Faqja e Pare | Analiza | Ilva Tare | Rama si Obama

Rama si Obama

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Hillary Clinton është arsyeja dhe Barack Obama është zemra. Kështu e kategorizonte çiftin demokrat presidencial një analiste e njohur medias amerikane, që nuk e fsheh dashamirësinë për karizmatikun Obama.Kush do ta mendonte në fillimet e viteve ‘80 kur lëvizja feministe mori hov, se dy dekada më vonë një grua do të kandidonte për President në shtetin më të fuqishëm të globit dhe madje mund të etiketohej si mishërim i arsyes.

Shumëkush mund të gjendet sot përpara një tejkalimi të pritshmërisë për një barazi të vërtetë mes gjinive. Megjithatë kërkimet dhe studimet e akademikëve në të ardhmen premtojnë të merren gjerësisht me shkaqet dhe pasojat që do të sjellë femërizimi i arenës ndërkombëtare politike.

Për momentin reflektorët janë drejtuar në SHBA dhe plotësisht mbi Hillary Clinton, duke filluar që nga përlotja e saj, që u sulmua ashpër nga media, e deri tek deklarata se në Shtëpinë e Bardhë ajo do të veshë pantallonat, dukë nënkuptuar kontrollin autoritar ndaj Baill-it, ish-Presidentit amerikan.

Për hir të së vërtetës, mjafton të dëgjosh fjalimet pas fitoreve të radhës të të dy kandidatëve për President dhe e kupton pse Hillary është arsyeja dhe Obama zemra.

Ajo është e kontrolluar, e logjikshme dhe zotëruese e mirë e euforisë. Ai është njeriu që flet me dorën në zemër, me fjalorin e zemrës, duke hyrë fort në zemrat e të gjithë atyre që shohin tek i biri i ish-bariut nga Kenia, realizimin e ëndrrës amerikane.Më ka munduar së fundmi gjetja e karaktereve të ngjashme në politikën shqiptare gjatë nëpërcjelljes së vëmendshme të zgjedhjeve për kandidatët presidencialë në SHBA. Sigurisht që nuk ka gjasa të hiqen paralele identifikuese, megjithatë arsyen nuk e kam gjetur tek asgjë politikan apo politikane e Tiranës.

Kush më shumë e kush më pak, pothuaj të gjithë ata që sot kanë zaptuar skenën politike, kanë dështuar në misionin për të vendosur arsyen madhore mbi interesat personale. Andaj, nuk gjej ndonjë Hillary në Shqipëri.
Porse Obama i ka shanset të ketë një imitues të stilit të tij në Tiranë, dhe ai është Edi Rama. Nëse nuk janë shprehjet e vetë kryetarit socialist, duhet të jenë patjetër të fjalimshkruesve të tij të frymëzuar nga modeli Obama.

Ka vetëm një ndryshim. Barack Obama vjen nga shteti i Illinois për të drejtuar amerikanët nga Washington DC. Ndërsa Rama ka pak muaj që ka lënë Tiranën, për të realizuar për herë të parë një tur turistiko-informues nëpër fshatrat të largëta të Shqipërisë, për të denoncuar atë që ai e quan varfëri të shkaktuar nga Berisha.

Në vende të tilla, ku eskorta e gazetarëve dhe kameramanëve, është më e madhe se numri i banorëve të fshatit, është e lehtë të luash zemërthyerin përpara listave të varfërisë. Sikur e gjitha kjo të mos ishte strategji fushate dhe ndërtimi imazhi i huazuar po nga amerikanët, Rama do të mund të arrinte të ngrinte peshë zemrat e shqiptarëve, sikundër Obama ia del për mrekulli në vendin e tij. E megjithatë, mesazhet e dala prej zemrës janë shumë më autentike se pozimet përpara kamerave të një realiteti që ka dekada i shtrirë këmbëkryq cep më cep të Shqipërisë. Madje edhe kur në pushtet nuk ishin “të vjetrit” që Rama sot sulmon, por edhe “të rinjtë”, që dje ishin me Nanon dhe sot e pasndjekin.

Përtej oqeanit një 47-vjeçar po u jep zemër të gjithë amerikanëve. Ndërsa shqiptarët po i lë dita-ditës shpresa se njerëz që kuptojnë e flasin me zemër do mund të merren ndonjë ditë me politikë.

Komente (2 vendosur):

Traboini ne 15 March, 2008 08:52:40
avatar
KALEIDOSKOPI BARAK HYSEIN OBAMA

Znj.Ilva Tare

Je nje gazetare simpatike dhe perpara bukurise njeriu duhet te jete delikat dhe elekuent ne te shprehur, ...e megjithate po e thyej kete rregull miresjellje sepse nuk rri dot pa te thene dy fjale, meqe edhe une jam i ketij profesioni te shkrimeve publicistike dhe shpresoj se nuk m'i merr per te keq.
Jetoj ne Amerike dhe i ndjek te gjitha veprimtarine ne shtyp e TV. Nuk e di ku e ke gjetur shprehjen se Obama eshte zemra qe flet. Ndoshta nga ndonje shkrim i ndonje ithari te marrosur pas Obames, nga ata qe edhe qenushit i varin ne trup nje shirit me emrin Obama. Mirepo pa dashje ju e keqinformoni publikun nese paraqisni vetem nje version dhe nje mendim te absolutizuar, sepse ne te vertete OBAMA nuk eshte zemra por eshte magjia e fjaleve te trendafilta. Ai ka nje dhunti natyrore per tu shfaqur si i sinqerte ne publik, dicka aktoriale, madje si per ta theksuar kete dhunti, ai te gjithe fjalimet i ka reminishenca si aktoret qe perserisin fjalet e mendimet e shkrimtareve. Ai, Obama pra, ka perseritur me imtesi fjalimet e Patrik Deval, guvernator i Massachusetc, zi nga ngjyra si Obama, por edhe personaliteteve te tjera. Gazetat amerikane kane shkruar gjate per kete reminishenca qe tregojne per nje njeri fals. Ai flet fjale te bukura qe kurre nuk mund te realizohen e nuk paraqet nje plan konkret.Ai do te ishte vertete i mrekullueshem per te treguar perralla per femije sepse e ka zerin e plote, solid e disi joshes. Ndersa per ato qe thua per Hillarin jane plotesisht te verteta, por Hillari nuk eshte vetem arsyeja, eshte dhe sinqeriteti dhe pastertia.Do te ishte fatkeqesi qe te humbiste garen kjo zonje e ralle, e paperseritshme ne jeten politike te nje vendi.
Po e mbyll me shprehjen se nje 47 vjecar( Baraku pra) nuk po i jep zemer amerikaneve, por amerikanet po genjehen( per tu zhgenjyer me pas) prej fjaleve te bukura, aq sa media tani ne Amerike tallet me Obamen me shprehjen "te ndryshojme per te ndryshuar por se cfare kurrkush nuk e di...as Obama".

Pershendetje
Traboini
www.traboini.blogspot.com
Alma ne 22 March, 2008 03:49:09
avatar
Shkrime te tilla jane budallalleqe. Nuk e kuptojne se ky stil nuk eshte gazetari por elozh idjot. Ju lutem me shume seriozitet zonje. Edi Rama nuk ka nevoje per krahasime idjote. Puna etij ne Tirane eshte me te vertete per tu admiruar.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.00