Rekord cmimesh dhe heshtje qeveritare
Çmimi i drithërave është ngritur kohët e fundit në të dy anët e Atlantikut. Madje, në Evropë ka kapur vlerën 272 Euro për ton. Vendet importuese po ndjekin me shqetësim këtë situatë, madje duke ndikuar “pa dashje” në mënyrë negative në përpjekjet e tyre për ruajtjen e rezervave, për të përballuar me sa më pak dhembje dhe një rritje të mëtejshme të çmimit të grurit apo të drithërave, në përgjithësi.
Moti i pafavorshëm, shoqëruar me thatësira të gjata ose përmbytje të shumta, në zona të rëndësishme të rritjes së drithërave si në Kanada, Evropë, Australi etj., ka ndikuar në uljen e konsiderueshme të prodhimit ...bujqësor, në krahasim me nivelin e parashikimit fillestar. Një gjë e tillë ka shkaktuar jo pak kufizime në rezerva, por dhe rritje frike e çmimesh. Por kjo nënkupton dhe çmime më të larta për bukën. Në një situatë të tillë është mjaft e mundshme që një rritje e çmimit të bukës të shkaktojë dhe një zinxhir rritjesh për mishin dhe ushqimet e tjera të konsumit ditor. Kështu p.sh., në Mbretërinë e Bashkuar, për grurin e përdorur në prodhimin e bukës çmimi ka kapur 200 euro për tonë, d.m.th. sa dyfishi i çmimit të një viti më parë. Ndërsa, në Shqipëri, krahas rritjes së konsiderueshme të çmimit të bukës ka filluar dhe veprimi i mekanizmit të “reaksioni zinxhir” dhe për prodhime të tjera ushqimore. Ka shumë mundësi që ky zinxhir shtrenjtësimi të përfshijë edhe çmimin e mishit, të produkteve të tij apo të prodhimeve të tjera blegtorale...
* * *
Veber (Larry Weber), duke analizuar këtë situatë kritike bujqësore, si faktor të parë të rritjes së çmimeve, është shprehur: “Nëse do të kemi përsëri, edhe vitin tjetër, të korra të këqija në lidhje me prodhimin e grurit apo, në përgjithësi, të drithërave, kjo që përjetojmë sot do të na duket si një piknik. Gjithçka mund të na dalë jashtë kontrollit”.
Dhe ai ka të drejtë, veçanërisht në nivel global, sepse ndërkohë konsumatori i nivelit të mesit në vende që përbëjnë gati gjysmën e popullsisë së rruzullit, si Kinë e Indi, po zhvendoset drejt një diete më tepër perëndimore, e cila “bazohet” në përdorimin e grurit. Dhe ky është faktor tjetër me ndikim në çmime.
Një faktor i tretë, jo pa peshë, është dhe zhvillimi e shtrirja në rritje e industrisë së bio-karburanteve. Lehtësitë qeveritare në Evropë e SHBA kanë krijuar një burim shtesë kërkese në konsumin e drithërave. Në një mënyrë apo tjetër, një situatë e tillë çmimesh të larta po favorizon aktualisht fermerët, duke mundësuar dhe rritjen e investimeve në makineri, në sistemin e vaditjes-drenazhimit etj., deri duke zgjeruar sipërfaqet e mbjella. Por a do të ketë kjo “pay back”-un e duhur, mbetet të pritet dhe të shihet...
* * *
Edhe pse javët e fundit u pa një lehtësim në tregun ndërkombëtar të drithërave, në krahasim me rekordet tepër të larta të fundit të shtatorit, ato megjithatë janë në mesatare 50-65% më të larta se një vit më parë. Kështu p.sh., në tetor, në SHBA gruri i fortë kushtonte në mesatare 352 dollarë për tonë, pra afro 100 dollarë për tonë më shumë nga niveli i fillimit të sezonit apo 60% më tepër se një vit më parë (siç shihet dhe në grafikët e figurës këtu pranë). Kjo është parë dhe në çmimet e eksportit, sidomos me vendosjen e kufizimeve sasiore (si Ukraina), deri ndalimin e eksportit e drithërave apo rritjen e tarifave të këtij lloj eksporti (p.sh., Rusia me 10%). Natyrisht, edhe me frikën e rritjes së çmimeve të tyre, brenda vendit.
Në këto kushte, mjaft vende të ndryshme, si p.sh. Pakistani, po mbështesin me para të buxhetit importimin e drithërave nga privatët, për të zvogëluar pasojat e çmimeve rekord të grurit brenda këtyre vendeve, apo për t’i mbajtur në kontroll çmimet e mallrave kryesore ushqimore. Apo vende të tjera, si p.sh. Bangladeshi, kanë ulur detyrimet tatimore me 5% për importin e drithërave, Maroku, në muajin gusht i pezulloi ato krejtësisht për një kohë të caktuar, ndërsa në Egjipt qeveria rriti subvencionin për bukën me afro 52%. Pra, siç shihet, në vende me të ardhura të ulëta për frymë apo me një pjesë të konsiderueshme të popullsisë nën kufirin jetik apo nën pragun e lejuar të varfërisë, janë marrë masa për të reduktuar ndikimin negativ të rritjes së çmimeve të grurit në mallrat e ndryshme ushqimore. Por, një preokupim i tillë shihet edhe në BE, ku në fillim të tetorit Komisioni Evropian propozoi një suspendim të përkohshëm të detyrimeve të importit për të gjithë drithërat, deri në qershor 2008 (ekuivalente kjo me një ulje prej 66.37 euro për tonë, për grurin e cilësisë së mesme ose të ulët)...
Po në Shqipëri çfarë masash lehtësuese janë marrë? Çfarë strategjie daljeje po parashikohet e përpunohet? A po studiohen të gjitha efektet negative e pasojat e tyre për sot dhe për nesër? Ose, akoma, apo planifikohen variante ndërhyrjeje qoftë të tipit të BE-së, qoftë të llojit të Pakistanit, Egjiptit, Bangladeshit, Marokut etj., apo dhe të rritjes së sipërfaqeve me të mbjella të tilla, si p.sh. në SHBA?
Në fakt, në horizont nuk shihet ose dëgjohet ende diçka, përveç heqjes prej vetes të “barrës qeveritare” apo hedhjes në eter të disa deklaratave, diku të zakonshme, diku të “brilantuara”, diku “ex cathedra”, por tepër larg shqetësimit të ditës së qytetarëve. Mesa duket edhe në këtë rast, ashtu si për energjinë elektrike, pritet ndërhyrja nga qielli. Më tepër, edhe sikur të duan, nuk dinë ç’të bëjnë! Pra, të priten me premtime të bollshme apo “lojëra” të tjera një mot më i përshtatshëm “bujqësor”, prodhime më të mira në korrjet e ardhshme dhe një ulje presioni për rritje çmimesh të drithërave në botë, për t’u pasqyruar edhe në Shqipëri. Si gjithmonë “kozmopolitë”, apo jo?!...
* * *
Dhe ka shanse e shpresë të ndodhë kështu: qielli apo Zoti të na ndihmojë si në këtë dimër për energjinë elektrike! Faktikisht, shumë ekspertë mendojnë se situata, në lidhje me drithërat, do të përmirësohet disi në muajt e ardhshëm, sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti. Pas korrjeve të pritshme më të mira apo riplanifikimit dhe pakësimit të rezervave shtetërore në vende të ndryshme, mendohet të arrihet tek një kuotim i çmimeve të grurit në vlera rrotull 250 dollarë për tonë. Dhe kjo nuk është pak. Por, për çdo rast, mund të thuhet se koha e artë e çmimeve të ulëta për grurin tashmë ka perënduar...

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj