime në mbarë botën. Ka tregues se këto mungesa mund të bëhen më të theksuara.

Gazeta Wall Street Journal njofton se Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë me seli në Paris do të nxjerrë parashikimet e saj se kompanitë e naftës do ta kenë të vështirë të prodhojnë 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2030. Agjencia kishte parashikuar më parë se prodhimi i naftës në vitin 2030 do të arrinte në 116 milionë fuçi në ditë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0