Pse Meta bind me shume?
Ilir Meta, një ndër politikanët që i atribuohet humbja e së majtës në zgjedhjet parlamentare të 2005-s dhe fitorja po e të majtës në lokalet e 2007-s, ka vendosur të jetë sërish guri i balancës.Sipas qëndrimit më të fundit të Metës, partia e tij jo vetëm do të dalë veçmas PS-së së Ramës në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-s, por synon të promovojë dhe krijojë koalicionin e ri “E majta për integrim”.
Lëvizja e Metës për shumëkënd nuk është e papritur dhe as e paparashikuar. Mjafton të shohësh historikun e marrëdhënieve personale dhe partiake me Edi Ramën për të kuptuar së është një fund i pritshëm.
Porse për ata që mund të jenë çuditur nga shkëputja e LSI-së prej koalicionit të vjetër të majtë, ndoshta duhet sqaruar, se shkak për ndarjen nga Rama nuk është vetëm ambicia e kahershme e Metës dhe Ramës për kryeministër.
Për cilindo që ndjek ndopak politikën e ditës së Tiranës dhe njeh taktikat e Ramës për të mos u përballur ballazi, por tinëzisht shkarazi me kundërshtarët. Është e qartë se edhe krijimi i G99-s së Veliajt ishte një lëvizje e mirëmenduar nga kryesocialisti për të minimizuar efektin “Metë”. Sidoqoftë, për këtë dyshim pothuajse publik, duhet pritur edhe rezultati përfundimtar përpara se të arrihet në përfundime.
E megjithatë, Ilir Meta ka gjasa të jetë më i besueshëm dhe më i suksesshëm sesa Rama në bashkimin rreth lëvizjes së tij të të rinjve apo edhe të vjetërve që besojnë tek e majta shqiptare. Kreu i LSI-së e nis betejën e re me një rekord personal dhe partiak tepër pozitiv nga zgjedhjet e mëparshme. Ai ka ditur të ndërtojë marrëdhënie njerëzore dhe institucionale brenda dhe jashtë Shqipërisë që shumë politikanë të tjerë ia kanë zili.
Së dyti, ndryshe nga Rama, i cili njihet që prej kohës kur ishte ende basketbollist dhe zihej me ekipin e vet në vend që të konfrontohej me kundërshtarët, Meta është cilësuar si një politikan që ka aftësi të krijojë frymë bashkëpunuese mes të tijve, duke u etiketuar edhe si njeri i mbajtjes së fjalës. Rivali i tij i së majtës nuk para shquhet për një nam të tillë.
Së treti, “E majta për integrim” ka gjasa të jetë më joshëse dhe shumë më premtuese për të gjithë të zhgënjyerit apo edhe të përjashtuarit e Ramës nga grupet ose listat “fituese” të kandidatëve të ardhshëm për deputetë.
Së katërti, ish-koalicioni i majtë, përpos Gjinushit, forma e përfaqësimit të të cilit nuk është ende e qartë, nuk dihet se cilën parti të spektrit të majtë do të përfshijë, kur janë tanimë publike edhe pakënaqësitë e Cekës e Milos, rendja e të cilëve drejt përulësisë së LSI-së do të ishte e natyrshme.
Së fundmi, njerëz që deri më dje kishin idhull kryetarin e ri të PS-së janë shumë më të joshur nga ftesat e Metës që i vlerësojnë si më të sinqerta dhe hapësirë-lënës për një pushtet të mundshëm shumë më gjithëpërfshirës, krahasuar me ambiciet vetanake apo 99-she të Ramës.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (6 vendosur):
komuniste trashulluk te gjate shkurtabiq si ti doni juve ne i kemi politikanet skrapari ka qene dhe do mbetet djepi i komunizmit saliu ka qene antare i ppsh dhe u be demokrat per pushtet ai nuk te fal po cfare te bejme ne rama eshte nje injorante hajdut ordiner pa familje keshtu qe ik nga muti prap ne mut do bjen shqiptart e shkret
Vendosni komentin tuaj