Faqja e Pare | Biznesi | Banka e Shqiperise:Konkurenca ne treg e Bankave eshte e ulet

Banka e Shqiperise:Konkurenca ne treg e Bankave eshte e ulet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Interesat e kredive për monedhën lek vazhdojnë që të jenë në nivele tepër të larta. Edhe diferenca midis interesave të kredive dhe depozitave në lek është dyfish me e madhe se ajo midis kredive dhe depozitave në euro

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se do të ndryshojë kuadrin rregullativ, për të rritur konkurrencën e bankave në treg. Sipas deklaratës për stabilitetin financiar, në sistemin bankar vendës ka një nivel të pamjaftueshëm të konkurrencës dhe me nivelin e bollshëm të likuiditetit, që nuk iu ofron bankave stimujt e nevojshëm për të vepruar aktivisht në treg. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka nxitur një proces diskutimi me bankat tregtare, për të gjetur së bashku mënyrat për zhvillimin më të shpejtë të tregut ndërbankar. Në këtë raport bëhet e ditur se nëse do të jetë e nevojshme, këto mënyra do të përfshijnë ndryshime të kuadrit rregullativ të instrumenteve financiare, të kuadrit rregullativ mbikëqyrës, si edhe masa të tjera administrative. Në këtë proces, Banka e Shqipërisë do të kërkojë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës, për të identifikuar dhe për të shmangur rastet kur sjellje të caktuara të bankave, pengojnë zhvillimin e një tregu konkurrencial dhe eficient.

Diferenca kredi-depozita 9%

Interesat e kredive vazhdojnë që të kapin vlera tepër të larta dhe një diferencë e madhe ekziston midis interesave të depozitave dhe kredive në lekë. Sipas BSH-së gjatë fundit të vitit 2007, me rritjen e kërkesës për kredi në lekë, normat e interesit kanë pësuar një rritje, 14.1 për qind në tremujorin e katërt, nga 13.1 për qind në tremujorin e tretë. Pesha e kredisë në lekë mbetet ende e ulët dhe interesat për këtë tregues janë të luhatshëm nga një periudhë në tjetrën, në varësi të shpërndarjes së kredidhënies. Nga ana tjetër, rritja e konkurrencës së sistemit bankar në kredidhënie ka ndikuar në ruajtjen e një niveli mesatar të normës së kredisë, pavarësisht orientimit të politikës monetare. Kjo ka sjellë dhe një ulje të lehtë të diferencës së interesave midis depozitave dhe kredisë në lekë, gjatë këtij viti. Mesatarisht, ky tregues llogaritet në 8.9 për qind, nga 9.4 për qind vitin e kaluar. Kjo shifër është më e ulët për monedhën evropiane.
Normat e interesit për kredinë në euro janë rritur gjatë vitit 2007 në përputhje me ecurinë e interesave në euro në tregun ndërkombëtar, por diferenca e tyre me depozitat në të njëjtën monedhë ka rënë në 5.25 pikë përqindjeje nga 5.50 pikë përqindjeje gjatë vitit 2006. Pra, siç shihet edhe nga të dhënat e bëra publike nga ana e Bankës së Shqipërisë, vazhdon që të ketë një diferencë të madhe midis interesave të depozitave dhe kredive në lekë, e cila është dy herë më e madhe se ajo në euro. Në këtë monedhë, për shkak edhe të kërkesës së ulët nga ana e klientëve, konkurrenca mbetet ende e ulët nga ana e bankave të nivelit të dytë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
0