Shpërndarja e drejtë e pasurisë shtetërore
U mbushën 17 vjet që e kemi nisur denacionalizimin, pra privatizimin dhe kthimin e pronave, dhe akoma nuk kemi mbaruar punë. Tani po dëgjojmë se po përgatitet pabesia e radhës: sekuestrimi i tokës që u është dhënë punonjëseve të fermave, pikërisht pjesës më të vuajtur, pas atyre që u burgosën, të qytetarëve shqiptarë të periudhës komuniste Ia vlen të rikujtojmë doktrinën mbi bazën e të cilës PD-ja pati ndërtuar ligjet që qenë në themel të denacionalizimit të pasurive të shtetit shqiptar në gjysmën e parë të viteve ’90, doktrinë që bëri që PD-ja të kishte votën plebishitare të vitit 1992, votë e pavjedhur!
Shteti si një kompani me aksionarë të gjithë shqiptarët
Analogjia e shtetit komunist shqiptar, me një kompani, ka qenë bazë e doktrinës sipas së cilës u bënë ligjet e shpërndarjes së pronës së shtetit. Këtu me kompani kuptohet një shoqëri tregtare e tipit SHA (shoqëri aksionare). Pra, shteti komunist shqiptar, në vitin 1991, u imagjinua si një kompani që po e quajmë kompania SHK (e shtetit komunist). Aksionarët (ortakët, bashkëpronarët) e kompanisë SHK, janë të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në Shqipëri, gjatë periudhës së regjimit komunist, nga 1945 deri në 1991. Kjo analogji na lejon të përdorim principet e njohura botërisht të trajtimit të pronës së kompanive.
Disa shtete të tjera (si Hungaria, Çekia etj.) kanë bërë analogji me një sipërmarrje pronarësh që kanë bashkuar provizorisht përpjekjet e tyre, por jo pronat e tyre. Kjo analogji mund të bëhesh në rastin e tyre, mbasi qytetarët e atyre shteteve të kishin arritur që pronat e tyre t’i kishin mbajtur pjesërisht në pronësi private, ose të identifikuara qartë dhe të lidhura ngushtë, qoftë faktikisht, qoftë së paku emocionalisht, pothuaj përgjatë të gjithë periudhës së tyre komuniste. Kjo analogji nuk shkonte për rastin tonë.
Në Shqipëri, ne lejuam një variant shumë të egër të komunizmit, të shoqëruar me një “harresë” totale të pronës private. Prandaj, ne pak mund të përdornim analogji me shtetin komunist si sipërmarrje pronarësh të veçantë privatë, dhe prandaj analogjia mbizotëruese dhe më e përshtatshmja ishte kompania. Ne shqiptarët kishim lejuar komunizmin të shtetëzonte (nacionalizonte) çdo gjë e që fare herët: bëmë kolektivizim e shtetëzim deri edhe të pulave të oborrit të fshatarit; kishim një “harrim” të marrjes me pronën, të pronarëve të vjetër, deri dhe në “falje vullnetare” të pronës; kishim arshiva të mangëta të pronësisë; kishim një zyrtar tejet të korruptuar dhe të paaftë, saqë dublimet e pronave e bënë Shqipërinë “trefishin e asaj që është”; kishim arritur në degjenerime të tilla morale, sa dhe të lejonim që komunizmi të na shkatërronte edhe fetë tona me gjithë institucionet e tyre. E thënë më shkurt, ne shqiptarët me Enverin në krye, kishim ndjekur pronën private, shumë më pak se pronarët e vendeve të tjera: ne ishim më të ngjashëm në këtë gjë, me rusët me Stalinin e tyre, bile dhe ua kaluam për të keqe, pas vitit 1961.
Për të kuptuar sesa kontribut ka çdo shqiptar në pasurinë që kishte shteti në vitin 1991, kur filloi denacionalizimi i tij, le t’i drejtohemi analogjisë me kompaninë. Një kompani formohet mbi bazën e kontributit të secilit nga aksionarët e saj. Kontributet janë të formave më të ndryshme, qoftë në lekë, qoftë dhe në natyrë, në tokë, shtëpi etj. Pas marrjes së kontributit nga kompania, ai, kontributi shkrihet me të gjithë pasurinë e kompanisë, pra nuk ruhet identiteti i tij “kjo tokë është e filanit”, “apo kjo bizhuteri e filanit”. Ajo që ruhet dhe shënohet, është vetëm vlera e kontributit në momentin e futjes në kompani: “filani dha kaq pare kontribut”: çdo kontribut transformohet në një vlerë në para. P.sh., kompania më e thjeshtë do të ishte ajo në mes Pashku (ish-pronari), Fuati (ish-punonjësi i fermës) dhe Bertit (ish-të burgosurit). E zëmë se këta kontribuuan përkatësisht si vijon, i pari me tokë me vlerë 10 milionë pare; i dyti me pjesë të pagës së mbajtur gjatë gjithë jetës nga kompania, dhe kjo e zëmë me vlerë 10 milionë; i treti me pagën që për një periudhë i mbajti pothuaj tërësisht nga kompania, edhe kjo me vlerë 10 milionë: pra të tre njësoj, e gjithsej 30 milionë pare. Do t’i kthehemi më poshtë këtij shembulli.
Kompania SHK u krijua që në vitin 1945, me dhunë dhe me mashtrime. Shteti komunist i detyroi me dhunë aksionarët e saj, popullin shqiptar, të japin kontributin për krijimin e saj. Kështu shteti sekuestroi para, bizhuteri, fabrika private, shtëpia, troje, tokë bujqësore etj. Gjithashtu, shteti u mbante një pjesë të pagës shqiptarëve që punonin për të. U jepte një pagesë qesharake, pothuaj zero, të burgosurve që ndërtonin banesa, punonin në miniera etj. U jepte një pagesë relativisht të vogël edhe atyre që nuk ishin në burg. Të gjitha këto, kush me vlerë të madhe, e kush me vlerë më të vogël, përbënin kontributin e secilit aksionar në pasurinë e kompanisë SHK.
Për të gjykuar drejtësinë e “kthimit të pronës tek i zoti”, apo të “dhënies së pronës tjetërkujt, atij që nuk ka pasur pronë”, probleme këto që janë diskutuar shumë në procesin e denacionalizimit të shtetit tonë gjatë këtyre 17 vjetëve, na shërben analogjia me shpërndarjen e pronës së kompanisë. Kur kompania shpërndan pasurinë e vet (p.sh. sepse falimenton etj.) i jepet çdo aksionari një vlerë parash në përpjesëtim me kontributin e tij. Pra, zakonisht shitet prona e kompanisë, dhe paratë e marra nga shitja, u shpërndahen secilit aksionar, proporcionalisht me vlerën e kontributit të secilit në kompani. Në shembullin tonë të mësipërm, nëse Pashku, Fuati dhe Berti, do ta shpërndanin pasurinë e kompanisë së tyre, secili do të merrte një të tretën e vlerës së pasurisë së kompanisë në momentin e mbylljes. Pra nuk është e thënë që Fuati dhe Berti “të marrin paret e veta”, dhe Pashku “të marrë tokën e vet”. Kompania, gjatë aktivitetit të saj mund të ketë blerë apo shitur toka, makineri, ndërtesa etj., si dhe të ketë ose të mos ketë në gjendje para të thata. Pra, si rezultat i aktivitetit, vlera e pasurisë së kompanisë mund të jetë fare e ndryshme nga vlera 30 milionë që kishte kur u krijua (edhe kompania SHK, në 1991, kishte një vlerë jo sa shuma e kontributeve!). Mendoni sikur kompania e tre vetave tonë, të ketë ecur aq keq, saqë të ketë humbur çdo gjë, e t’i ketë mbetur vetëm “toka e Pashkut”, apo më drejtë: “toka që pat futur si kontribut Pashku”. Atëherë ajo tokë, pavarësisht se dikur ka qenë e Pashkut, do të ndahet në tri pjesë, dhe t’u jepet nga një pjesë Fuatit, Bertit dhe Pashkut. Sado e ashpër t’i duket ndonjë shqiptari, sidomos disa ish-pronarëve që kanë vite që mashtrohen nga politika, ju garantojmë se kështu është e drejta në të gjithë botën, edhe në vendet 100 herë më demokratike, për pronën private, sesa Shqipëria jonë ish-komuniste.
Shpërndarja e pasurisë SHTETËRORE.
Në rastin e pasurisë së shtetit shqiptar, të kompanisë SHK, shpërndarja e saj teorikisht mund të ishte bërë duke e shitur atë, dhe pastaj secilit shqiptar t’i jepej pjesa e vet e parave, në përpjesëtim me kontributin e tij në kompaninë SHK. Kjo do të kishte qenë një shpërndarje krejtësisht e drejtë ekonomikisht, por e pamundur të bëhej praktikisht. Prandaj dhe u zgjodhën rrugë që e bënin të mundur shpërndarjen, por ama pa harruar sfondin e doktrinës bazë: shpërndarje sa më afër kontributit, edhe atij me “pagë të papaguar”, apo “me vuajtje”. Kështu, një pjesë e pasurisë u nda në natyrë: toka bujqësore pjesërisht iu dha fshatarëve dhe punonjësve të fermave; shtëpitë, trojet, fabrikat etj. iu kthyen pronarëve të vjetër; banesat shtetërore u privatizuan me çmime të ulëta në favor të banorëve të tyre; dyqanet iu shitën shitësve me çmime simbolike; iu dha përkrahje në privatizime punonjësve të ndërmarrjeve; iu dha përkrahje të përndjekurve politikë; iu dha dhe iu premtuan lekë burgu ish-të përndjekurve politikë; iu premtua kompensim pronarëve të vjetër etj. Në shpërndarjen e kryer, praktikisht u mbajtën qëndrime politike, që tentonin të shprehnin në vlerë ekonomike edhe kontributet e vështira për t’u kthyer në vlera ekonomike, siç ishin përndjekja politike dhe ekonomike e të gjitha formave.
Në rastin e shtetit, e kompanisë SHK, është shumë e vështirë të bëhet vlerësimi i saktë i kontributeve. P.sh., është e vështirë gjetja e vlerës së sendeve dhe objekteve që u sekuestruan. Është dhe më e vështirë të llogariten vlerat absolute e pagave të papaguara etj. Por ama u bënë vlerësime për relativen. P.sh. dihej me siguri se ishte shumë më i madh kontributi i papaguar i qytetarëve që u binte bretku në fermat komuniste, sesa p.sh. ai i një mjeku në mes të Tiranës, si i kryeministrit tonë, këtij që sot do t’u marrë tokat që ka “14 vjet” që shteti demokratik ua ka dhënë punonjësve të fermave. E vërtetë, ku e ku jeta në lopatë e në baltë e shokëve moshatarë të kryeministrit tonë, e atyre që, jo për paaftësi, komunizmi nuk i linte të punonin askund tjetër veçse në fermat bujqësore, krahasuar ajo jetë ferri, me rehatinë e mjekut, për më tepër dhe sekretar i partisë komuniste, që kishte favore pa fund të siguruara nga komunizmi. Mirë thuhet, nuk ia di i ngopuri të uriturit.
Mbetet që shteti të mbajë premtimet e dhëna, pa u kthyer pabesisht mbrapsht. Shteti duhet të bëjë kompensimin e premtuar të pronarëve të vjetër (ish-pronarëve), dhënien e “parave të burgut e të pushkatimeve”, si dhe rritjen e vlerës në treg të letrave me vlerë, duke privatizuar edhe me pagesë me letra me vlerë. Por shteti kurrsesi nuk duhet të hyjë në pabesi të rrezikshme të sekuestrimit të tokës së dhënë, qoftë qytetarëve, qoftë fshatarëve, qoftë punonjësve të fermave (atyre thjeshtë ju patë dhënë një pjesë të vetën të kontributit), qoftë kujtdo që shteti ia ka dhënë vetë, pa mashtrime. Është djallëzor justifikimi se gjoja kjo qeveri do t’ua japë “atë tokën e fermave, pronarëve të vjetër”: qëllimi mund të jetë vetëm që t’u kundërvënë pronarëve të vjetër, pronarët e rinj.
Kjo qeverisje nuk duhet të bëjë lojëra që destabilizojnë gjithë vendin. Kjo qeverisje, apo së paku ajo tjetra që do të pasojë, duhet të prapësojë legalizimin pa paguar tokën e grabitur, atë që e vendosi me ligj megadushku Kuvendi i vitit 2006. Ajo është tokë e grabitur, dhe jo e shpërndarë nga shteti demokratik për kontribute: bashkëfshatarët e grabitësve, me kontribute njësoj me ta por njerëz të ndershëm, nuk grabitën tokë, por e blenë me çmimet e tregut. Drejtësia do që grabitësit të detyrohen që së paku ta paguajnë tokën e grabitur, dhe ky fond po, të përdoret për kompensimin e pronarëve të vjetër

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj