Zhdukja e “skraparllinjve†dhe shpëtimi i “grekëveâ€
Deputetja Valentina e dha kumtin e PS-së: “Sistem zgjedhor me 12 rajone” (SZ12R). Shpejtoi kryeministri “kundërshtar” Berisha, ta pranojë propozimin e PS-së. Të dyja, edhe PS-ja edhe PD-ja, u janë vënë t’i zhdukin “skraparllinjtë”. Me “skraparllinj” këtu kemi parasysh jo vetëm ata të elektoratit të LSI-së (Lidhja socialiste për Integrim), që kështu i quante Fatos Nano, por edhe të gjithë shqiptarët që nuk janë me Berishën dhe Nanon (nuk është se ngatërruam me Ramën, por e lamë, që ta shohim një herë të mbyllë një palë zgjedhje). Kurse ata që ky SZ12R i shpëton pa lagur fare, janë “grekët”, jo vetëm shqiptarët me kombësi greke, por edhe të gjithë minoritetet ku janë e ku s’janë, që votojnë për PBDNj etj.—duket proponentët (përkrahësit) e SZ12R, e kanë merak (apo mbase e kanë dhe porosi?!) t’i shpëtojnë.
Një llogaritje e shpejtë për SZ12R: ta ndash Shqipërinë në 12 rajone zgjedhore, do të thotë që mesatarisht në një rajon të zgjidhen 11,7 deputetë (kaq del nga pjesëtimi i 140 deputetëve gjithsej, me 12 rajonet), dhe pragu elektoral efektiv të jetë 8, 6% (kaq del nga pjesëtimi i 100% të votave, me 11,7 deputetë në rajon).
Zhdukja e gjithë të tjerëve, përveç dy të mëdhenjve
Do t’ju provojmë se SZ12R synon të zhdukë nga Kuvendi, çdo parti që merr në zgjedhje, mesatarisht më pak se 8,6% të votave (pragu elektoral efektiv), konkretisht LSI-në.
Në votimet e fundit, ato të korrikut të vitit 2005, kaluan pragun elektoral ligjor (2,5% për partitë, dhe 4% për koalicionet), vetëm dy parti të vogla, LSI-ja dhe PBDNj-ja (nuk po merremi me partitë e vogla brenda koalicioneve të megadushkut, ato brenda dy partive të mëdha, PD e PS). LSI mori rreth 8,4% të votave të vlefshme gjithsej, kurse PBDNj-ja, vetëm 4,1%. Të analizojmë se çdo të ndodhë me këto dy parti në zgjedhjet e ardhme, duke supozuar se elektorati i tyre nuk do të ndryshojë, dhe se do të zbatohet SZ12R.
LSI, me 8,4% të votave, i bie të mos marrë mesatarisht asnjë deputet. Kjo parti është e shtrirë pothuaj në mënyrë uniforme në të gjithë vendin. Natyrisht që mbase edhe merr ndonjë deputet, në ndonjë rajon që qëllon se ka përqendrim të zgjedhësve të LSI-së, mbi mesataren, por ky rast do të jetë thjesht një përjashtim. E kjo parti nuk flet për përjashtime me një deputet, por mëton, sipas Kushtetutës së sotme, të marrë së paku 12 deputetë, me ato 8,4% të votave.
Besojmë se ju kemi mbushur mendjen që vërtetë ky SZ12R, synon të zhdukë LSI-në, por edhe çdo parti tjetër me nën 8,6 % të elektoratit. Për PBDNj-në, do të flasim në vijim
Shpëtimi i pbdnj-së
PBDNj-ja, është një parti për të cilën voton kryesisht minoriteti me kombësi greke. Natyrisht që ka edhe minoritete të tjera e votues që votojnë për të, që nuk janë me kombësi greke. Me intuitë, pa i hyrë analizave të hollësishme, po themi se së paku 3,8% e votuesve të PBDNj-së, janë nga një rajon, nga zona e minoritetit, nga Jug-Perëndimi i Shqipërisë. Ky përqendrim i tyre në një rajon, është dhe “shpëtimi” i tyre, sepse me SZ12R, ata mund të marrin në atë rajon, pothuaj po aq deputetë sa do të merrnin me SZ gjithëshqiptar, si proporcionali jorajonal, apo proporcionali i personalizuar. Ja më në hollësi.
Në “rajonin e minoritetit”, do të qëllojë të jetë rreth 8, 3 % e zgjedhësve të Shqipërisë (kjo nga pjesëtimi i 100% në gjithë Shqipërinë, me 12 zona). Nga këta zgjedhës, janë “3,8%” të PBDNj-së, pra PBDNj-ja, i bie mesatarisht të ketë në rajonin e minoritetit, rreth 45,6% të votave të rajonit (kaq është 3.8 në 8,3). Me 45,6% të votave, PBDNj-ja mund të marrë rreth 5 deputetë (kaq i bie 45,6% e 11,7 deputetëve që ka mesatarisht rajoni).
Ideatorët e SZ12R, e kanë pasur mirë parasysh që të mos e dëmtojnë, të mos e prekin me pupël, partinë më të vogël të Kuvendit, PBDNj-në. Sa thamë janë mesatarizime, e në praktikë mund t’i bjerë zona e minoritetit me më pakë, apo më shumë deputetë a zgjedhës, dhe situata shmanget nga kjo që llogaritëm ne duke i rënë thjeshtë. Por ajo që mbetet e sigurt, është se me SZ12R, “PBDNj-ja del si fëmija i njerkës”. (Kujtojmë se në SZ jorajonal, apo dhe me sistemin proporcional të personalizuar, me 4,1 % të votave, ajo, PBDNj-ja, do të merrte po 5-6 deputetë).
Konkluzione
Po bëjmë një përkufizim të hiles, apo mashtrimit me SZ. Quhet hile apo mashtrim, kur publikut nuk i tregon pasojat që mund të sjellë SZ12R, por përqendrohesh në diskutime anësore Pra, ne na duket si mashtrim kjo puna që nuk po diskutohet sa duhet, për pasojat e SZ12R: të diskutohen të gjitha, e kështu dihet ç’është, dhe zhduket mashtrimi.
Ky SZ12R duhet të kuptohet mirë nga shqiptarët, e pastaj ata mund të gjykojnë edhe për lëvizjet e politikanëve. P.sh., shihni që disa politikanë të partive të vogla po tërhiqen, e po mundohen të gjejnë strofka në dy partitë e mëdha: na duket se thjeshtë po duan të gjejnë një vend deputeti, dhe nuk e kanë lënë fare vrapin, të promovojnë “idetë e tyre elitare”, apo “të pakicës”. E pra, partitë e tyre, me SZ12R, po nuk qenë mbi “8,6% të mëdhenj”, nuk do të kenë vend në Kuvendin “rajonal”.
Nuk dimë të ketë ndonjë shtet në tranzicion, përveç atyre fashiste dhe komuniste, ku të ketë një shtypje më të madhe të mendimit të pakicës, sesa do të ketë në Shqipërinë tonë të dashur, me këtë SZ12R: e pra, e drejta e pakicës, është pjesë e pandarë e Lirisë dhe Demokracisë, sidomos kur partitë e mëdha qelben nga mungesat e brendshme të Lirisë dhe Demokracisë, si këto dy tonat.

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj