Të pavërteta të kryeministrit për presidentët
Para pak ditësh, kryeministri tha: “Edhe në Gjermani, për presidentin mjaftojnë votat e gjysmës së deputetëve plus një, siç e bëmë ne me ndryshimet e Kushtetutës”. Shtoi edhe Italinë, si vend që edhe ai e zgjidhka presidentin me votat e gjysmës së deputetëve. Këtë e bëri në një televizion kombëtar, në një “ballafaqim” me katër-pesë analistë. Me këtë donte të thoshte, se ajo që bëri ai dhe z. Rama, qenka një gjë që e paskan edhe këto dy vende nga më të përparuarat e botës. Problemi nuk është kryeministri, por jemi ne, që nuk na bën përshtypje kur zyrtarët tanë nuk thonë të vërtetën.
Ja se ç'shkruhet në kushtetutën gjermane:
Art. 54 [Wahl]
(1) Der Bundespräsident ëird ohne Aussprache von der Bundesversammlung geëählt. [...]
(3) Die Bundesversammlung besteht aus den Mitgliedern des Bundestages und einer gleichen Anzahl von Mitgliedern, die von den Volksvertretungen der Länder nach den Grundsätzen der Verhältnisëahl geëählt ëerden. [...].
(6) Geëählt ist, ëer die Stimmen der Mehrheit der Mitglieder der Bundesversammlung erhält. Ëird diese Mehrheit in zëei Ëahlgängen von keinem Beëerber erreicht, so ist geëählt, ëer in einem ëeiteren Ëahlgang die meisten Stimmen auf sich vereinigt.
Përkthimi:
"Neni 54 [Zgjedhja]
(1) Presidenti i vendit zgjidhet pa debat nga Asambleja Mbarë-gjermane. [...]
(3) Asambleja Mbarë-gjermane përbëhet nga deputetët e parlamentit dhe nga një numër i njëjtë anëtarësh që zgjidhen nga përfaqësitë e popullit [parlamentet] e landeve [ndarja më e madhe administrative e Gjermanisë-sh.y.], sipas principeve të zgjedhjes proporcionale.
(6) Zgjidhet [president i vendit-sh.y.] ai që merr votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë Mbarë-gjermane. Nëse kjo shumicë nuk arrihet , në dy raunde votimi, nga asnjëri nga konkurruesit, atëherë zgjidhet ai që në një raund tjetër merr shumicën e votave.
Pra, në Gjermani, nuk është e vërtetë siç tha kryeministri ynë, se presidenti i tyre u zgjidhka me "gjysmën e votave të deputetëve të deputetëve" (518 deputetë të parlamentit, pjesëtuar për 2, baras 256 vetë). Jo, ai zgjidhet me votat "e gjysmës së Asamblesë Mbarë-gjermane" (1036 pjesëtarë), që i bie "me vota sa ç'është numri i gjithë deputetëve"( me 518 vota). Gjermanët kanë një president shumë më konsensual edhe sesa do të jetë ky i Kushtetutes Rama_Berisha, që do të zgjidhet vetëm me votat e gjysmës së Kuvendit, pra edhe me 71 vota.
Tani, ja se ç'shkruhet në kushtetutën Italiane:
Art. 83.
Il Presidente della Repubblica è eletto dal Parlamento in seduta comune dei suoi membri.
All'elezione partecipano tre delegati per ogni Regione eletti dal Consiglio regionale in modo che sia assicurata la rappresentanza delle minoranze. La Valle d'Aosta ha un solo delegato.
L'elezione del Presidente della Repubblica ha luogo per scrutinio segreto a maggioranza di due terzi dell'assemblea. Dopo il terzo scrutinio è sufficiente la maggioranza assoluta.
Përkthimi:
Neni 83.
Presidenti i Republikës zgjidhet nga Parlamenti në një mbledhje të zakonshme [ku mblidhen të dy dhomat e tij, dhoma e deputetëve dhe senati] të anëtarëve të tij.
Në zgjedhje marrin pjesë tre delegatë për çdo regjion [ndarja administrative më e madhe e Italisë-sh.y.], të zgjedhur nga Këshillat regjionalë, në mënyrë që të sigurohet përfaqësimi i pakicave. La Valle d'Aosta ka vetëm një delegat.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet me votim të fshehtë me shumicë dy të tretat e asamblesë. Pas raundit të tretë, mjafton shumica absolute.
Pra, edhe presidenti në Itali nuk zgjidhet siç tha kryeministri ynë, "nga parlamenti si në Shqipëri", por nga Asambleja, një forum që përbëhet nga 1 010 zgjedhës të presidentit (i grandi elettori), të cilët përbëhen afërsisht nga 630 deputetë, 322 senatorë (315 plus 7 senatorë të përjetshëm) dhe 58 delegatë nga regjionet. Presidenti italian merr së paku rreth 506 vota, dhe jo 315 vota (gjysma e parlamentit), siç thotë të pavërtetën kryeministri ynë. Shtojmë se presidenti italian rri 7 vjet në funksion, dhe jo 5 vjet, si ky yni.
Nuk po e zgjasim me hollësi për principet e zgjedhjeve të presidentëve, sepse Gazeta ka shkruar për to (shih datë 25.4.2008, "Atentat: presidenti vetëm i mazhorancës")
Nuk po ju shpërndajmë përqendrimin, as duke u marrë me shumë të pavërteta të tjera që u thanë në po atë emision: tashmë dihet se kryeministri ynë thotë pafundësisht të pavërteta.
Problemi është se të pavërtetat që thotë ky kryeministër, pak u bëjnë përshtypje shqiptarëve, përndryshe nuk ka si shpjegohet që e zgjedhin për kryeministër. Normalisht, në një vend tjetër, një kryeministër që nuk thotë të vërtetën, nuk e voton njeri. Tek ne e kalojmë ketë amoralitet, me shprehjen: "ha mo se kështu janë të gjithë politikanët".
E keqja bëhet dhe më masive, nga fakti se shembulli i keq i kryeministrit, ndiqet nga qindra dhe mijëra zyrtarë të tjerë shqiptarë, nga ministra e poshtë. Këtu tek ne, edhe në masmedia, edhe në jetën e përditshme, zyrtarët gënjejnë, dhe nuk i gjen gjë. Natyrisht, si mund të jetë ndryshe kur shembulli i keq vjen nga kryeministri!
Gënjeshtra e keqinformimi ka mbuluar edhe masmediat shqiptare, sepse vetë kryeministri u ka hapur rrugën të gënjejnë, gjoja si "liri e shtypit". Ai ka urdhëruar ministrat e vet, si dhe administratën, të mos shpien në gjykatë ata që gënjejnë në masmedia. Kjo ka bërë që asnjë ministër, asnjë zyrtar nuk përgjigjet më, kur akuzohet nga media, sepse ka marrë zyrtarizim gënjeshtra, e i është ulur rëndësia e fjalës së thënë në masmedia.
Kjo trullosje me gënjeshtra, është një armë efikase për t'u mbrojtur një qeveri e papërgjegjshme. Prandaj opinioni publik duhet të ngrihet kundër gënjeshtrës.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj