Faqja e Pare | Biznesi | Reforma ne nafte : - 1700 vete e papune

Reforma ne nafte : - 1700 vete e papune

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Privatizimi i dhe ristrukturimi i sektorit te naftes do te nxjerre te papune rreth 1700 persona, kryesisht ne ARMO dhe ne "Albpetrol". Kjo reforme eshte bere e detyrueshme per shkak te zhvillimeve te ndodhura dhe atyre te pritshme ne kete industri, sic jane: Privatizimi i afert i kompanise ARMO, si dhe zgjerimi i Marreveshjes Hidrokarbure midis "Albpetrolit" dhe "Bankers Petrolium", qe ka sjelle reduktimin e fuqise punetore per shkak te dorezimit te puseve kompanise kanadeze, tha dje per median, zv/ministri i Industrise se Energjetikes, Neritan Alibali. Perkatesisht, ne kompanine ARMO, nga 2120 punonjes qe punojne aktualisht, do te dalin te papune 606 punonjes, prej te cileve, ne KPTHN Ballsh, 302 punonjes nga 1232 gjithsej, ndersa nga "Albpetroli", nga 4850 punonjes qe jane aktualisht, 1100 prej tyre do te dalin te papune, per shkak te ristrukturimit. Cdo punonjes qe del i papune, ne baze te vendimit te qeverise perfiton per nje vit, pagese (page baze + vjetersi) sipas vitit te fundit te punes, e cila do te njihet si periudhe sigurimi per pension pleqerie, sqaroi Alibali. Ai tha se, kete pagese punonjesit qe do te dalin te papune do ta perfitojne pervec trajtimit qe parashikohet ne nenin 145 te Kodit te Punes, sipas te cilit perfitohet shperblim per vjetersi, paga e nje 15-ditesh per cdo vit te plote pune. Vendimi i Keshillit te Ministrave per trajtimin e punonjesve qe dalin te papune nga reforma ne sektorin e naftes eshte miratuar me 27 shkurt te ketij viti. Por, pavaresisht ketyre masave, punonjesit e naftes jane shume te irrituar dhe nuk po mirepresin ristrukturimin. Alibali tha se, shkurtimi i punonjesve eshte bere ne bashkepunim te plote me sindikatat dhe me miratimin e tyre, jane hartuar kriteret e perzgjedhjes, te cilat jane aprovuar nga Keshilli Mbikeqyres i ARMO-s. Grupet e punes, ne perberje te te cilave kane qene edhe perfaqesues te sindikatave, sipas informacioneve kane shqyrtuar dhe vleresuar sipas kritereve cdo punonjes mbi baze pikavarazhi, dhe pastaj jane hartuar listat, te cilat jane shpallur se fundi. "Dua te siguroj punonjesit e qe dalin te papune nga ristrukturimi dhe gjithe opinionit publik se Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes, i ka kerkuar dhe i kerkon drejtuesve te kompanise qe ky ristrukturimin te jete i drejte, i ndershem dhe jashte cdo lloj tendencioziteti", tha Alibali. Mirepo, pavaresisht kesaj situate, niveli i papunesise pritet te perkeqesohet prej reformave ne sektorin e naftes. Shifrat zyrtare te papunesise nuk jane me shume se 13 per qind te popullsise se afte per pune, por institucionet financiare nderkombetare e vleresojne papunesine ne vendin tone 30 per qind.



Prodhimi vendas dominon 25% te tregut

Kompania shteterore e naftes, ARMO, ze rreth 25% te tregut te brendshem te tregtimit te karburanteve, ajo zoteron 100% te tregut per bitum, mazut etj., cka e ben me nxitese interesimin per ta blere ate. Nga ana tjeter, ne janar 2009, ne Shqiperi nuk do te lejohet tregtimi i gazoilit D2 per automjetet, per shkak te detyrimeve te anetaresimit ne BR, cka mbetet detyrim urgjent per bleresin e ri te ARMO-s, per te nderhyre me investime ne permiresimin e ketij treguesi cilesor. Arritja e nje synimi te tille ndikon ne rritjen e tregut me nje gazoil, me cilesi te permiresuar, duke i dhene shansin ARMO-s qe te kthehet ne nje lojtar te forte ne tregun vendas.



Cmimi i larte, ARMO fitimi 15 milione euro

Me daten 21 maj do te zhvillohet tenderi i hapur nderkombetar per privatizimin e kompanise publike "Armo", per te cilin kane shfaqur interes shume kompani te huaja. Deri tani kane terhequr dokumentet e privatizimit mbi 20 kompani te huaja. Kompania publike e perpunimit te naftes ARMO, e cila brenda muajit qershor do te kaloje ne doren e privatit, ja ka dale qe te rrise interesimin e te huajve ne privatizim. ARMO arriti vitin qe shkoi nje fitim prej 15 milione eurosh. Burimet brenda kompanise ia dedikojne normen e larte te fitimit rritjes se cmimit te naftes se prodhuar ne vend, e cila ndoqi koniunkturen e tregut nderkombetar.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0