Tragjedia e Gerdecit dhe Ora e Bushit
Eshte pak te thuash qe ajo cka ndodhi ne Gerdec te Tiranes ishte nje tragjedi, dhe si e tille duhej trajtuar dhe amplifikuar ne menyre te tille qe jo vetem te nderoheshin viktimat e saj por edhe te nxirret mesim se si situata te tilla te mos perseriten me. Eshte thene e shkruar aq shume keto dite sa veshtire te kete qoshe te saj pa u mbuluar, dhe kjo deri diku eshte e justifikuar, them deri diku se pas fazes se pare (ne se mund ta quajme te tille) te tronditjes kur gazetaria rendi te jape informacion sa me te detajuar me ceshtjen, kemi kaluar ne nje “aftershock” ku vihen re disa dukuri shqetesuese. Eshte fjala per personalizimin tej mase te situates ku gazetare, analiste e politikane te rrymave te caktuara nuk po lene fjale dhe epitete te fjalorit shqiptar e kur ato nuk arrijne erudicioni i tyre sjell huazime nga simotrat boterore. Qe gazetaret ndjekin lajmin, i mire apo i keq qoshe me qoshe nuk ka asgje te keqe, megjithese do te deshironim qe lajmet pozitive apo dukurite e mira te marrin pak me shume pasqyrim ne edicionet e lajmeve. Edicione ku vendin kryesor e zene fenomenet qe “shiten” dhe ndukin kersherine e qindra mije te teleshikuesve shume te pune, e me teper te papune, por kjo s’ka rendesi, rendesi ka qe lajmi qe sheh te te beje te “ndihesh mire”, te ta lehtesoje sadopak “hallin” e perditshem pasi ne kete bote (me mire te themi ne kete mini-shtet qe jeton) paska probleme edhe me te medha, si psh. nje pedagog qe heq kembet zvarre me nje studente, nje fshatar qe vritet per cepin e gardhit a nje drejtues institucioni qe ka problem me ligjin si rezultat i pergjimeve (te ligjshme a paligjshme) s’ka rendesi. Jo shume kohe me pare, gati 8-9 muaj, nje dukuri interesante e implementuar nga media ne bashkepunim me mendjet krijuese qe bejne opozite per gjithcka e pa kufi, zuri vendet e para jo vetem ne median vendase por edhe ne ate te huaj. Eshte fjala per viziten e sukseshme te Presidentit Bush ne Shqiperi. Kur nuk kishin mbetur vecse disa minuta qe avioni presidencial te ngrihej nga “nene Tereza” dhe kur gjithcka shkoi si jo me mire, bile jashte cdo parashikimi, pa ekuivoke, ne lidhje me pavaresine e Kosoves Presidenti Bush deklaroi qe “... Shpejt a vone, durimi ka nje kufi, Kosova eshte e pavarur”, nje mendje e djallezuar ngjizi shpejt e shpejt nje “lajm” ogurzi, te pashoq per nga negativiteti qe perconte: “Shqiptaret i vjedhin oren Bushit”. Kushdo qe ka marre fryme prej atij casti, jo vetem ne Shqiperi por edhe me tej e di se cfare ndodhi me pas, nje pergenjeshtrim i menjehershem nga Shtepia e bardhe qe nuk la vend per dyshime. Por per disa kjo ishte paksa vone, mendja e mbrapshte kishte mundur ta fuste prape Shqiperine ne diskutimet e dashakeqeve, ate qe shqiptaret ne atdhe dhe kudo ne bote perpiqeshin ta ndertonin cdo ore e sekonde, po shkermoqej para syve tane, dhe me e keqja eshte se ne situata te tilla groteske ndihesh si i pafuqishem, me dilemen migjeniane “ a si nuk kam nje grusht te forte , t’i bie mu ne zemer malit qe s’bezan”, por kete rradhe “mali” ishte eludues dhe i padukshem. Rendesia e ngjarjes ne korelacion me situate e pritshme ne Kosove, por edhe me ato ne Shqiperi si nje nga vendet me pro-amerikane en bote, ishte dhe eshte lehtesisht e kuptueshme.Zhvendosemi 8-9 muaj me vone ne prag te nje tjeter ngjarjeje te madhe historike per nga permasat dhe me gravitet me te madh se dalja figurative nga traktati i Varshaves ne vitin 60-te. Shqiperia eshte gati te marre ftesen per ne NATO, nje event me se historik, qe jo vetem konfirmon deshiren e kahershme te shqiptareve per te bere pjese ne perendim, por ne njefare mase edhe e zyrtarizon deshiren e ketyre te fundit per te na pasur ne mes tyre, ne nje kohe kur duket sikur jemi dhjetera vjet larg BE-se. Rendesia a Shqiperise ne NATO, eshte pertej cdo parashikimi, nje pjesemarrje me efekte te jashtezakonshme ne gjeopolitiken dhe konfiguracionet e pritshme ne bote. Por cfare ndodh? Si e porositur nga mullinjte qe kane bluar lajme ogurzeza per kete vend te ashper, nje tragjedi i bie mbi krye, nje tragjedi qe jo vetem figurativisht por edhe realisht tundi themelet e Tiranes. Figurativisht edhe me domethenese, pasi koba qe ndolli dhe vazhdon te ndjelle i kalon caqet e nje aksidenti industrial. Pa dashur te analizojme demet ne jete njerezish qe jane te pallogaritshme, si dhe ato ekonomike te cilat variojne, te terheq vemendjen predispozicioni i disa politikaneve dhe gazetareve per te luajtur edhe prokurorin edhe gjykatesin. A nuk tingellojne histerite per shpagime, emrat me te cilat etiketohen ministrat dhe kryeministri nga keta opozitare dhe analiste sikur cdo gje eshte hetuar, gjykuar dhe vendosur? Cili do te ishte reagimi i tyre ne rast se njera nga pistat e hetimit, ajo e sabotazhit, do te ishte e vertete? Pa dyshim qe shteti ka pergjegjesi, ndaj edhe ministri i mbrojtjes eshte nje ish qysh prej dje dhe nen hetimin e prokurorise, por kjo tragjedi nuk duhet te behet shkak qe te penalizohet Shqiperia. A nuk i vershellyem bilbilat per me se nje muaj, a nuk e frenuam “Sollakun” per me se 3 vjet, a nuk e demonizuam zgjedhjen e presidentit dhe aktoret e procesit deri ne absurditet? Dhe e gjithe kjo ne emer te pavaresise se institucioneve. Pra lerini ato te kryejne punen e tyre, mjaft me kercenime te hapura dhe te kamufluara ndaj Shqiperise dhe perfshirjes se saj ne kahun e duhur. Kembanat mortore qe rane dje ne funeralet e te pafajshmeve te Gerdecit nuk rane vetem per ata, por lum kush ka veshe dhe t’i degjoje.... nevrus@nazarko.us
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (22 vendosur):
shum fat tye ne youportal dhe youporn veq te para zotri
Media , si nje perfaqesuese e opinionit publik, ka bere as me shume dhe as me pak punen e vet. E ka bere mire apoe ka bere keq, kjo eshte pune tjeter dhe veresimin per te mund ta jape vetem publiku duke mos i lexuar gazetat apo duke i mbyllur televizionet. Nuk eshte detyre as nje njeriu dhe as kryeministrit te vendit te beje rolin e redaktorit pergjegjes per analizen javore.Shtypi eshte i lire te perdore gjite arsenalin e vet ne sherbim te punes se vet dhe qeveritaret dhe personat e prekur jane te lire te bejne pergenjeshtrim apo te kerkojne procedim civil apo penal ne rastet e shpifjeve te qellimta apo te paqellimta.
Eshte histori e vjeter kjo e komunizmit kur qeveria e vendit identifikohej me superpatriotet e vendit dhe kur socializmi me atdheun. Sot nuk e ka asnje njeri kete monopol. Nuk mund te thuash se Sali Berisha eshte me patriot se , fjala vjen Mustafa Nano, apokryesia e PD-se eshte me patriote se redaksia e televizionit Top- Channel. Te kunderten mund ta thuash me plot gojen
Hoxha 44-91
Alia 82-91
Nano91,92,98,99,00,01
Berisha 97,08
Ato media nxorën para shqiptarëve se fajtorët ishin ata punëtorë fatkeqë që lanë kockat në punishte, se mijëra shtëpitë nuk do të shkatërroheshin, nëse nuk do të ishin bërë pa leje afër magazinës së municioneve, nxorën pa pikë turpi drejtuesit kriminelë të bekuar nga qeveria, që të mbronin biznesin e tyre shfarosës, nga fitonin dhjetëra-milionë dollarë. Këto media që i pëlqejnë marshallit të nesërmen, heshtën dhe u rikthyen në normalitet, te telenovelat, filmat, sporti, thua se kishte plasur një bombël gazi në oborrin e një shtëpie të izoluar, masturbuan duke evokuar përpjekjet titanike të Kryeministrit vrasës për të mbuluar varrin masiv që kishte hapur me duart e tij. Por mediat e tjera, ato që nuk duan të jenë pudra që mbulon indet e vdekura të qeverisjes, vijuan misionin. Orë pas ore, ditë pas dite, trupat e karbonizuara të viktimave, të mbijetuarit që do të rrojnë me imazhet e krimit të shkaktuar nga qeveria, fshati i rrënuar i Gërdecit, mijëra dëshmitë për fitime miliona dollarëshe me jetën e shqiptarëve, treguan se baruti ishte ndezur nga selia e qeverisë shqiptare.
Se ajo kishte patur dijeni për gjithçka ndodhte, se ajo e kishte lënë këtë biznes makabër të ngulej, magazinohej dhe shpërthente, në zemër të zonës metropolitane, se përfituesit e saj janë kriminelët, ata të veshur me pushtet politik dhe të pangopur me pushtet ekonomik. Marshalli me qeshjen makabre, i hodhi dje akuzat kriminale në tubimin e mercenarëve që ka afruar në kabinetin qeveritar, ata që përditë mbledhin dhe magazinojnë bombat nukleare në bujqësi, arsim, kulturë, ambient, rend, diplomaci dhe atje ku arrin dora e shtrirë e qeverisë makute. Ata mercenarë që kishin milituar si spiunë të Sigurimit të Shtetit, familjarë të trafikantëve të drogës, plaçkitës të buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit shqiptarë dhe donatorët bujarë nga mbarë bota, që rrjepin përditë shqiptarët me çmimin e bukës së përditshme, shkollimin e fëmijëve, rritjen e taksave dhe pagesat nën dorë për taksidarët e qeverisë, të sotmen dhe të ardhmen e pasigurt.
Ata që u distancuan me kohë nga banda mercenare që ka marrë drejtimin e vendit, janë dëshmitarët okularë të kabinetit qeverisës. Është ashtu siç thotë një ish-ministër i larguar me nder nga banda në pushtet dhe që sot është i penduari i mafias qeveritare. Ai që thotë se marshalli i rikthyer në pushtet, i flaku idealistët dhe mbajti afër banditët, që luftojnë me kohën që nuk kthehet për të bërë miliardat, duke i nxjerrë me gjakun e shqiptarëve. Është një ish-zyrtar i lartë i drejtësisë në këtë vend, që thotë se i vjen turp pse dikur shërbeu si këshilltar i marshallit, kur ishte Presidenti i kasaphanës 1997. Është ai që thotë me gojën plot se shqiptarët janë sot më të pashpresë se kurrë me marshallin Kryeministër, sepse ai është një qenie me probleme të rënda psikike, të cilat i tregoi me histerinë psikopatike të kohës së presidencës autoritariste dhe i ricikloi sërish kur i rihipi kalit të pushtetit.
Sot, rreth marshallit ka mbetur një grusht mercenarësh. I mban rreth tij, thesi i zi dhe i përgjakur i korrupsionit dhe trafikimit me jetët e shqiptarëve. Ata do të jenë me të deri kur të nënshtruarit t’ia shkulin spaletat e diktatorit. Për ta lënë lakuriq, si në pranverën e 11 viteve më parë.
SHteti Ligjor Demokratik, është i vetmi subjekt Politik(ligjvënës) i cili ka të drejtën dhe detyrimin, pë* të qeverisur vëndin. Nuk ka asnjë subjekt tjetë* që të jetë Politik.As Partitë nuk janë subjekte Politike. Ato janë organizata shoqërore jo POLITIKE(jo ligjvënëse) sepse, asnjëra prej tyre nuk ka të drejtë që të bëjë ligje pë* vëndin.
Prandaj;Nxirini Partitë jashtë Institucioneve të SHTETIT ,në mënyrë që të ndërtoni një SHtet Ligjor Demokratik.
Që të ndërtohet një SHtet Ligjor Demokratik, është e domosdoshme që të gjitha Partitë të dalin jashtë institucioneve të SHttit. Pse? Sepse Partitë janë subjekte. Edhe SHteti është
subjekt.Atëhere;" Hyrja e një subjekti
në institucionet e një subjekti tjetë*
quhet PUSHTIM"
Që të ndërtohet një SHtet Ligjor Demokratik,duhet të aplikohet vetëm një sistem zgjedhor Demokratik,i cili quhet;SISTEMI MAXHORITAR i KONKURIMIT INDIVIDUAL. Me *ëtë duhet të kuptoni që pë* krijimin e Parlamentit veprohet në *ëtë mënyrë; Me 100 zona zgjedhore që ka SHqipëria, Parlamenti duhet të ketë 100 Deputetë. Në çdo zonë zgjedhore, sejcila Parti propozon nga një Kandidat.Populli voton vetëm pë* Kandidatët dhe jo pë* Partitë. Ai Kandidat që ka marë më shumë vota,merr mandatin e Deputetit. Me të marrë mandatin e Deputetit, ky/kjo individ duhet, automatikisht të dorzojë të gjitha detyrat Partiake, pastaj të hyjë në Parlament. Në *ëtë mënyrë Deputeti është realisht përfaqësues i Popullit që e ka zgjedhur. Ky Parlament nuk ka brënda tij asnjë grup Partiak. Ky Parlament nuk ka as maxhorancë, as minorancë Parlamentare. Ai është një institucion Politik(SHtetëror)i unifikuar. NJë Deputet nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në Parlament edhe në Qeveri. Qeveria dhe Parlamenti janë dy institucione Politike(SHtetërore),të ndara nga njëri-tjetri. Partitë, duke qënë të gjitha jashtë institucioneve të SHtetit, ato janë opozita kryesore, përballë SHtetit Ligjor Demokratik, përgjatë periudhës katërvjeçre, nga një legjislaturë në tjetrën. Ç`do sistem zgjedhor që bën të mundur hyrjen e Partive në institucionet e SHtetit, është një sistem antidemokratik. Edhe sistemi i ri zgjedhor i tillë është sepse ai nuk bën gjë tjetë* veçse ligjëron PUSHTIMIN einstitucioneve të SHtetit,nga Partitë. Ka vetëm një mënyrë që Populli të mos e lejojë *ëtë PUSHTIM.Të mësojë të vërtetën dhe tja përplasë atë në fytyrë të gjitha Partive që sot e quajnë vehten"Politike" dhe të bojkotojë totalisht, zgjedhjet që do të mbahen verën e *ëtij viti. Me *ëtë ne SHqiptarët kemi shancin të jemi Kombi i parë në botë, që ndërton një SHtet Ligjor Demokratik, një Sistem SHoqëror Demokratik. Mos e harroni *ëtë.
Kush greqizoj jugun me janutolloset Nano me Berishen. Kush po e shet sot shqiperine pre nje Euro falliqeve? Sali Berisha me ciken e tij Argiten. Kush e vrau shqiperine ne Gerdec? Sali Berisha me shpuren e tij. Eshte cudi e madhe pse derdellisemi ne kete menyre? Une kujtoj q nje zgjidhje eshte e mundur tai. `Qe shqitaret mos te dalin ne zgjidhe ne qershoredhe as 5% se pese dalin jane vete familjaret deht mercenaret e krimineleve.Pastaj ne zgjidhjet qe domosdo do te perseriten, te thirren djem te rinj te shendoshe tye perkushtuar per atdhe e spesialisht qe kemi ne te kater anet e botes. Kesht do e shpetojme shqiperine dhjete minuta para dymdhjeteve.
Poplli SHqiptar, nuk është pa"Tru", por është i pa ditur. Të jesh pa "Tru" dhe të jesh i pa ditur, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Prandaj ju bëj vazhdimisht thirrje që të mësoni të vërtetën. E vërteta gjëndet në Filozofinë e autorit SHqiptar ILIRIAN LIÇI të publikuar në dy Libra të titulluar;
1)-Rruga e vetme drejt demokracisë.
2)-Demokracia dhe Kapitalizmi dy sisteme të ndryshme SHoqërore Politike dhe Ekonomike.
Cili është thelbi i *ësaj Filozofie? E gjithë SHoqëria një*ëzore e njeh mirë Sistemin Komunist dhe Sistemin Kapitalist, por nuk e njeh fare Sistemin Demokratik. Sot, në të gjithë botën, njerëzit mashtrohen me idenë se Sistemi Kapitalist është Sistem "Demokratik". Kjo nuk është e vërtetë vetëm pë* faktin e thjeshtë se , një Sistem SHoqëror nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe *ështu edhe ashtu,edhe Sistem Kapitalist edhe Sistem Demokratik. Asgjë në botë dhe në të*ë GJithësinë nuk mund të jetë në të njëjtën kohë(edhe *ështu edhe ashtu). Po ku ndryshon Sistemi Kapitalist nga Sistemi Demokratik? Në S.Kapitalist, Partitë funksionojnë si Parti"Politike", ndërsa në S.Demokratik ato funksionojnë si Organizata SHoqërore (jo politike). Në S. Kapitalist,Partitë hyjnë dhe PUSHTOJNË Institucionet Politike dhe të gjitha Institucionet e tjera të SHtetit, ndërsa në S.Demokratik nuk hyn asnjë Parti në *ëto Institucione. Sot ,Partitë vijnë në pushtet dhe Politikanët e tyre quhen Pushtetarë, ndërsa në S. Demokratik nuk ka as Parti në pushtet as Pushtetarë, por ka vetëm Institucione Politike të SHtetit dhe përfaqësues(shërbëtorë) të Pooullit në *ëto Institucione. Sot, në të gjithë botën nuk egziston asnjë Shtet Ligjor Demokratik, që të ketë identitetin e tij të plotë etë pa cënuar,sepse kudo egziston"SHteti Ligjor Partiak",që do të thotë;"Institucione SHtetërore të pushtuara nga Partitë". Vetëm ndarja e Partive nga SHteti, mund të bëjë të mundur kalimin e SHoqërisë, nga një Sistem SHoqëror Kapitalist apo Komunist (ku aktualisht është),në një Sistem të vërtetë Demokratik. *ëto dhe shumë argumente të tjera duhet ti mësojnë të gjithë SHqiptarët dhe nëpërmjet Popullit SHqiptar duhet ti mësojë e gjithë Bota. NJë Filozof GJerman ka thënë;"Një Kombi, një herë në jetë, mund ti vijë shanci të jetë në krye të të gjithë Kombeve të Botës". Ky shanc sot i ka ardhur Kombit SHqiptar. SHqiptarë; Mos e humbisni *ëtë shanc!!!
Do ti lejoja vehtes te beja nji Apel duke shpresuar qe mjamunt e te dy anve te kufijve te kuptojne ate , si ata shqiptare dhe ata (te paautorizuarit kosovare etj,jasht kufirit natyral) ,ti kursejne komentet e tyre prej idioti ,e te dijne te rrespektojne cdo integritet .
me vjen keq qe ne web-site-t shqiptare nuk ka nji Web-site vertet korrekt ku te diskutohet ne menyre te kulturuar (ashtu si ka ne gjithe Boten ) per probemet e vendit , ku te kursehej kjo performanc / opinionesh majmunash ,te cilet jane me shekuj larg cdo koncepti njeri .
Vendosni komentin tuaj