Reformat, sipas individualizmit tonë
Shqiptari i sotëm ka karakteristikat e veta të veçanta, që përbëjnë mendësitë e tij, që janë të ngulitura thellë në sjelljet e tij.
U bë zakon të thuhet se çdo qeverisje që të kemi, po reformat e rekomanduara nga perëndimorët do të bëka, prandaj nuk paska rëndësi të diskutohet sesi duhet të jenë këto reforma. Ajo që paska rëndësi qenka se kush është më “i aftë”, kush “menaxhon më mirë”, kush është “më i pakorruptuar”, kush ka biografi “më pak të lidhur me komunizmin” etj. Ka të vërteta në këto, e z. Berisha me të tijtë përjashtohet nga aftësia për të bërë reforma, vetëm me këto kritere. Por, edhe pa z. Berisha, nuk mjaftojnë vetëm kriteret që përmendëm. Vërtetë që rruga është me reformat perëndimore, por ama mënyrat konkrete janë të ndryshme, varen nga populli, nga shoqëria ku zbatohen, e që realizimi i reformave të jetë sa më eficient, duhen pasur parasysh edhe kjo. Me një fjalë, reformat tona duhen bërë sipas kokës sonë, të shqiptarit.
Shqiptari i sotëm ka karakteristikat e veta të veçanta, që përbëjnë mendësitë e tij, që janë të ngulitura thellë në sjelljet e tij. (Këtu me “mendësi” po nënkuptojmë reagimin jo racional, atë të vetvetishmin, që quhet edhe “kulturë”). Këto mendësi janë zhvilluar në rrjedhën e dhjetëvjeçarëve dhe shekujve. Nuk hyjmë dot në këtë shkrim, në një analizë të shkaqeve që kanë përcaktuar sjelljen e shqiptarit, por mund të themi se ato sillen rreth historisë së tij, ku akoma influencën më të madhe e ka regjimi komunist (50 vjeçar).
Sot shqiptari karakterizohet nga tipi i një individualisti, ku e vetmja shfaqje e solidaritetit shoqëror janë lidhjet familjare. Shqiptari nuk ka besim tek bashkëqytetarët e vet. Kurse më gjerë, shtetin është mësuar ta shohë vetëm si një institucion armiqësor dhe që duhet të vidhet, të mos respektohet dhe t’i ruhesh. Në këtë shkrim, do të përqendrohemi tek dy vetitë e para te shqiptarit, pra, e para, tek individualizmi dhe lidhjet familjare, dhe, e dyta, tek mosbesimi tek të tjerët.
INDIVIDUALISTË, ME PAK LIDHJE FAMILJARE
Ne shqiptarët në Shqipëri (por mbase edhe në Kosovë), jemi individualistë dhe karakterizohemi dhe nga lidhjet familjare mesatare, pra dhe jo aq të forta. Kjo karakteristikë jona kufizohet në shtrirjen e saj, qoftë me nepotizmin tonë; qoftë me ekstreme mosdashurie brenda familjes, siç demonstrohet me vrasjet “për pronën” brenda familjes; qoftë dhe me kompleksin e sjelljeve dhe preferencave tona jo sociale, si tek “inati” që kemi për veprimet kolektive.
Kjo është arsyeja që bizneset shqiptare private janë kryesisht me pronësisë dhe menaxhim individual apo shumë-shumë familjar (baba-djalë, shumë-shumë disa vëllezër) Gjithashtu, kjo bën që bizneset tona të jenë relativisht të vogla, shumë më të vogla sesa do të ishin po të bashkoheshin pasuritë e qindra familjeve në një biznes, apo edhe nëse bizneset me një pronar, do të menaxhoheshin jo domosdoshmërish nga pronari, por nga një staf menaxherësh. Nga ana sasiore, pak biznese shqiptare duhet të kalojnë një pasuri prej 100 milionë Euro.
Edhe në aktivitetin politik, vërehet që shpesh sallat mbushen me familjarë të liderit politik, e shumë-shumë me kushërinj e miq personalë të tij. Bile jo vetëm partitë e vogla, por edhe degët lokale të partive të mëdha, shpesh duken si parti familjare.
Nëse duam që reformat tona të ecin shpejt, duhet ta kemi parasysh këtë mendësi.
P.sh. të bëjmë privatizime duke e copëzuar pronën sa më shumë që të jetë e mundur, që të mund të përfshihen edhe bizneset relativisht të vogla, siç janë ato me bazë familjare. Prandaj kemi ngulur këmbë që në privatizimin e shpërndarjes së elektrikut, të shihet mundësia e privatizimit të tij, jo vetëm si një e tërë në gjithë Shqipërinë, por i copëzuar në qytete, rajone etj. Ligji i kaluar pa debat, në ditët e “Gërdecit”, duhet të kthehet mbrapsht në Kuvend, dhe t’i bëhen amendamentet që lejojnë privatizimin shpërndarjes së elektrikut, edhe në disa kompani.
MOSBESIMI TEK TË TJERËT
Nuk kemi besim tek të tjerët, as tek shokët, as tek banorët e lagjes, as tek bashkëqytetarët, gjë që bën që pothuaj të mungojnë fare të gjitha organizimet jashtë familjeve dhe jashtë shtetit, apo siç thuhet në shkencat politike: “në mes shtetit dhe familjes, tek ne nuk ka gjë fare (asnjë grup social)”.
Në Shqipëri kanë dështuar pothuaj të gjitha ortakëritë, të gjitha shoqëritë tregtare me shumë pronar. Pothuaj nuk ka mbijetuar asnjë SHA (shoqëri aksionare) ku aksionet nuk janë të përqendruara në një aksionar komandues, në një që zotëron më shumë se gjysmën e aksioneve, e që indukton individualizëm edhe në SHA. Në shumicën dërmuese të SHA-ve, aksionarët e vegjël, vidhen vazhdimisht nga aksionari komandues. Natyrisht e kemi fjalën për SHA-të shqiptare, jo ato që janë investime të huaja.
Në jetën shoqërore shihet një paaftësi e aktivitetit të shoqërisë civile, por bile edhe e feve. Shoqëria civile mbijeton vetëm nëse mbahet nga ndonjë sponsorizim i huaj, sepse përndryshe nuk do të kishim “asnjë” shoqatë të vockël, asnjë OPF (organizatë pa qëllim fitimi), pa folur këtu për shoqatat të fuqishme, si ato që hasen në shtete si SHBA (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Edhe komunitetet fetare, mbijetojnë veçse në saj të sponsorizimeve të ndryshme, shpesh herë nga jashtë. Vetëm në kohët e fundit, po konstatohet një ndryshim mendësie: po fillon një mbledhje vullnetare rreth feve përkatëse, gjë që të jep shumë shpresë për një ndryshim për mirë.
Praktikisht: sa më pak privatizime me SHA shqiptare, sa më pak zgjidhje ku kërkohen organizime spontane kolektive, pa një mbikëqyrje e rregullim direkt nga pushteti, lokal apo qendror. Por kujdes: pushteti duhet vetëm të mbikëqyrë e rregullojë kur puna ngec, por jo të jetë bashkëpronar, sepse shfaqet mendësia e tretë shqiptare, “armiqësia me shtetin”, që nuk trajtohet në këtë shkrim.
Pra është gabim i madh të shpresosh se ujësjellësin e një qyteti, duhet ta bësh SHA, që të mund të privatizohet. Jo, ai duhet ose të privatizohet nga një biznes familjar i fuqishëm, ose nga një investitor i huaj.
Edhe armët mund t’i çmontojë një firmë private individuale, mjafton që shteti të mos harrojë detyrat e veta: të mbikëqyrë dhe kontrollojë aktivitetet private, njësoj siç duhet ta bënte dhe me ato shtetërore.
Dhamë disa raste sa për konkretizim. Në çdo rast konkret, ka rëndësi që të kihen parasysh mendësitë tona tipike, në zgjedhjen e variantit më të mirë të realizimit të reformës.

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj