Alibite kriminale te Berishes
Ndërsa në media po dalin dëshmi gjithnjë e më tronditëse që e lidhin masakrën e Gërdecit me trafiqe ilegale armësh të përqendruara në majën e shtetit, e gjithë propaganda berishiste është angazhuar ethshëm për të shpëtuar Kryeministrin Berisha nga një dorëheqje e pashmangshme. Po hidhen në qarkullim lloj-lloj pistash mbi shkaqet e tragjedisë për t‘u përdorur më pas si alibi në përpjekje për të lehtësuar disi pozitën e një qeverie që tashmë ka humbur çdo besueshmëri. Sharlatanë të politikës po përpiqen të shfrytëzojnë si strehë të fundit të një pushteti të korruptuar jo vetëm "patriotizmin" (këtë e kanë bërë edhe më parë), por madje edhe kufomat e të vrarëve. Dje, me këtë fushatë mashtruese u bashkua edhe vetë Kryeministri Berisha, që akuzoi përbindshëm gazetarët se po vallëzojnë me vdekjen kundër tij. Dhe çdo shqiptar i pafanatizuar apo blerë nga pushteti, ka shansin e hidhur të shikojë se deri në ç‘shkallë e rrëzon inteligjencën e këtyre njerëzve, lakmia e çmendur për pushtet e një njeriu dhe e klanit të tij, klan që ka nisur të skicohet në media me hijet e një mafieje të rrezikshme në kokën e shtetit.
***
Alibia e parë dhe më antinjerëzorja është thirrja që i drejtohet opozitës politike "për të mos luajtur me tragjedinë, të vrarët, të plagosurit dhe rrënimet e Gërdecit". Në mënyrën më kriminale të mundshme, shërbyesit e një qeverisjeje përgjegjëse për vrasjen e foshnjave, pleqve, grave, burrave, vajzave dhe djemve, e kërcënojnë opozitën, njerëzit, popullin që të mos protestojnë për këtë kob, që të mos kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit, të mos kërkojnë llogari maksimale për këtë hata të përgjakshme që si po del, ndodhi vetëm që Kryeministri i duarve të zhyera dhe klani i tij të pasurohen paligjshëm. E quajnë protestën kundër këtij krimi qeveritar "çnjerëzore", në një kohë kur e tillë është pikërisht kërkesa për të mbytur protestën kundër një qeverisje fajtore, sepse ka ushqyer trafiqet duke shfrytëzuar në mënyrën më makabre (termi i fundit është marrë nga fjalori i Berishës kundër gazetarëve) edhe fëmijë. Edhe një njeri i vetëm të kish humbur jetën në një tragjedi ku përgjegjësia është e qeverisë, Kryeministri duhet të kish dhënë dorëheqjen i vrarë në zemër nga fakti që qeverisja e tij u bë shkak i humbjes së jetës së një qytetari.
Kjo është etika evropiane, etika e NATO-s. Por jo e autoritaristit të pandreqshëm Berisha, që i rikthehet zakonit të vjetër për të kërcënuar gazetarët. Duket sikur bashkë me profesionin ky ish-doktor zemre ka humbur edhe zemrën e tij. Atij nuk i shfaqen në gjumë foshnjat e copëtuara dhe kufomat e të mjerëve që ndoshta ende dergjen të përbaltura nën gërmadha dhe rrebesh. E si mund të mos protestosh kundër këtij politikani të tmerrshëm që 18 vjet në krye të politikës e kanë lënë fare pa shpirt? Si mund të mos kërkosh të ikë një orë e më parë një Kryeministër që shfaqet i shndërruar në një makinë pa tru, që vetëm kalkulon intriga politike të programuara s‘dihet se ku? Si mund të mos kërkosh të largohet një Kryeministër që nuk vetëdorëhiqet sepse nuk ndien asnjë dhembje, asnjë përgjegjësi për viktimat?
***
Një alibi tjetër kriminale është ajo e akuzave mbi median. Vetë Berisha akuzoi dje mediat se po manipulojnë me fatkeqësinë e viktimave. Duke provuar se është po ai që ka qenë dhe është (siç edhe pohoi vetë), Berisha akuzoi përsëri gazetarët si mercenarë të mafies. Por nuk është faji i gazetarëve që në media po qarkullojnë përditë e më shumë pohime se ai vetë, Berisha, është në krye të një klani mafioz që merret me trafikun e armëve. Berisha shpifi në mënyrën më të turpshme se gazetarët po hidhnin valle mbi tragjedinë. Është njësoj si t‘i akuzosh gazetarët për kriminelë. Prandaj është një sulm kriminal. Në thelb ai është shprehje e tërbimit të Kryeministrit kundër së vërtetës që përcjellin gazetarët. Kjo e vërtetë e nxjerr atë si kryefajtor të një tragjedie që tronditi Shqipërinë dhe botën mbarë, dhe kryepërgjegjës të trafikut kriminal që është në rrënjë të tragjedisë së Gërdecit, madje dhe, me shumë gjasa, si një ndër përfituesit kryesorë nga këto trafiqe. Dhe duke mos mundur të fshehë një të vërtetë acaruese për të, Berisha ju turr me tërbim gazetarëve në mënyrë që të frikësojë gazetarët dhe të manipulojë të vërtetën. Për hipokrizi, Berisha shtoi se megjithatë, gazetarët do të mbeten të lirë. Ai foli si një autoritarist që ka në dorë licencën e lirisë për gazetarët dhe mediat.
Por gazetarët e vërtetë refuzojnë të jetojnë në një shtet ku është në dorën e Kryeministrit apo qeverisë, që të jenë apo të mos jenë të lirë. Asnjë politikan, asnjë gazetar nuk gëzohet dhe nuk ka vallëzuar mbi kufomat dhe gërmadhat e tragjedisë sikundër akuzoi Berisha. Madje as edhe vetë Berisha. Por trishtimi i tij duket se ka një përmbajtje tjetër. Sepse shpërthimi dhe viktimat që ai shkaktoi prishën tërë atë skemë mafioze trafikimi të ndërtuar mbi shfrytëzimin shtazarak të fëmijëve dhe varfërisë së njerëzve. Në themelet e përgjakura të kësaj skeme është firma e Kryeministrit. Protesta nuk shpërthen ngaqë opozita dëshiron të shfrytëzojë vdekjen, por nga revolta që Kryeministri Berisha nuk e llogarit edhe humbjen e jetës së qytetarëve para etjes së tij të çmendur për pushtet. Protesta lind nga që Kryeministri Berisha dhe shërbëtorët e tij po përdorin si aleat të zi të pushtetit vdekjen. Thuajse kanë bërë një gardh me trupat e të gjorëve të vdekur të Gërdecit dhe me to përpiqen të mbrojnë kolltukun e Kryeministrin, duke kërcënuar opozitën dhe median: Mos shfrytëzoni tragjedinë, mos shfrytëzoni vdekjen! Si mundet "në emër të të vdekurve" të kërcënohet opozita të mos kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit pas një tragjedie të shkaktuar për faj të korruptimit të qeverisë dhe Kryeministrit? Kush e polli dhe kush po e shfrytëzon vdekjen në këtë rast?
***
Një tjetër alibi për të mbrojtur kolltukun e Berishës është ajo që e shpjegon tragjedinë si produkt të një sabotazhi. Disa fanatikë të qeverisë akuzuan deri edhe opozitën për zjarrvënie, ndërsa një diplomat anonim në Maqedoni u transmetua të ketë thënë se zjarrin e kanë vënë agjenturat fqinje. Po le të pranojmë për një moment se është kështu. Le të pranojmë tezën e çmendur berishiste se është opozita (shpallja e kundërshtarit politik armik i popullit është një konstante e përhershme e berishistëve) ajo që ka ndezur fitilin Gërdec. Le të pranojmë edhe versionin (plotësisht të mundshëm) të një sabotimi agjenturor. Por të dy këto skenarë nuk e lehtësojnë fare qeverinë, nuk e shkarkojnë nga përgjegjësia. Përkundrazi, shtojnë, madje nxisin, dyshime edhe më të rrezikshme rreth saj. Si në rastin e skenarit me "armik të brendshëm", ashtu edhe në atë me armik të jashtëm, pyetja që lind është: Po qeveria përse e grumbulloi gjithë atë municion në Gërdec? Përse ia kish bërë gati "serbit" atë mal me barut që vrau njerëz e shkretoi dynjanë? Nëse shkrepësen e ka vënë agjentura e huaj, përse qeveria i ka ofruar fitilin? Në këtë opsion pyetjet drejtuar Kryeministrit do të shkonin edhe më larg: A ka informuar shërbimi sekret shqiptar qeverinë për bombën që gatuhej në Gërdec, për trafikimin e municioneve, për shfrytëzimin sa shtazarak, aq dhe të rrezikshëm të fëmijëve? Nëse po, përse nuk ka reaguar Kryeministri? Mos vallë ngaqë interesat e trafikut të municioneve janë për të më të shenjta se jeta e qytetarëve? Por nëse shërbimet sekrete shqiptare nuk kanë informuar, mos vallë janë korruptuar nga ndonjë shërbim i huaj? Berisha, fol!
***
Një alibi tjetër e turpshme është edhe ajo që u referohet incidenteve të shkuara. Deputeti Besnik Mustafai përmendi rastin e përmbytjes vite më parë të një pjese të Tiranës nga hapja aksidentale e dyerve të digës së liqenit artificial. Megjithëse ngjarjet nuk kanë asnjë të krahasuar nga pasojat dhe nga mekanizmi që i shkaktoi (përmbytja nuk kish të bënte fare me ndonjë trafik ujërash dhe nuk shkaktoi të vdekur), Berisha në atë kohë kërkoi me forcë dorëheqjen e Ramës nga posti i kryebashkiakut. Dhe sot, deputeti Mustafai rreket të përdorë faktin që Rama nuk dha dorëheqjen dje, si një argument që edhe Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen sot.
Episodi është një tjetër dëshmi sesa e degradon mendjen e njeriut etja për pushtet. Dëshira për të mbrojtur Berishën e bën Mustafain të barazojë të lagurit me djegien, ujin me zjarrin, përmbytjen e kateve të para, bodrumeve dhe dyqaneve, me vdekjen e njerëzve dhe rrafshimin e shtëpive. Por le të pranojmë se është pikërisht ashtu. Pyesim përsëri: Nëse Rama nuk e dha dorëheqjen që i kërkoi me të drejtë Berisha dje, mos vallë kjo duhet të shërbejë si alibi që Berisha të mos japë dorëheqjen kur këtë sot ia kërkon me të drejtë krejt opozita dhe shumica e popullit? A mund të lejohet që kur është në opozitë një politikan si Berisha ta shpallë dorëheqjen e një qeveritari kundërshtar drejtësi, dhe kur hipën në pushtet ta shpallë kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij si padrejtësi, madje si një krim dhe bashkëpunim me vdekjen? Kurrsesi! Kur një qeveri është fajtore për vdekjen e qytetarëve të vet, të thërrasësh poshtë qeveria (!), do të thotë të thërrasësh rroftë jeta!
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (14 vendosur):
Si mendoni se Berisha kishte deshire te ndothte kjo trgjedi? Po sikur Berisha te kete mundesi qe te kontrolloje cdo fshat atehere atij nuk do quhet Kryeminister por kryeplak!!
Si mendoni o njerz te marre, se vetem ne shqiperi jan ne lufte te drejtperdrejt Pozita dhe opozita11Ne te gjitha vendet e botes ka nje kuture administrative dhe kur mpozita ka suksese ,opozita merr veten dhe zhvillon projekte prosperuese e jo ta ndihmoje luhatjen dhe zhberjen e shtetit!
Pra, epilogu i kultures administrative shtetrore ne shqiperi do te jete vetem katastrofa dhe mjerimi!
Shqiptaret sa nuk jemi patriot, as agresor, as, fetare, as shkenctare por jemi e zeza e vetit!
Ne qofte se nuk nderrojme mendje dhe te merret se cili vetem me studimin e profesionit te vet atehere do vene puna mbare,por si duket kjio formule eshte e pa kuptimt per ne shqiptaret!Te gjitha gabimet e kesaj katastrofe ne Gerdec ishin filluar nga PS. dhe tani Rama dhe ramoset vjellin verere per dhembet e mpreht deri ne perbirje te Berishes.
tradhater te vendit jeni ti dhe ju qe perkrahni keta kriminele si sali Sllobodanka berisha miqte e serbise dhendoret.Po hup prej ketuhi o grek serbe.
migjithate po marim nje here per baze ate qe thote Berisha "medjet shqiptare jane te manipuluara" dhe ti drejtohemi fakteve konkrete.
1. Fakt eshte se po shitet malli dhe gjaku 60 vjecare i popullit Shqiptare
2. Ku shkojne e kane shkuar keto leke, dhe perse qeveria privatizone biznese te tilla qe jane automatikisht fitimeprurese.
3. Perse nuke jane siguruar punonjesit (ne nje kohe kur nje pronari kafeneje per gjera te tilla i vehen gjoba astronomike)
4. Ne rast se behet fjale per projekte fitimeprurese shteterore, perse nuke ka patur sisteme sigurimi sic jane, shkollimi i punetoreve, siguria kunder zjarrit, vendndodhja e fabrikes etj. etj.
Zoti Berisha, keto jane fakte aqe te renda sa kudo ne bote (me perjashtim te disa vendeve Afrikane) cdo kryetare shteti do te perballohej me nje pyetje shume te thjeshte qe do ta conte automatikisht ne dhenjen e doreheqjes.
Ju ose nuke jeni i zoti te drejtoni kete vend ose ju jeni i perlyer vete ne llumrat e kontrabandave shteterore.
Zgjidhni ke te doni, te dyja opcionet do te kishin si rrjedhoje doreheqjen. Politika demokrate ka rregullat e veta pa te cilen nuke mund te funksionoje. Ju e beni si nje lojtare shahu qe pasi e humbet lojen thote ska probleme se i kthejme levizjet edhe nje here mbrapshte. E keqja juaj dhe e popullit eshte se gjakun e humbur te njerezve te pafajshem ju nuke mund ta zevendesoni me, duke mos haruar se ketu nuke behet fjale per fatekeqesi natyrore por fatkeqesi te bera nga dora e njeriut.
Kete po ja u theme si demokrate i perflakur.
Ju lutem jepni doreheqjen.
Nje atdhetare nga Gjermania
berisha dhe rama sebashku me nanon meritojne plumbin...por kush eshte ai burri qe do ti dale per zot shqiperise...neve nuk duam njeri tjetrin por presim te na doje qeveria...ptuh...
dhe njehere...cdo popull e meriton qeverine e vet...e di qe shume vete ndoshta do tju vije hidhur kjo...por e verteta eshte e hidhur...
Por dikush qe na ka ngrene nga brenda gjithe jeten po na han prape dhe sdon qe te na leje me u bere edhe ne shtet i perkryer. Dhe ato perdorin cdo gje qe tju vije per mbare, perdorin edhe njerez qe i paguajne bile edhe per te shkruar keto opinione te zeza per tia shtuar ma shume Shqiptareve dhimbjet.
Nuk jam as Demokrat as Socialist, kam 10 vjet qe jetoj ne Angli, kam biznes timin dhe sdua tja di per asnjeren parti por me dhemb shpirti kur shikoj qe si qohen njerezit e terbuar per pushtet dhe pare shfrytezojne jetet e shtepite e humbura te ktyre njerezve te shkrete per te kercyer ne pushtet. Kush ja dha voten Sali Berishes per ta hype prape ne pushtet mbasi e pate se ishte e zeza e krejt shqiptareve 7 vjet ma pare - ju ja dhate. Tani lejeni Salen dhe qeverine tna qoje perpara ne Europe e ne NATO dhe pastaj jepjani Fatos Nanos e Edi Rames prape po te doni. Nuk eshte faji i Sales tani qe Enver Hoxha e beri Shqiperine pllembe e bunker, pllembe e tunel me armatim e municion per 50 vjet qe ia shiste Rusia e Kina me u mbrojte nga 'armiqte'. Kudo neper bote ndodhin aksidente dhe tragjedi te medhaja por partite e opozites nuk ferkojne duart qe diten e neserme per te rrezu Presidente e Kryeministra nga qeveria - vetem ne Shiperine tone ndodhin keto gjera. Lejeni qeverine te marre masa per ti ndihmuar familjet e viktimave dhe fitojeni voten pak ma vone po mundet - me zotesi dhe jo me dinakeri.
Kriminel,Matrapaz,Bandit,Rrugaq,Lavatriqe Homoseksual.O i droguar.
Kriminel,Matrapaz,Bandit,Rrugaq,Lavatriqe Homoseksual.O i droguar.MOS E PREKNI NE TELA UKUN>>PA DHAM>>>SE TA HAN
Vendosni komentin tuaj