Intervista e mjere e Rudina Xhunges
Kjo gazetare e talentuar i bëri një lëshim të pahijshëm një figure nga më të përbindshmet që kanë lënë hije mbi truallin shqiptar. Kuptohet, se traktativat për të intervistuar Nexhmije Hoxhën kanë qënë të ngatërruara. Këtë intervistë e kanë dashur të dy palët. Të dy palët kanë dashur që kjo të bëhej në vigjilje të 100 vjetorit të Hoxhës. Por biseda dhe marrëveshjet do të kenë qenë mjaft delikate, sepse Nexhmije Hoxha kish ndërmend të na lexonte, si gjithmonë, historinë kapakkuqe të Partisë së Punës, ndërsa Rudina Xhunga deshte që t’i shtonte kurrikulumit të vet një top-intervistë, me rrezikun që dhjetë vjetët janë pak që të harrohej, se të dyja patën thënë të njëjtat gjëra, me rastin e 90 vjetorit të diktatoritNexhmija duhej ta bindte Rudinën që ajo t’i vinte në shtëpi dhe këtu zonja Hoxha arriti fitoren e parë. Në studjon televizive, janë sjellë plot presidentë dhe ish presidentë, duke përfshirë edhe shokun e armëve të shoqes Hoxha, Ramiz Alinë. Por jo shoqja Hoxha!
Vejusha e madhe do të kërkonte, sidomos, që gazetarja e njohur ta lejonte atë që të shumëherë cilësuarave “kafshë shqiptare”, t’u shtronte edhe njëherë nëpër grazhdet katrore elektronike, silazhin që u ka pasë shtruar gjithmonë. Kjo do të ishte dhe fitorja e dytë dhe përfundimtarja për të venë e diktatorit.
Dhe kështu ndodhi.
Rudina Xhunga, në 90 minuta të mira, i ngriti topin dhe Nexhmia goditi e shënoi pikë në të tërë sektorët e fushës së kundërshtarëve të saj të shumtë.
Kushtet e zonjës Hoxha ishin poshtëruese dhe zonjusha Rudina Xhunga, për fat të keq, i pranoi. Rudina nuk e ktheu dot në gjyq intervistën e bashkëpunëtores kyç të kriminelit gjirokastrit, siç do ta deshin këtë pyetësor milionat e shqiptarëve, që, edhe pse të pakënaqur nga klasa e sotme politike, do të vazhdojnë edhe për shumë e shumë vite, ta quajnë çiftin Nexhmije dhe Enver Hoxha, shkaktarin të të gjithë të zezave të kombit shqiptar. Nuk e ktheu në gjyq, se nuk pat trokitur për atë punë në dyer të Hoxhatëve. Rudina i mungoi detyrës fisnike të gazetarit dhe nuk arriti parametrat e saj të njohura të gazetarisë. Ajo nuk shtroi dot përpara vejushës së diktatorit pyetjet e shumta që bluajnë brënda tyre, prej dekadash, shqiptarët. Dhe duke përvijuar në figuracionin volejbollistik, duhet thënë se gazetarja nuk i shfrytëzoi asnjëherë as edhe topat e panumërt, që i erdhën mrekullisht përmbi rrjetë, nga zonja e vjetër. Kështu mjerisht, Rudina nuk bëri asnjë pikë, dhe la të kuptohej hapur, se ajo kish shkuar atje që të mundej.
Rudina Xhunga ia shmangu Mëkatares së Madhe gjyqin dhe i lejoi asaj çeljen e kremtimeve publike të festës së përvjetorit.
Kjo rezultoi një intervistë e mjerë. Gjithçka u blua ishte një bisedë e turpshme.
Duke mos mëtuar aspak se unë do t’i përfaqësoj më mirë dhe siç duhet shqiptarët e shumtë, më lejoni të shtroj unë disa pyetje që duheshin bërë, e ta përshkruaj edhe një herë udhën nga shkoi Rudina.
Përgjigjet e zonjës Hoxha në këtë intervistën time do të jenë origjinale, e nuk do t’u heq apo shtoj atyre as presjen. Për fat të mirë besnikërinë e përgjigjeve mund ta dëshmojnë të gjitha gazetat e tri ditëve më parë.
Unë objekt kam vetëm palën tjetër e do të përpiqem të tregoj Rudinën që mungoi.
Edhe njëherë intervista
Rudina Që Mungoi: Zonja Hoxha, në fund të vitit ’90, kampi që kish marrë përsipër të ndërtonte socializmin u gremis. Po të kishit guximin të dilnit ato ditë nëpër rrugë, ju do të shihnit miliona shqiptarë të drobitur e të pa ushqyer. Një litër vaj për familje, në muaj! Një kilogram mish, gjatë atij muaji, katërqind gram djathë… A mundni, moj zonjë, të më tregoni në hartën e Evropës, një vend më të rënuar se Shqipëria, më të varfër, e më të gjunjëzuar, se ky i yni? Se po të gjendet edhe njëzë vend, më i prapambetur, më 16 tetor unë do t’ju bëj një telefonatë dhe t’ju uroj 100 vjetorin e burrit. E gjeni dot?
Nexhmija: Shiko, se ta kam thënë edhe në intervistën që më bëre në RTSh, me rastin e 90 vjetorit të Enverit… Se unë e di që përgjegjësia në fund të fundit bie edhe mbi të.
Rudina Që Mungoi: Bie edhe mbi të?! Pra ju thoni që edhe Enveri paska faj për këtë? Po më habisni! Zonja Hoxha është akuzë e rëndë kjo, në këtë atmosferë festive.
Nexhmija: Gabime janë bërë, por jo me keqdashje, janë bërë me mendim të mirë, S’ka diskutim. Por unë dua të them se këto gabime, sot, nuk po shihen në kuptimin e thellë të fjalës, nuk bëhet analizë e thellë sepse merren vetëm aspekte banale të tyre.
RQM: Aspekte banale… Përshembull banale është që njerëzit që janë pushkatuar apo kanë vdekur nën tortura, nuk dihet ku janë varrosur. Mendoni se kjo është bërë me qëllim të mirë? Që familjet ta hiqnin mendjen nga të vdekurit e tyre e t’i futeshin punës e të shikonin përpara, drejt të ardhmes së ndritur? Apo e gjithë kjo, kish për qëllim të mirë që vendi të mos jepte tejembanë përshtypjen e një varreze? Të lemë gjuhën e tërthortë: a nuk duhej që të kërkonit falje?
Nexhmija: Për faljen kam edhe unë mendimin tim. Falja mund të kërkohet për marrëdhënien që ka një person me një shok, apo me një tjetër, të cilit e ndjen që i ka bërë diçka. Por të kërkosh falje për faje që janë bërë nga një kolektiv, nga një sistem, kjo nuk bëhet. Ti, si një sistem tjetër, s'mund të më kërkosh mua që të kërkoj falje, aq më tepër kur më akuzon për faje, për një sistem tjetër. Unë jam i një sistemi tjetër.
RQM: Interesant! A mund të themi, psh, se ju i vinit faj më shumë sistemit të Ahmet Zogut, se Ahmet Zogut vetë? Sistemit të regjencës më shumë se regjentëve? Mos gabimisht janë pushkatuar nga ju, njerëz, për fajet e sistemit të tyre?
Nexhmija: Sistemet, vajzë, kanë qenë në garë, në luftë… Falja këtu nuk ka vend, këtu ka vend vetëm pagimi dhe ne kemi paguar. Nuk kërkohet dot falje se lufta e klasave është një fenomen që ka ekzistuar, po ekziston dhe do ekzistojë derisa të jenë klasat. Vazhdon kjo, vetëm se ndërron formë… Tani që është një pushtet tjetër, ajo po vazhdon përsëri. Dhe është më e egër! Edhe unë jam një viktimë e luftës së klasave.
RQM: Ju, zonja Nexhmije, nuk e dini se ç’është lufta e klasave! Atëhere nuk ju a kanë treguar. Shtresat e përmbysura ishin objekti kryesor i luftës së klasave. Sot, po të bëhet fjalë për shtresa dhe njerëz të përmbysur, më të përmbysur se zotëria juaj, nuk ka! Ju, kryezonjë e përmbysur, kaq të egër e quani luftën që ju bëhet, në mes të të mirave të kryeqytetit? Po si, moj, zonja Nexhmije, kishit tërë ata njerëz e nuk ju treguan për kamionat Skoda, që vinin pa gdhirë nëpër shtëpira e ngrinin familjet, fëmijë, pleq e plaka, lehona dhe bebe, i merrnin mbi karroceri në mes të acarit? E policët e armatosur që i shoqëronin hukitnin duart, të ngjeshur brenda në kabinën e kamionit. I dërgonin nëpër fushat e internimit këta fatkeqë të pafajshëm dyqind e treqind kilometra larg. E, paskëtaj, që të shkelnin nëpër qytete, duhej të merrnin leje të posaçme të policisë tuaj! Jo për të banuar, vetëm për ta shkelur! Punonin nëpër këneta vocërrakë e të moshuar. Tani, pa ju përmendur torturat, pushkatimet dhe varjet në litarë, me vetëm kaq pak sa ju përshkrova: më e egër se kaq është lufta e klasave që ushtrohet mbi ju?
Nexhmija: Unë kam bërë burg!
RQM: Burg dhe internim pat bërë dhe e shoqja e Mustafa Krujës. Burg bënë edhe shoqet e tua të ngushta, Belishova, Liri Gega... I dërgove në burg Fiqretit gazetarë francezë, që t’i bënin ndonjë intervistë, siç erdhën dhe të bënë ty?
Nexhmija: Jemi treguar kategorikë, çështë e vërteta. Kolektivisht. Qeveria ka bërë gabime. Ja, Surja Selfoja, tregtar gjirokastrit, njeri shumë i mirë, i kish ndihmuar familjen e Enverit, se njerëzit e tij, nuk kishin të ardhura. E paskëshin burgosur. Enveri mbeti shumë i habitur se si kishte mundësi një gjë e tillë. U interesua se ç'kishte bëri dhe iu tha se ishte përzier me deputetët, që ishin grupe të asaj kohe. Eshtë e vetmja herë që tha '’ma sillni këtu mua dosjen”. “Mos e keni torturuar?”, u tha, se ndoshta kishte parë ndonjë gjë në dosje. I thanë që jo. Enveri nuk mund të thoshte që, ky është i pafajshëm, vetëm se ishte shoku i tij.
RQM: Fanatik i parimeve ky, Enver Hoxha, apo jo? Se ka dhe 100 vjetorin, këto ditë…
Nexhmija: Nuk mund ta thoshte, sepse duhej të zbatoheshin ligjet. Si mund të ndërhynte ai në këto gjëra?! Dhe Koçi Xoxe atë kërkonte, që Enveri të thoshte jo dhe të dilte fjala që Enveri mbrojti tregtarin, pasi ai quhej armik i popullit, dhe i binte që Enveri të mbronte armikun e popullit. Tjetri ishte një doktor, që e quanin Enver Zazani, shok shumë i ngushtë i Enverit, që ishin njohur në Francë. Njeri jashtëzakonisht i mirë. Por edhe ai iku.
RQM: Iku?
Nexhmija: Bahri Omari, burri i motrës, që Enveri ka dashur më shumë…
RQM: Ah, kunati që e strehoi në shtëpinë e vet burrin tuaj, sa kohë ai ish në Tiranë, për ta mbajtur larg thonjëve të kuesturës italiane? Çfarë ndodhi dhe me zotin Omari? Iku dhe ai?
Nexhmija: Iku! Kur i pushkatuan kunatin, Enveri ishte kryeministër, nuk mund të ndërhynte, sepse fundja ai ishte i akuzuar me të tjerë. Koçi Xoxe e Bedri Spahiu kishin mundësi, por i qëndruan provokimit të tyre për Enverin.
Rudina Që Mungoi: Kishin mundësi?! Koçi me Bedriun ishin ministra dhe ata kishin mundësi të ndërhynin mbi drejtësinë! Kryeministri nuk kishte! O zot, si paskan qënë punët e parimeve tuaja! A nuk mendoni se historia duhet të rishikohet?
Nexhmija: Nëse do të flasim për rishikimin e historisë, historia është një gjë, që shkruhet dhe mbetet gjithmonë, ajo plotësohet me dokumente, e fakte të reja dhe në bazë të këtyre bëhen interpretime të reja…
RQM: Çfarë mbetet? Ju nuk keni lënë të mbetet! Unë shoh fotografitë e retushuara, njerëz të hequr nga fotografitë, luftëtarë, figura të Rilindjes, krerë të partisë tuaj, gjeneralë… Të gjithë të pushkatuar… dua të them, të retushuar!
Nexhmija: Eshtë e vërtetë që retushimi është përdorur dhe ka qenë, për mendimin tim, një budallallëk që vjen nga një pikëpamje injorante në këtë drejtim. E para, nuk është bërë me urdhër… shumë organizata dhe shoqata e bënin këtë.
RQM: Pupu, zonja Nexhmie, keni bërë shumë retushime! Ju vetë keni qënë drejtoreshë e fuqishme e propagandës. Në vitet e para retushuat nacionalistët pastaj njerëzit tuaj. Skuadrat e retushimeve punonin me tre turne. Ju urdhëronit zjarr dhe ata i kositnin, me retush. Historia është gjymtuar keqas!
Nexhmija: Le të thonë ç’të duan, Enver Hoxha nuk ka vrarë njeri. Ishte sistemi…
RQM: Ka vrarë, nuk ka vrarë, krimet e komunizmit tek ne, duket se nuk do të dënohen kurrë, megjithëse bota e kërkon.
Nexhmija: Për të mos folur pastaj kush i kërkon këtu, këto. Që ta kërkojnë të përndjekurit, kanë plotësisht të drejtë! Le të luftojnë se iu përket atyre. Por sot e pashë në gazetë se kush e kërkon: Ismail Kadare!
RQM: Më mahnitni kur ju, zonjë, mbështetni të përndjekurit! Po me Kadarenë, çfarë keni?
Nexhmija: Nuk dua të merrem me Ismail Kadarenë, nuk dua sepse pastaj nxjerr edhe të tjera.
RQM: Po unë, fatlumja, për ato “të tjerat” paguhem! Mirë që më dolët në shteg, zonja Hoxha! Të gjithë kolegët do të habiten po ta le të më shpëtojë kjo deklarata juaj! Le të flasim për “të tjerat”! Se unë e di që këtë intervistë do ta lexojë edhe shkrimtari. E shoh që e kyçët gojën, moj zonjë e shtëpisë. Mëkatë! Sa temë e bukur jeni ju, për Kadarenë! Po le ta lemë atë! Krimet e komunizmit nuk kanë si të fshihen, daç të flasin, daç të mos flasin njerëzit tek ne. Pasi u shfarosën kundërshtarët nga radhët e nacionalistëve, shpata u kthye nga tuajt. U vra Mehmeti, Fiqreti…
Nexhmia: I kam njohur shumë mirë të dy, si Fiqretin ashtu edhe Mehmetin, madje Fiqretin e kam njohur me shumë, pasi kemi qenë në shkollë, ajo ka qenë edhe jetime, konviktore, gjithë pushimet i bënte tek shtëpia ime, ishim komuniste në një grup... Por për mendimin tim, ajo ra viktimë e Dushan Mugoshës pasi ai e martoi me Mehmet Shehun.
Rudina Që Tmerrësisht Mungoi: Më falni, zonjë, nuk e kuptova, këtë. Si e martoi Dushani?! Njerëzit martohen vetë. Kjo e juaja, tingëllon si frazë intrigantësh, gjë që nuk është e vërtetë, pasi ju nuk duhet ta thoshit kurrë për një njeri të vdekur! Është një shoqe e vjetër shkolle, jetime, që pushimet i bënte tek shtëpia juaj!… Po të mos i kishim parasysh këto, do na dukej si një shprehje femrash rrugaçe, gjë që është në kundërshtim të plotë me thinjat, me rangun, me figurën tuaj pretendente për faqet e historisë së këtij vendi fatkeq. Më falni për reagimin tim të ashpër, e mos ma merrni për anësi. Unë po kështu do të reagoja edhe ndaj Fiqretit, po ta dëgjoja të thoshte për ju, që gjoja zonjërinë tuaj dhe Enverin, (që këto ditë ka 100 vjetorin!) ju martoi Miladini! Vazhdoni, ju lutem!
Nexhmija: Ndërsa për Mehmetin, ai bëri atë që bëri… Ata ishin të dashuruar me ne, ishin lidhje të sinqerta…
RQM: Dhe pasi ishin të dashuruar me ju, Enveri vrau Mehmetin!
Nexhmija: Ata që e vranë Mehmetin ishin Kadri Hazbiu me shokët e tij. Kjo e dërmoi fizikisht Enverin…
RQM: Oh, shoqja Nexhmije, tani nuk mundem më! Ca gjëra, nuk… nuk i kapërdij dot. Se kam edhe unë njerëz që më çmojnë, më duan, më paguajnë, më gjykojnë! Sipas jush, del që Enver Hoxhës së gjorë, ia vranë tërë ata që deshte dhe e deshën: burra motrash, komshinj, shokë shkolle, shokë lufte, shokë France… Kriminelët e ndyrë, Koçi, Bedriu, Kadri Azbiu, paskan bërë kërdinë, e paskan grirë të parin e tyre nga të katër anët!
Nexhmija: E vërteta do të dalë një ditë, por Enveri nuk ka lidhje.
RQM: Po ai ishte i pari vendit, moj zonjë! Edhe këta të sotmit nuk do të lejonin që në rrethin e tyre, njerzit t’u zhdukeshin kështu. Dhe nuk kam këtu parasysh vetëm Nanon dhe Berishën.
Nexhmija: Oh, këtë, të dytin, mos ma kujto!
RQM: Është folur se zoti Berisha ka qenë në grupin e mjekëve të burrit tuaj. Si qëndron e vërteta?
Nexhmija: Nuk ka qenë doktor i Enverit. Kur Enveri ishte sëmurë, u krijua grupi i mjekëve që do ta ndiqnin atë më nga afër. Hysni Kapo më dha mua emrat e këtyre mjekëve. Për Sali Berishën dija që punonte në klinikë vetëm se poshtë, në dosjen e tij, kishte një shënim që vjehrra e tij ka qenë e UDB-së. Dhe unë nuk e pranova.
RQM: Me vjehrrën në UDB, ju i dënonit njerëzit vetëm duke mos i lejuar ata në grupin e mjekëve?! Ju qofshi! Një tjetër në vendin tuaj, do t’i kish pushkatuar vjehrrën dhe pastaj dhëndrin nuk do ta lejonte as në parti e as sekretar në organizatën e tij! Nuk tingëllon pak si liberalizëm me okë ky i juaji?! Ju vetëm sa nuk e paski pranuar me mjekët e tjerë!
Nexhmija: Dhe ai bëri hakmarrje personale me mua dhe Enverin. Atë e zhvarrosi, mua më futi në burg për pesë vjet.
Rudina Që Deshi Të Mungonte: Berisha erdhi vetë në shtëpi dhe ju vuri prangat?! Rrëmbeu vetë kazmën dhe hapi varrin e Enverit?! Se ti kur vjen fjala te yt-shoq, thua që Enveri nuk burgosi e vrau njeri, e ata i vrau sistemi! Shikoni, se edhe juve mund t’ju ketë burgosur sistemi! Po të jetë se do t’i personalizojmë gjërat, atëhere Sali Berisha nuk hyn fare këtu. Unë po ju kujtoj, se jeni burgosur më 4 dhjetor ‘91 dhe në krye të shtetit, atëkohë, ishte miku juaj i vjetër, Ramiz Alia! Si nuk ju kujtohet juve kjo gjë?! Me tetëdhjetë e shtatë vjetët tuaj, ju mbani mend Pijaden e Kardelin, Dushanin e Merkelin! Dhe nuk mbani mend se kush ju burgosi?! Unë jam e bindur se ju i kujtoni të gjitha edhe çfarë keni bërë me burrin tuaj.
Nexhmija: Ah! Të them të drejtën, vazhdoj të jetoj me të. Vazhdoj të flas çdo ditë, çdo natë gjithë këto gjëra që unë përjetoj. E pyes, kam librat që ka shkruar…
RQM: Për të shkruar po, por a i ka lexuar? Dua të them, që janë pa numër librat që ka shkruar dhe ai moj zonjë, zor se i ka lexuar!
Nexhmija: Me to këshillohem, por ka gjëra, për të cilat në libra nuk gjej përgjigje dhe e kam të vështirë se ç'mund të mendonte Enveri për gjendjen që është krijuar tani.
RQM: Në fakt, zonja Hoxha, nuk keni përse të vini kujen! Ja, siç e shikon, po ju intervistojmë, libra botoni, nesër tërë gazetat do t’ju kenë në faqen e pare, megjithë akuzat që na bëjnë se, ne po ju ofrojmë ekranin dhe mikrofonin e se gjoja, ju vazhdoni të thoni marrëzirat që keni 50 vjet që i përsërisni! Unë flas disi açik me ju. Pyetje e fundit: në këtë 100 vjetor të lindjes të diktatorit, - që ju e thatë në fillim, që as doni t’ia dini fare se si e cilësojnë shqiptarët, - ndjeni ndonjë përgjegjësi?
Nexhmija: Ndjej si përgjegjësi të bëj çmos të bëhet një kthesë drejt arsyes, drejt vlerësimit objektiv, të rolit dhe vendit të Enverit në historinë e Shqipërisë. Kjo është shpresa ime e madhe.
Rudina Që Mungoi: E vetmja shpresë e juaja që përkon me ato të gjithë popullit! Të gjithë atë shpresë kanë: që objektivisht t’i jepet Enver Hoxhës, tamam, vendi që meriton në histori. Për fatin tonë të keq, nuk do t’ia arrini asaj dite, moj mostër! Se do të dëshpëroheshit shumë!
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Po ajo është skandaloze, pasi nuk thotë asnjëherë të vërtetën! - ky është një nga arsyetimet e bëra *ëto ditë. Po ç‘është ai shqiptar, që bëhet gati të ndjekë një intervistë të Nexhmije Hoxhës, dhe na jetoka me iluzionin se do të dëgjojë të vërtetën? Hoxha tha ato që pritej të thoshte. Ajo, ashtu si gjithë soji i saj, nuk di ç‘është introspeksioni e empathia, e kjo është arsyeja që në ligjërimin e tyre publik, ata nuk të zhgënjejnë kurrë; në rastin më të mirë, ky ligjërim është gjithë herën një litani e mërzitshme e monotone.
Më anë tjetë*, edhe Rudina Xhunga bëri punën e vet. Po, s‘do bënte keq të ishte më tonike e s‘do bënte gabim t‘i bënte një mbulim më të rreptë finteve, dhelpërive e gjuhës së njelmët të personazhit problematik, por në *ëtë kuptim të gjitha intervistat janë të diskutueshme. Ah, nëse ndokush priste që Rudina ta rrihte apo tërhiqte zvarrë Nexhmijen, duhet thënë që kjo nuk është punë pë* gazetarë.
Shumëkush *ëto ditë ka shtruar pyetjen: * është e udhës të intervistohet Nexhmije Hoxha? Nuk mendoj se duhet të kemi ndërdyshje në *ëtë mes. Mund të ketë personazhe të neveritshëm, por censurimi i tyre është një gjë edhe më e neveritshme. Përveç *ësaj, N. Hoxha, sado ta kemi zët apo të urrejmë, është një personazh i historisë sonë. Mund të ketë gazetarë që, pë* motive nga më të ndryshmet, profesionale apo jo profesionale, e refuzojnë apriori ngasjen apo shansin pë* të intervistuar një personazh të *ëtij lloji, por gazetarët e tjerë që nuk ia prishin *ësaj ngasjeje e që mirëpresin *ëtë shans, bëjnë një punë të lavdërueshme. Është e sigurtë që në rrethana të tilla do të ketë plot njerëz që trazohen e lëndohen, por është më e sigurtë akoma që pas nja pesëdhjetë vitesh, intervista të *ësaj natyre kanë një vlerë të pazëvendësueshme dokumentare. Dhe kjo vlerë dokumentare është më e madhe, kur personazhe të kallëpit të Nexhmije Hoxhës intervistohen në pleqëri të vonë apo në prag të vdekjes.
"Po ajo nuk tha gjë prej gjëje. Ku qëndron dëshmia në *ëtë mes?" - mund të thuhet. Po, është e vërtetë, ajo nuk tha ndonjë gjë të re, nuk hodhi ndonjë dritë tjetë* mbi atë që ka ngjarë, nuk tregoi se ka ndonjë brerje ndërgjegjeje e nuk bëri ndonjë mea culpa, por prapëseprapë, gjithë kuturisja e saj, përtej e pavarësisht pohimeve e qëndrimeve të mbajtura, është pa asnjë dyshim një dëshmi pë* historinë; është një dëshmi pë* historinë edhe look-u pleqëror (por i kuruar), edhe mendja dogmatike (por qiqë*), edhe e gjuha e hidhur (por shpuzë), edhe ftohtësia kriminale (por e programuar dhe e llogaritur) e *ësaj vejushe të pacipë. E *ështu, puna e Rudina Xhungës, jo vetëm është e përligjur, por është dhe e lavdërueshme.
E vetmja gjë e qortueshme në *ëtë histori ka të bëjë me faktin, që Nexhmije Hoxha është lënë e lirë të qëllojë e të lëndojë shumë*ënd me një timing fatal: ajo na e dha *ëtë shfaqje në prag të 100 vjetorit të lindjes së burrit të vet nam e gjëmë zi, duke synuar *ështu të përcjellë si pa dashje tek pjesa jo e latuar e publikut asosacjonin e një mjedisi përkujtimor apo - më keq akoma - festiv. Xhunga do kish bë*ë mirë ta evitonte *ëtë përkim, ndoshta të *ërkuar nga vetë e intervistuara. Po *ështu, Xhunga apo dhe të tjerë do të kishin bë*ë mirë, që pak më pas të organizonin ndonjë debat mbi *ëtë intervistë. Nuk ka asnjë arsye pë* të censuruar personazhe të *ëtij kallëpi, por nuk ka gjithashtu asnjë arsye që "të vërtetat" e saj të mos i nënshtrohen filtrit të debatit publik.
***
Pjesë e reagimit të fortë anti-Nexhmije u bë dhe një protestë, që një komision i Etikës gazetareske, i ka dërguar KKRT-së. Në *ëtë protestë, të nënshkruar nga F. Lubonja, *.Lani e B.Hoxha, ngrihej zëri kundë* shkujdesjes e dashamirësisë, me të cilën trajtohen ngjarje e personazhe të diktaturës komuniste në mass-media-n shqiptare. Nuk ka diskutim, që shqetësimi i tyre është me vend. Gazetat tona janë të dominuara nga një kureshtje e shpifur voyeur-iste ndaj bëmave e njerëzve të diktaturës.
Ka dy gjëra që e zhvleftësojnë *ëtë protestë, megjithatë. Së pari, motivi që e polli *ëtë protestë, edhe pse nuk thuhet, është intervista e Nexhmije Hoxhës. E në *ëtë kuptim, duket sikur janë bë*ë pjesë e asaj histerisë kolektive që lindi në shtypin shqiptar, e që synonte të shprehte mospajtimin me të drejtën e Nexhmije Hoxhës pë* t‘u shprehur. Së dyti, letra ishte adresuar tek KKRT-ja. Ç‘ka *ëtu që nuk shkon? Në fakt, formalisht gjithçka është ok. KKRT-ja ka tagrin dhe instrumentat pë* të ndërhyrë lidhur me *ëtë çështje. Por - *ëtu është radha e një por-i të *ëndësishëm - përpara se të qahemi tek KKRT-ja pë* çikërrima të *ësaj natyre, ne duhet të qahemi pë* KKRT-në pë* gjëra shumë më të *ëndësishme. Thënë me fjalë të tjera, përpara se të na revoltojë një intervistë e Nexhmije Hoxhës, alias eksponente e regjimit komunist, ne duhet të na revoltojnë strukturat e mendësitë komuniste, të cilat kontrollojnë e komandojnë institucionet e qeverisjen.
Ja, unë po pyes: Ç‘është më revoltuese në kohët që po jetojmë, intervista e Nexhimje Hoxhës apo fakti që TVSH-ja vijon të jetë si televizioni i burrit të Nexhmijes në kohë të tjera? Ç‘është më revoltuese, të shohësh njëherë në dhjetë vjet Nexhmije Hoxhën tek jep një intervistë, apo të shohësh çdo ditë lajme që fillojnë me Saliun e që mbarojnë me Jozefinën? Ç‘është më revoltuese, të shohësh Nexhmijen që intervistohet në shtëpinë e vet nga një televizion privat, apo të shohësh kryeministrin shqiptar, që bën spote propagandistike me paratë e Lubonjës, Lanit e Hoxhës në televizionin publik? Cili komunizëm duhet të na trembë më shumë, ai i Nexhmije Hoxhës, i cili tanimë është arkivuar, apo komunizmi i Sali Berishës, i cili është më i frikshëm se kurrë falë edhe disa strukturave institucionale të zgjedhura e të kontrolluara prej tij. Një nga *ëto është dhe KKRT-ja, ku qahen tre kolegët e mi.
Me *ëtë rast, mora vesh një prej gjërave që më ndan nga *ëta kolegë: ata qahen tek KKRT-ja pë* Nexhmije Hoxhën, ndërsa unë nuk di ku të qahem pë* *ëtë KKRT.
Vendosni komentin tuaj