24 ore lajme: Mikrosofti tërhiqet nga Yahoo-ja Mikrosofti tërhiqet nga Yahoo-ja ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 May, 2008 03:50:00 Kompania Mikrosoft e ka tërhequr ofertën e saj për të blerë kompaninë e shërbimeve të internetit, Yahoo. Përpjejka e Mikrosoftit dështoi për shkak se të dyja palët nuk ranë dakord për vlerën e aksioneve të Yahoo-së. Mikrisofti tha se e kishte rritur ofertën me afro 5 miliardë dollarë, duke e vlerësuar një aksion 33 dollarë. Mirëpo drejtuesit e kompanisë Yahoo kërkuan 37 dollarë për çdo aksion. Korrespondenti i BBC-së në Shtetet e Bashkuara thotë se Mikrosofti dëshironte ta blinte Yahoo-në për të konkuruar me kompaninë tjetër Google, e cila dominon tregun fitimprurës së reklamave në internet.