Kosovën, antikomunistët ia kthyen shqiptarëve
Kosova tashmë ka disa ditë e pavarur e njohur, e njohur praktikisht nga e gjithë botapërparimtare. Një gëzim i madh për shqiptarët kudo ku janë. Ditët kalojnë, dhe vendin e gëzimitpo e zë meraku për të ardhmen. E pra, për të ardhmen duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara.Pjesa më e errët e së kaluarës, rezulton periudha e komunizmit. Ai dhe sot përpiqet të na bëjëkeq, pavarësisht se duket se ka vdekur. Komunizmi mundohet të jetë në tavë, sidomos nëKosovë. Shihen falsifikimet e historisë, në futjen me “lezet” të idesë së çmendur se përpavarësinë e Kosovës, qenkan përpjekur prej vitesh edhe ata, enveristët. E pra Kosova, gjatë 100vjetëve, i është kthyer dy herë shqiptarëve, nga antikomunistë të betuar, dhe një herë i ështëdhënë serbëve, nga komunistët.
KOSOVA NËN SERBËT GJATË VITEVE 1913-1941
Gjatë fundit të shekullit të XIX, serbët arritën të bëjnë një kufizim të territorit të Kosovës,duke zhdukur popullsinë shqiptare nga pjesë të tëra të saj. Kështu p.sh., në zonën e Nishit,Leskovacit e Kurshumlisë, në vitin 1879 (fill pas Kongresit të Berlinit) kishte afër një milionshqiptarë, dhe në prag të luftës së dytë botërore, nuk kishin mbetur veçse disa mijëra shqiptarë.Kjo zonë sot nuk është më brenda kufijve të Kosovës.Absurdi i historisë qe se pikërisht kosovarët, që kishin kontribuar aq shumë në krijimin eshtetit shqiptar të pavarur, sidomos që nga 1878 e deri në vitin 1912, u lanë jashtë Shqipërisë,nën zgjedhën e serbëve. Territori që ka sot Kosova, hyri nën varësinë e serbëve nga viti 1913.Kosova kaloi praktikisht në duar të shqiptarëve, nga antikomunistët (pavarësisht se ishinfashistë, pra një e keqe tjetër!), në prill të vitit 1941. Kosova kishte parë tmerr nga serbët, gjatë28 vjetëve para vitit 1941: vrasje; grabitje të pronës, të qindra mijëra hektarëve tokë, dhe ndarje etyre në mbi 60 mijë familjeve kolonësh jo shqiptarë, serbë etj.; shpërngulje e mbi 300 mijëvetave shqiptarë, jashtë Kosovës e jashtë Maqedonisë perëndimore etj. . Edhe në prillin e vitit1941, para se të dorëzoheshin tek gjermanët dhe italianët, ushtria serbe vrau me qindra ushtarëshqiptarë të mobilizuar në atë ushtri.
KOSOVA E PAVARUR NGA SERBET, GJATË VITEVE 1941-44
Për Kosovën ishin vite të pavarësisë nga serbët, vitet 1941-44. Për kosovarët, Italiafashiste, apo Gjermania naziste, ishin një e keqe kalimtare, sepse me mbarimin e luftës, ato do tëshkonin në shtëpi të vet, dhe Kosova do të mbetesh krejt e shqiptarëve.Nuk ka vend në këtë shkrim, për të analizuar Kosovën e periudhës 1941-44. Vetëm pokujtojmë dy-tri fakte, që pastaj politikanët të thellohen më tej. Në atë kohë u rihapën shkollashqipe kudo në Kosovë (serbët i kishin mbyllur pothuaj të gjitha), u vendos administratashqiptare me gjuhën shqipe, shkuan arsimtarë e zyrtarë nga Shqipëria në Kosovë etj.
KOSOVA PRAPË NËN SERBËT, GJATË VITEVE 1945-1999
Kosova iu dha serbëve, sepse kështu i leverdiste Enver Hoxhës me gjithë lukuninë e tij,në vitin 1945. E jo vetëm kaq, por gjatë viteve 1945-6, në Kosovë u vranë me dhjetëra mijërashqiptarë nga serbët, me ndihmën e ngushtë të komunistëve nga Shqipëria. Brigadat partizanenga Shqipëria, çarmatosën në mirëbesim patriotët kosovarë, që serbët nuk i mposhtnin dot. Pastaj po këto brigada partizane nga Shqipëria, patriotët kosovarë që çarmatosën, ua lanë në dorëserbëve, që t’i vrisnin dhe t’i masakronin sipas qejfit.Partizanët nga Shqipëria, e dinin mirë se po i tradhtonin kosovarët: është përrallë aishpjegimi me “naivitetin idiot” të partizanëve, se gjoja nuk ua paska marrë mendja se “miqtë etyre serbë”, do t’i vrisnin e masakronin bashkëkombësit e tyre që ata ua çarmatosën. Jo, nukishin “naivë” partizanët tanë: bile dihet se një pjesë e kosovarëve që u pushkatuan nga serbët,ishin dërguar të lidhur që nga Shqipëria, me urdhër direkt të “baca” Enverit dhe të tijve.Që të kuptohet se “shitja e Kosovës” ishte e vetëdijshme, dhe se çdo gjë bëhej me urdhërtë Enver Hoxhës, mjaftojnë të kujtohen ca qëndrime konkrete të tij. Kështu, në Konferencën ePaqes në Paris (gusht 1946), Enveri deklaronte: "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë,Jugosllavisë" (le ta mbajnë Kosovën-sh.i.).Në dhjetor të vitit 1946, në plenumin ejashtëzakonshëm të KQP (Komiteti Qendror i Partisë), po ai: "A është në interesin tonë që ne takërkojmë Kosovën?! [...] Kjo nuk është punë progresive për t'u bërë [...] përkundrazi ne duhet tëbëjmë që të sigurojmë që kosovarët të vëllazërohen me jugosllavët". Atij dhe të tijve u leverdistet’ia jepnin Kosovën Titos me të tijtë, sepse kështu siguronin kolltukët e pushtetit. Bile do tajepnin të gjithë Shqipërinë, nëse do t’u duhej për të ruajtur pushtetin e tyre. Ishin luftërat klanorebrenda komunisteve (Stalin-Tito), që e shpëtuan Shqipërinë nga serbët, që nuk u bë pjesë eJugosllavisë, si “republika e shtatë” e saj.Serbët komunistë bënë përpjekje për vrasjen e shqiptarizmës, që është pastrimi etnik më irrezikshëm. Kjo vrasje e shpirtit dhe mendjes shqiptare, u bë e stërholluar dhe e vazhdueshme,deri nga 1980 (35 vjet me radhë). Kosovarëve iu bë një lavazh truri që nuk është se ishte parezultat. Në shtëpitë e tyre filluan të vendosen fotografitë e Titos, e kryekomunistit të serbëve.Në Shqipëri bëhej një lavazh truri për të zhdukur Kosovën nga tradita kombëtare.Komunizmi filloi të mbjellë urrejtje në Shqipëri kundër kosovarëve, saqë rinia e viteve 50-60,shihte tek kosovarët “kriminelët bashkëpunëtorë të nazistëve”. Deri dhe figurat kosovare tërilindjes kombëtare, si Hasan Prishtina etj., u mbajtën fshehur nga historiografia komuniste, deringa fillimi i viteve ’60.Pastaj, kosovarët u shfrytëzuan si mish për top për të ruajtur kolltukët e enveristëve, nga“brenda tokës jugosllave”. Filloi të futet përdhunisht edhe fotografia e Enverit në shtëpitë ekosovarëve. Dhuna ishte psikike. Vërshuan nga Tirana për në Prishtinë, skalione të tërashkrimtarësh, artistësh, profesorësh etj. Pas fasadës së kulturës, universitetit, bëhej futja“klandestine” e veprave të Enverit, e literaturës komuniste, që shërbente për të krijuar idenë se“Enveri vdes për Kosovën”. E gjithë një makinë propagandistike gjigante i shërbente mbjelljessë kësaj gënjeshtre.Ndërkohë bëheshin edhe krime direkt: funksiononte marrëveshja Shqipëri-Jugosllavi, ekthimit të të arratisurve. Titistët i kthenin në Shqipëri shqiptarët, dhe enveristët i pushkatonin;enveristët i kthenin në Jugosllavi, kosovarë e serbë, e titistët i rrasnin në burgje. E pastaj, të dypalët e hapnin lajmin, qëllimisht që të mbillej frikë.Titon e zëvendësoi një i çmendur, Millosheviçi, i cili me egërsinë e tij, i zgjoi kosovarëtnga dremitja titiste. Pas vitit 1980, rifilloi përpjekja e tyre e madhe, për t’u shkëputur nga serbët.Dolën udhëheqësit legjendarë të Kosovës, si Rugova me të tijtë, Thaçi e të tjerët e UÇK-së, që eudhëhoqën popullin në një rezistencë e luftë legjendare për liri, për pavarësi. Ishte pikërishtshtypja dhe genocidi i Millosheviçit me komunistët e tjerë të tij, që përcaktoi shkatërrimin e tij,duke e bërë Kosovën të pavarur.
KOSOVA PRAPË E PAVARUR NGA SERBËT, VIT 1999 E PRAPA
Kosova u çlirua nga amerikanët në veçanti, dhe nga Perëndimi në përgjithësi. Ishinamerikanët, italianët, anglezët, gjermanët, francezët etj., të gjithë antikomunistë të betuar, qëbombarduan e shkatërruan ushtrinë dhe shtetin e Millosheviçit. Kosovën ia kthyen shqiptarëveantikomunistët.Uria enveriste për protagonizëm në pavarësinë e Kosovës, u shfaq deri në pështirosje,këto ditë të festimeve të pavarësisë. Masmedia u thye nga një shumicë shqiptarësh që kanëdamkën e pashlyer të hierarkëve të komunizmit. Shumë nga ata, sot janë kamufluar siantikomunistë. Nuk e kemi fjalën vetëm për të bijtë dhe nipat e hierarkëve komunistë shqiptarë,që këto 17 vjet nuk kanë reshtur rrezatimin e enverizmit, sidomos në Kosovë; nuk e kemi fjalënas vetëm për anëtarët e dikurshëm të hierarkisë komuniste, që sot mbajnë fjalime e japinintervista për Kosovën, kur kanë vepra, të shkruara vetëm pak vite para, ku himnizojnë tradhtarine Kosovës; nuk e kemi fjalën as vetëm për ata kosovarë që qenkan përshkuar nëpër shtëpinë etradhtarit (Enverit), para se të shkonin në UÇK-në (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) që luftonte përKosovën. E kemi fjalën për të gjithë këta së bashku, që përfaqësojnë “velin tonë komunist tësotëm”.Çdo kosovar duhet tashmë ta dijë mirë, se nuk mund të rrinë bashkë Kosova e pavarur,me enverizmin, aq më tepër tani që miqtë tanë të deklaruar, janë të gjithë antikomunistë.Edhe serbët duhet të kuptojnë se zgjidhja më e mirë për bashkëjetesën e tyre me të tjerëtnë këtë botë, është kjo që “u kry”: pakicat serbe në Kosovë, të ecin së bashku me shqiptarët drejtlirisë që vjen nga Perëndimi. E kaluara nuk duhet harruar, që gabimet mos të përsëriten.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (6 vendosur):
Per inat te Enverit Bashkimi vete dhe fle me mullixhine. Kosoven o Bashkim nuk e cliruan asnjehere fashistet. E para, Ata e pushtuan Kosoven sic pushtuan edhe Shqiperine dhe po qe se nuk do te ishte lufta e partizaneve shqiptare te udhehequr nga komunistet qe e renditen Shqiperine ne aleance me fuqite fituese te luftes dhe perparimtare e demokratike te kohes sic jane edeh cliruesit e sotem te Kosoves SHBA, Angli, France etj. Kete mor Bashkim nuk ishin ne krahun e fashisteve por te partizaneve.
E dyta eshte se Baci thote se Italia do te ikte: ku do te vinte mor Bashkim? Per Italine nuk kishte as Shqiperi dhe jo me Koosve. Italia beri bashkimin e Shqiperise me Italine, Shqiperia u zhduk nga lista e kombeve te pavarura,kurora e Skenderbeut iu dorezua mbretit te Italise,dhe filloi kolonizimi i Shqiperise dhe ckombetarizimi i saj ne nje politike te qarte asimilimi italian. ( Nese u hapen disda shkolla shqipe ne Kosove, ato u hapen per te perballuar luften clirimtare ne Jugosllavi dhe Shqiperi, se nderkohe u fut italishtja me detyrim me teper se shqipja ne Shqiperi dhe gjetke. Italianet nuk ishin kalimtare Bashkim dhe nuk do te iknin gjekundi pas luftes nese do ta kishin fituar luften ata.
E treta, edhe Gjermanet kur zune vendin e italianeve ne Shqiperi Kosove, por dhe ne Italine e kapitulluar Mitrovicen e lane jashte per ta mbajtur mire edhe me udbashet serbe e kroate te cilet ishin po aq aleate me fashistet sa edhe fashistet shqiptare dhe qe kishin marre po te njejtat garanci qe Kosova do te mbetej nen serbi.
E katerta: kush i ka thene Bashkimit qe vendet e demokracive te sotme perendimore jane antikomuniste te terbuar? Ne Itali presidenti eshte komunist i betuar dhe Italia eshte nje nga vendet e para qe njohu pavaresine e Kosoves. Po keshtu edhe ne France, veret prsidenti eshte i djathte por e majta socialsite dhe komunistet jane gjysma e parlamentit
Etj kush merret me gjate.
Bashkimi duhet te dije mire se nuk ka lume qe ta laje tradhtine e bashkepunetoreve te fashisteve italiane dhe te nazisteve gjermane. Kosova eshte nje prove me teper e tradhtise se tyre duke filluar qe nga Zogu qe erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve dhe qe u fali atyre Vermoshin dhe Shen Naumin.
Bashkimi duhet te dije se ishin partiuzanet shqiptare qe nuk lane qe Shqiperia te renditej ne vendet bashkepunetore te batakut fashist dhe te copetohej nga fuqite fituese te luftes por u renditen fitues krahas SHBA, Rusise dhe Anglise.
Edhe keta qe bene luftenm e sotme Bashkim dhe cliruan Kosoven bashke me NATO-n nuk isgin as komuniste dhe as antikomuniste. Por si keta si partizanet shqiptare ishin patriote qe luftonin kunder kuislingeve te Beogradit dhe kunder Beogradit krahas aletave tane te njejte si ne kohen e luftes se dyte
Eh mos zoti Kopliku. Lexo pak para se te shkruash!
,,shume merre veshe ne histori
More amak po ja futshe paushalle.
Jo Shalli yte naj pruni...
Po kali kane...
Vendosni komentin tuaj