24 ore lajme: Kryeministri Berisha: Ligji për procedurat tatimore sjell transformim të thellë në qëndrimin ndaj biznesit Kryeministri Berisha: Ligji për procedurat tatimore sjell transformim të thellë në qëndrimin ndaj biznesit ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 19 May, 2008 09:35:00 Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kryeministri Berisha, u ndal në projektligjin për procedurat tatimore, duke garantuar se ky ligj sjell një transformim të thellë në qëndrimin ndaj biznesit. “Ligji për procedurat tatimore është një ligj për të cilin është punuar për një periudhë 16 mujore. Është bërë fund e krye me ekspertizën e USAID-it ka marrë shqyrtimin e plotë të Bankes Boterore, FMN dhe nëpërmjet një institucioni gjerman edhe Komisionit Evropian. Është në përputhje të plotë me vendimin e gjykatës kushtetuese të cilit ne i qëndrojmë, atë që ka përcaktuar gjykata kushtetuese, atë do të mishërojë dhe ligji. Unë ju garantoj që ky ligj sjell një transformimi të thellë në qëndrimin ndaj biznesit. Ky është ligj i standardeve më të mira.” tha kryeministri.