Faqja e Pare | Analiza | Eduard Zaloshnja | Shuplaka e ambasadorit amerikan

Shuplaka e ambasadorit amerikan

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, ambasadori amerikan në Tiranë deklaroi se, “veprimet e Parlamentit mbrëmjen e së hënës, e thënë me sinqeritet, ishin të padenja për një institucion demokratik”. Fjalë të rënda këto! Të bëjnë të ndjehesh sikur jetojmë në një provincë periferike të Romës së Lashtë, ku Prokonsulli ndërhynte për zgjidhjen e sherreve të fiseve lokale. Dhe fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që një diplomati amerikan i duhet të prononcohet kaq hapur për ngatërresat shqiptare me strumbullar Berishën.Kështu, në vitin 1995, në një takim me presidentin e SHBA-së, Berisha premtoi se do respektonte pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Arsyeja pse iu kërkua ky premtim ishte, sepse Gjykata e Lartë shqiptare po përgatitej të lironte minoritarët grekë që ishin arrestuar për incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër. Por ç’bëri Berisha sapo u kthye në Tiranë? Shkarkoi Kryetarin e Gjykatës së Lartë! Dhe për këtë, atij iu dha e para shuplakë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. (10 vjet më vonë Berisha do pranonte publikisht në emisionin e B. Fevziut se kishte gabuar me çështjen e minoritarëve!). Në mes të vitit 1996, pasi PD-ja fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 90% (!), administrata amerikane i kërkoi publikisht Berishës që të anulonte zgjedhjet në 33% të zonave. Pra, i kërkoi që të përsëriteshin zgjedhjet në aq zona sa të mos cenohej fitorja e së djathtës. Dhe si u përgjigj Berisha? Sipas tij, zgjedhjet ishin mbajtur në mënyrë shembullore dhe mund të përsëriteshin vetëm në pak zona. Pas asaj përgjigje, ai mori shuplakën e dytë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. Në fillim të vitit 1997, administrata amerikane i propozoi Berishës një zgjidhje për krizën e firmave piramidale. Kjo zgjidhje përmbante tri pika: 1 - Shkarkimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie të re të djathtë; 2 - Bllokimin e të gjithë parave dhe pasurive të firmave piramidale; 3 - Mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas qetësimit të situatës. Dhe si iu përgjigj Berisha këtij propozimi? Duke mos denjuar të takohej me zyrtarin e lartë amerikan që kishte ardhur në Tiranë për të diskutuar zyrtarisht hollësirat e zgjidhjes - Z. Sekretarin e Shtetit. Dhe me atë veprim, Berisha mori shuplakën përfundimtare nga Uashingtoni. Se çfarë ndodhi më pas e di i madh e i vogël në Shqipëri…
Pavarësisht nga tri shuplakat e mësipërme, e nga ca të tjera të marra prej kancelarive evropiane, Berisha hyri në zgjedhjet e 3 korrikut të vitit 2005 dhe i fitoi margjinalisht ato falë papërgjegjshmërisë, korrupsionit dhe miopisë politike të Fatos Nanos. Por tre vjetët që kanë kaluar prej atëherë tregojnë se ai nuk ka nxënë dhe aq nga shuplakat që diplomacia amerikane i dha në vitet ’90. Sepse ambasadorit Withers, në intervistën e sipërpërmendur të “Panorama”-s, iu desh përsëri t’i japë një shuplakë të tërthortë prijësit të fisit shqiptar të bluve. Për ambasadorin ishte e qartë se rrëzimi i kandidaturave për Gjykatën e Lartë ishte thjesht një karshillëk tribal që maxhoranca e kontrolluar me fanatizëm nga Berisha i bëri Presidentit Topi - u shqetësova shumë nga veprimet në Parlament të hënën në mbrëmje, tha ai, dhe e kam të pamundur të besoj se asnjë nga kandidatët e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Më tej, ambasadori amerikan bëri një kërcënim të ngjashëm me ato të paraardhësve të tij të viteve ’90:  Senati ynë dhe parlamentet e të gjitha vendeve të Aleancës do shqyrtojnë Shqipërinë, Kroacinë dhe çdo vend tjetër që është ftuar. Ka më shumë mbikëqyrje tani, jo më pak. Ka më shumë pritshmëri se kurrë më parë. Ky është çmimi për anëtarësinë [në NATO]”.
Le të shpresojmë që ambasadorit amerikan (madje asnjë ambasadorit tjetër) mos t’i lindë më nevoja për t’i dhënë prijësit të bluve shuplaka kaq të hapura...

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0