Ku jeni, o anti sllavo-ortodoksë?
Si ju mban shtrati, si e vini kokën në jastëk, si hani, si pini e si këndoni këngë patriotike e nuk e pëlcisni prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar të diasporës, që së largu ju digjet xhani për vatanin.u që mbushni faqet e internetit me sharje, analiza dhe akuza për antikombëtarët e shitur, për ne që jetojmë këtu, për ne pra, “armiqtë e Salës nacionalist”, tash që qeverinë e djathtë dhe antikomunistin demo-mysliman Berishë e ka zaptuar dhe marrosur një “mik” safi sllavo-ortodoks me emrin Damir Fazlliç!?
prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar të diasporës, që së largu ju digjet xhani për vatanin; ju që mbushni faqet e internetit me sharje, analiza dhe akuza për antikombëtarët e shitur, për ne që jetojmë këtu, për ne pra, “armiqtë e Salës nacionalist”, tash që qeverinë e djathtë dhe antikomunistin demo-mysliman Berishë e ka zaptuar dhe marrosur një “mik” safi sllavo-ortodoks me emrin Damir Fazlliç!?
Ngrihuni e bjeruni të shiturve, hipuni avionëve, daç edhe çartërave, lini për ca kohë sharjet e shpifjet anonime në internet, lini mënjanë mllefet e hedhura në kuturu mbi intelektualët e ndershëm që ala kanë gojë e guxim, lëpini pështymat tuaja, lani duart e fytyrën si për avdes dhe ejani në Tiranë e na shpëtoni nga ky klan mafioz e makut, nga këta rrufjanë pa din e pa iman që na paskan shitur toptan, jo vetëm ne që jetojmë këtu, po gjithë qeverinë e Shqipërisë! Paskan vënë në tender jo vetëm Shqipërinë e vjershave të Naimit e të Fishtës, po atë Shqipërinë reale, atë të patundshmen, të tokave e të pronave, të pyjeve e brigjeve, të kufijve e të simboleve shtetërore, madje edhe atë të trashëguarën nga folklori e legjendat e Mujit e Halilit, të cilat na është dukur sikur nuk mund të zhbëheshin dot as nga bajlozët fashistë apo komunistë!
Këta biçimsëzë qeveritarë të vetëquajtur demokratë na paskan shitur me gjithsej te serbi! Nuk qenka vetëm Fazlliçi që na ka blerë, jo! Tani është më se e qartë se miellin e bukës së gojës na e jep serbi, dritën e natës serbi, rrugët urbane dhe rurale i shtron serbi, “biznesin e pastër” e bëka serbi; sot e mot kush do të quhet mik e kush armik, kush është “ne” e kush do të jetë “ata” në këtë palo shtet do ta përcaktohet nga serbi! Ky është vërtet integrim: o me ne, o kundër nesh! Është integrim i mirëfilltë, pasi jo rastësisht edhe zonja Bregu, ministre e Integrimit, pas ikjes së Fazlliçit e pas përcjelljes spektakolare të tij nga policia në Rinas, në një ndalesë të avionit diku në Europë, na qenkësh takuar enkas me serbin Fazlliç (sipas kryeministrit), për t’i raportuar “mikut” të Kryeministrit edhe për punët tona të integrimit, veç atyre të investimeve strategjike…Të vjen të brohorasësh me shpirt: Allah, Allah, si po na venë kaq sahat këto punët e integrimit e të bizneseve këtu tek ne! Si zumë përsëri vendet e para në botë, tash që ne jemi bërë “faktor stabiliteti” në rajon e më gjerë, tash që na futi Fazlliçi e Tom Ridxhi në NATO!...Vdiq patriotizmi, vdiq idealizma, u shkrinë kufijtë, ranë muret e nacionalizmës në Ballkan; tash jemi përnjëmend të integruar e të shkrirë në një trup të përbashkët me serbin, paçka se na mbeti në dorë karta e anti sllavo-ortodoksisë!
Tani po dalin fakte intriguese se në selinë e Kryeministrisë na paskan hyrë e dalë si në shtëpi të vet njerëz të Millosheviçit e të Karaxhiçit…Kjo është dava më domethënëse se takimi i Nanos në Kretë me Millosheviçin, takim për të cilin asokohe ju, anti sllavo-ortodoksët e diasporës u bëtë pikë e zeher, sepse dyshuat për tradhti kombëtare! Kushedi sa do të jenë gëzuar këto ditë vorjo-epirotët e megalidhesë, madje edhe vetë Bollanoja i Himarës, ky mik me kokë i Berishës! Tani ka të drejtë Bollanoja të dalë e të na thotë: Pse bëni gam- gam për shkollat greke, për varrezat e ushtarëve grekë, për tabelat greke në Breg ju, o qirje shqiptarë, kur serbi bëka ligjin në qeverinë e Tiranës?!
Nuk paskësh qenë rastësi as thyerja e embargos së naftës me Beogradin nga “Shqiponja “ e Salës në kohën e luftës, po punë “miqsh” që e mbajnë fjalën e besën, në të mirë e në të keq, në luftë e në paqe, në pozitë e në opozitë!…Për shkak të kësaj miqësie “me kokë” tani doli që edhe ministrat paskëshin raportuar për sigurinë kombëtare (disa muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës) te kapot e Beogradit, të Millosheviçit e të UDB-së, para mikut tonë të shtrenjtë Fazlliç e kjo, këtej, nga viset tona, quhet sjellje demokratike, normale, në të mirë të Shqipërisë, të së ardhmes, sigurisë e integrimit!…O vëllezër anti sllavo-ortodoksë të ushqyer me paragjykime integraliste islamike, a e kuptoni sa larg e se ku ka për të sosur rrugëtimin e hyrjabyrjas Shqipëria e drejtuar nga Berisha juaj?!
Mirë ne që flemë mbi dosjet e krimit, po ju andej, o nacionalistë të thekur, si nuk e kini ditur që ne qenkemi shitur me kuç e me maç, me ndihmën e studiove të zyrës së avokatisë së vajzës së Kryeministrit, d.m.th me tapi “të rregullta” ( sipas Dhomës së avokatisë), me kompani të regjistruara në QKR, me dokumente, me ligje, me prona dhe sidomos me atë që quhet “trafik influence” apo më shqip akoma, me do punë “miqsh”, tarafesh e farefisnish?!...Të vjen vërtet keq e të zë të qarët kur përfytyron se ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar keni vuajtur, duke pandehur se këtë krim e këtë tradhti kombëtare e patën bërë sllavo-ortodoksët e qeverisë Nano, po ja që tani po na del disi më ndryshe…Ne qenkemi integruar pa e ditur së pari në Serbi e më pas, bashkë me të, me siguri do të integrohemi pas nja 17 vjetësh edhe në BE!
Si na ndodhi kështu? A nuk e ndjeni veten sadopak të zhgënjyer, e pse jo, edhe të tradhtuar nga idhujt tuaj pa krena e me sa duket, edhe pa ideale kombëtare? Apo kjo është në të mirë të Shqipërisë dhe ne që jetojmë këtu nuk e kuptojmë dot, se nuk vështrojmë dot aq larg, sa dhe si ju?
***
Dashamirë e shokë të mi, këtu e në diasporë, më thonë se në faqet e internetit, në Forum, ka shgarra-shkrues që nuk përtojnë, por shkruajnë sa herë që dikush merr guximin të botojë ndonjë shkrim në gazetë kundër qeverisë Berisha…Nuk jam kurioz të di se ç’broçkullijnë këta anti sllavo-ortodoksë të zjarrtë...Nuk i lexoj jo se nuk dua të prish humorin, po se nuk do t’ia vlente një përgjigje për ta, aq më tepër duke shfrytëzuar rastin “Fazlliç”. Po u ngatërrove me krundet të hanë pulat, thotë një shkrimtar, po u përzjeve me derrat, na kujtoi Fazlliçi Kisingerin, jo vetëm që bëhesh me baltë, po del edhe i mundur!…Por çështja duket dhe bëhet më e kokolepsur po ta vështrosh me syrin e interesit kombëtar. Ndaj është e vështirë të heshtësh, edhe para turinjve të derrave e horrave me pushtet e me para!
Pas viteve 90-të ne kemi gjeneruar konflikte dhe përçarje kombëtare, sherre dhe mospajtime mes vedi, sa absurde aq edhe tragjikomike, duke mbetur më të fundit e më të përkequrit në Ballkan, jo vetëm për nga imazhi, po edhe nga synimi ynë historik për integrim në Europë për shkak të farës së mbjellë të përçarjes kombëtare jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni, po veçanërisht e kryesisht në diasporë. Sipas këtyre zërave të sponzorizuar nga qarqe jashtë Shqipërie, po qe jugor, në mos je një kriptokomunist nostalgjik, d.m.th një enverist i pandreqshëm, patjetër je një socialist. E po qe kristian dhe ca më keq akoma; po qe ortodoks me origjinë nga Jugu, automatikisht je ose pro grek, ose pro sllav, ose vllah, pra një sllavo-ortodoks i kamufluar e i blerë nga Janullatosi, që do të thotë edhe një antishqiptar në gen!
Jo, kurrsesi nuk dëshiroj të provoj me këtë përsiatje vërtetësinë e thënies aq shumë të përdorur në këtë tranzicion të keqpërdorur moralisht, se nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, e fondamentalistëve, e hajdutëve, e syleshëve injorantë arnautë që vazhdojnë të shërbejnë si mish për top në betejat e ndyra të krerëve tanë të politikës së korrupsionit, të cilët po e rrënojnë përditë e më tepër Shqipërinë dhe aspiratën për demokraci. Korrupsioni nuk njeh as të majtë, as të djathtë, as veriorë, as jugorë, as myslimanë, as ortodoksë. Krerët tanë njohin vetëm një ngjyrë: ngjyrën e parasë pa djersë! Ashtu si ish-komunistët fanatikë u bënë antikomunistë të përbetuar, ashtu si ish-spiunët u bënë demokratë të thekur, ashtu edhe anti sllavo-ortodoksët tanë do ta kuptojnë një ditë, me dëshpërim, se edhe ata kanë pas qenë të “konvertuar” në sllavo-ortodoksë pa dashje e, madje, edhe pa dijeninë e tyre! Por do të jetë vonë kur ta kuptojnë se janë përdorur nga ata që thërresin nëpër media: ujku, ujku, që çakalli të bëjë kërdinë! Sepse korrupsioni i klanit sundues “Berisha”, me sa po shihet, nuk ka dhe nuk njeh as atdhe, as moral, as kufij, as shoqëri, as komb, as ideale, as bindje, as parime, as demokraci, as interesa kombëtarë, dhe natyrisht, as turp publik? Ja ku fle lepuri, të dashur vëllezër, që verbërinë vazhdoni ta quani virtyt!

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj