Faqja e Pare | Analiza | Ilva Tare | Ndeshkim historik i Laburisteve

Ndeshkim historik i Laburisteve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Udheheqesi i Partise Konservatore angleze David Cameron (R) dhe udheheqesi i Keshillit Marcus Smith

Ka qenë një ditë e keqe 1 Maji për Gordon Brown. Kryeministri britanik, që pasoi Tony Blair-in, regjistroi humbjen më të rëndë të Laburistëve në gjysmë shekullin e fundit. Zgjedhjet lokale në Angli që u pritën me kuriozitetin e vënies në provë të pushtetit politik treguan se Laburisti Brown në të parën përballje me elektoratin jo vetëm ka humbur terren, por ka mundësuar atë që analistët e quajnë të pabesueshme dhe të papritur.Pas konservatorëve të David Cameron, renditen Liberal-Demokratët në vend të dytë dhe Partia Laburiste në pushtet prej më shumë se 10 vjetësh është vetëm e treta, sipas sondazheve të kryera ditën e zgjedhjeve. Nëse të dhënat zyrtare që nuk priten të dalin përpara mëngjesit të së shtunës konfirmojnë thellësinë e disfatës, atëherë debati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të përshkallëzohet. 
Në daljen e parë publike pas zgjedhjeve vendore Gordon Brown nuk arriti ta mposhtte zhgënjimin që i lexohej dukshëm, por siç tha ai, “Puna ime është të dëgjoj dhe drejtoj. Ne do të nxjerrim mësime, do të reflektojmë mbi çfarë ndodhi dhe më pas do të vazhdojmë përpara”.

Sipas sondazhit të BBC, niveli i humbjes është i krahasueshëm me atë të John Major në zgjedhjet bashkiake të 1995-ës, për t’u pasur dy vite më vonë nga Laburisti Blair. Shkaqet e një tronditjeje të tillë për Laburistët, janë të shumta. Ato fillojnë me vështirësitë ekonomike të anglezëve, pikërisht gjatë epokës së Brown-it, i cili vlerësohet si ministri më i mirë i Financave në historinë e Britanisë së Madhe dhe vazhdojnë me lodhjen në pushtet të Laburistëve.

Mandej, edhe udhëheqësi  i tyre i ri nuk shquhet për karizëm, gjë që e ka bërë më pak tërheqës në sytë e publikut, po të kihet parasysh se paraardhësi i tij, Tony Blair ishte një mjeshtër i marrëdhënieve publike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Laburiste, i njohur si njeriu i Brown dha menjëherë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë e humbjes, kur nuk kishte vetëm pak muaj nga emërimi në këtë post.

Nga ana tjetër furtuna në shtëpinë laburiste
nis në një kohë kur kundërshtari i tyre konservator nuk gëzon ndonjë mbështetje marramendëse të publikut, për shkak të dyshimeve mbi aftësinë e tij për të drejtuar.Sikur të mos mjaftonte kjo,  rënia e Londrës në duart e Boris Johnson, sipas të gjitha parashikimeve të sondazheve, një tjetër ish- gazetar i kthyer në politikan që nuk simpatizohet masivisht për zotësi menaxheriale e bën edhe më dramatike përmasën e disfatës.

Nuk dihet si i ka pritur Tony Blair këto rezultate ndëshkuese ndaj partisë që rinovoi në 1997-ën. Gjasat janë që më shumë se hidhërim, mund t’i këtë shpëtuar ndonjë nënqeshje djallëzore, si për të thënë se kur ai mbante ende frenat e qeverisë kundërshtari Cameron përçapej 20 pikë mbrapa në sondazhe.

Me ikjen e Blair-it nisi dhe ngjitja e pakthyeshme tanimë e atij që po pret vetëm ditën për të transferuar plaçkat në godinën numër 10 të
Downing Street. Dhe ky është David Cameron bashkë me ekipin hije që po përgatiten për ditën e fitores së madhe.
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Dhjetor, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Vlereso artikullin
0