24 ore lajme: Ulet cmimi i naftes ne bursat aziatike Ulet cmimi i naftes ne bursat aziatike ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 28 March, 2008 05:00:00 Çmimi i naftsë në bursat aziatike sot ra nën 107 dollarë, pas informacioneve se dëmtimet e naftësjellësit irakian në sulmin e djeshëm me bomë nuk janë kaq serioze ashtu siç druanin tregtarët e naftës. Çmimet e energensit mbrëmë u rritën në mënyrë të konsiderueshme pas informacioneve për sulmin në Irak dhe dëmtimin e naftëpërçuesit në Basra, ku ishte vlerësar se kjo seriozisht do t'i çregullojë dërgesat e naftës nga Iraku. Nafta e lehtë amerikane për dërgesat në maj u ul në 106,50 dollarë që është më lirë për 1,08 dollarë për barel. Çmimi i brendit evropian për dërgesa në maj ra për 79 për qind, në 104,21 dollarë për barel. Përndryshe dy të tretat e naftës irakiane rrjedhin nga burime në pjesën jugore të vendit dhe transportohen përmes qytetit portar Basra, ku vazhdon ofensiva e forcave të armatosura irakiane kundër militantëve të liderit shiit Muktada al-Sadër.