24 ore lajme: Çmimi i naftës shënon nivel të ri rekord Çmimi i naftës shënon nivel të ri rekord ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 06 May, 2008 11:50:00 Në bursën e Nju Jorkut, çmimi i nafës shënoi një nivel të ri rekord prej 122 dollarë e 73 centë për fuçi. Çmimet u rritën në një atmosferë shqetësimesh se furnizimet mund të mos plotësojnë kërkesat në rritje pasi sulmet e armatosura të kryengritësve ndaj rafinerive të naftës në Nigeri vështirësuan eksportin nga ky vend, i teti më i madhi në botë si eksportues nafte. Shqetësimet e furnizimit u shtuan edhe nga tensionet në Irak dhe ato midis vendeve perëndimore dhe Iranit. Çmimet e nafës thuajse janë dyfishuar që nga e njëjta periudhe e vitit të kaluar