RTSH publik - një tjetër shpërdorues vulgar publik
Sa hyra në shtëpi, i shtyrë nga kjo brejtje, hapa televizorin e ndoqa programet e RTSH-së, gjë që - lus të falem për sinqeritetin - njëlloj si shumica e shqiptarëve, kur gjendem në Tiranë e bëj fort rrallë, paçka se për çdo vit ne paguajmë taksën e posaçme për RTSH-në tonë, me demek publik. Dhe rasti e solli që të ndiqja një “speciale” me Kryeministrin tonë të nderuar, të porsakthyer nga Samiti i Parisit për Bashkimin e Mesdheut. Mësova pra në atë “speciale”, nga vetë goja e Kryeministrit, se ai kishte pas marrë pjesë në dreka e darka madhështore të shtruara nga vetë zonja e parë, Karla Bruni Sarkozi; se ai ishte takuar me shumicën e krerëve të vendeve të Mesdheut; se kishte biseduar madje edhe me “mikun e tij”, Berluskoni për centralin bërthamor; se kishte lobuar, pa u lodhur, bash në ato dreka e darka, për integrimin e Shqipërisë e për njohjen e Kosovës; se parada ku ai kishte marrë pjesë personalisht, si kryetar i delegacionit, bashkë me nja dyzet e ca kryetarë shtetesh, qenkësh më madhështorja e më qytetarja e bërë ndonjëherë në Evropë; se nga qielli i Parisit parashutistët, madje edhe një kampion botëror i parashutizmit na kishte pas zbritur flamurin e Francës, po edhe flamuj të vendeve të BE-së, se… etj, etj çudira që tani, pas kaq shumë broçkullitjesh televizive nuk mund të çudisin askënd!
Dhe nuk e di pse ndjeva një trishtim të përzierë keqas me ndjenjën e një fyerje qytetare e kombëtare (kush dhe si na përfaqëson në botë? Sa vjet e themi vetmevete këtë?), përkeqje që i ngjan një pështyme të hedhur papritur e pakujtuar në fytyrë nga një i tëhuajtëzuar, i marrosur nga lavdia, ndaj të cilit nuk ke se si të reagosh, veç me heshtje dhe ndonjë sharje shqiptarisht nëpër dhëmbë.
Është e qartë, domethënia e daljes së Kryeministrit nëpër të tilla “speciale” ishte kjo: Ne, qytetarët kokëtrashë të këtij vendi, duhej të hamendësonim edhe njëherë se derisa ishte nderuar (ftuar) Berisha, ishim nderuar edhe ne, madje edhe Shqipëria, si dhe (nguleni pra në tru, se kjo është më kryesorja!) në Evropë e më gjerë paskan një respekt e një dashuri të veçantë për Kryeministrin tone, sidomos kur ky vete dhe u jep dorën udhëheqësve të shteteve të mëdha për t’i përshëndetur sipas traditës së lashtë: - A jeni si jeni, he burra të dheut?!
Për këtë arsye, fjalët e Kryeministrit shoqëroheshin e ripërsëriteshin herë pas here edhe me filmime të Samitit (nuk dihet kush i paguan shpenzimet për gazetarët dhe operatorët që shoqërojnë atë dhe Topallin: RTSH, apo qeveria?), ku lipsej të tregohej ndonjë shtrëngim dore me ndonjë personalitet, po këto, mjerisht, nuk u panë kurrkund. Pamjet e takimit me presidentin Sarkozi, si dhe ai me Solanën, kur u firmos dërgimi i ushtarëve tanë në Çad, takime këto që për nga grimasat e kontraktimi i sforcuar (për të dëshmuar edhe njëherë dashuri dhe një gëzim të papërshkruar që Berisha po takohej me ta, meqë ne po dërgonim djemtë në Çad), i ngjanin takimit të famshëm të Berishës me Karamanlisin, kur kthehej nga Ankaraja e kur zbriti avionin në Athinë e kur Kryeministri ynë i mallosur e i fortlumturuar, iu var në qafë Kryeministrit grek, se… se “nuk mund të rrija pa u takue me mikun tem”…
Në çast mu kujtuan kronikat e stërpërdoruara, vite më parë, kur Berisha ishte President e kur zinte e numëronte që nga aeroporti çdo burrë shteti, që duke e sulmuar me yryshin e tij karakteristik i pat shtrënguar dorën, që të fiksohej me çdo kusht në film e që ne, qyqar-qytetarët e këtushëm ta hanim si një “takim zyrtar”, si një dashuri e paparë e burrave të shtetit të botës për udhëheqësin tonë “aq karizmatik”! E njëjta gjë, po në mënyrë më tragjikomike, po përsëritet edhe sot!
…Ndaj, i bezdisur, kalova në stacione të tjera e pas pak mësova për zjarret e qëllimshme që kishin përfshirë vendin, për vrasjet me dhe pa Kanun, për aksidentet e orëve të fundit, për arrestimet e të kërkuarve, për buxhetin suplementar, për ligjin e spiunëve, për kartat e vonuara të identitetit, si dhe për ambasadorin amerikan, i cili më në fund, kishte pohuar se një takim i kërkuar “urgjent” nga Mediu kishte pas ndodhur, por ai, pra ambasadori, nuk kishte pranuar “kërkesat e çuditshme” të ish-ministrit tonë të Mbrojtjes! Me një fjalë, nga stacionet televizive private, hyra vërtet në Shqipërinë reale, të halleve, të gërmërit e vërvërit, të sherreve e të absurdit tonë panshqiptar, si dhe të rreziqeve të pareshtura që nuk dihet kur do të të pllakosin përfundimisht edhe ty, o indiferent apo militant, rreziqe e pasiguri që përherë burojnë nga lart, d.m.th nga politika, nga paria jonë e çartafillosur partiake, që prej vitesh po ngatërron ujërat e zeza me ato të bardha nëpër kanalet mediatike!
***
Prova e parë gjenerale që Berisha përnjëmend “kishte ndryshuar” në fakt, u dha që në ditët e para të shugurimit të tij si Kryeministër. Ai sulmoi shpejt e shpejt, për t’i uzurpuar, RTSH-në dhe KKRT-në, tamam si një strateg lufte. Ai kështu zbatoi parimin leninist, se “kush ka një gazetë, fiton një revolucion”. Pasi pushtoi këto institucione dhe i rrëmbushi me militantë të verbër partiakë, me ish-anëtarë të KOP-it, në një votim si në gjendje shtetrrethimi, jashtë sallës së Kuvendit, në mesnatë, ai shpalli “pavarësinë” e vërtetë të këtyre institucioneve. Ajo që duket tashmë në ekranin e RTSH-së nuk ka nevojë për asnjë koment. Që nga viti 2005 vetëm drejtorë të aktualitetit janë ndërruar disa. Të gjithë me shkarkim-emërimin direkt të Doktorit e më pas të emëruar-shkarkuarit formalisht “votohen” edhe nga Këshilli Drejtues… Tanimë të gjithë e dinë se Kryeministri nuk të fal, se ai nuk ngopet asnjëherë plotësisht me hapësirën që zë fytyra dhe zëri e tij në ekran, me nj’ato gjeste, ojna, shpotira, suksese, kërcënime, premtim-realizime të papara, që na jepen si silazh gati çdo ditë e çdo natë nëpërmjet RTSH-së publik.
Natyrisht që po them gjëra që jo vetëm dihen, po edhe duken. Tanimë ky degradim skandaloz i funksionit publik të RTSH-së nuk i bën më përshtypje as opozitës, e cila, me sa duket është pajtuar me këtë gjendje të mjerueshme. Por ajo që ia vlen të theksohet është fakti që ky uzurpim ishte i pari në radhë, ndoshta edhe më vulgari, po jo më i parëndësishmi! Reagimi i dobët për pushtimin e kësillojtë të RTSH-së ishte paralajmërimi i parë serioz, ndaj të cilit në të vërtetë u tregua dobësi dhe “tolerancë”, gjë që e bëri më të lehtë synimin e tij për uzurpime të tjera, më të rëndësishme. Sepse, pasi Berisha “kapi mjetet e propagandës”, ai nisi menjëherë yryshin dhe uzurpimin e njëpasnjëshëm të pushteteve dhe institucioneve të tjera të pavarura: Prokuroria e Përgjithshme, Akademia, Presidenca, KLD-ja, Gjykata e Lartë… etj. Të gjitha këto tani quhen “reforma”!
Pra, ai asgjë nga këto “pushtime” nuk e ka bërë fshehur, natën, në mënyrë tinëzare dhe vetmitare. Për hir të së vërtetës, këto mysybete ai nuk i bën vetëm, teksa vret mendjen natën e zbaton ditën. Doktori përherë gjen njerëz që janë të gatshëm të bëhen vegla, ca palo intelektualë që shesin publikisht dinjitetin dhe emrin e vet për hiçmosgjë, që pranojnë symbyllur të nxijnë faqen në publik pa u skuqur, që vihen në shërbim të punëve të pista e të poshtra pa e vrarë ndërgjegjen, njëlloj si ata “të pavarur e profesionistë “të shquar që në mënyrë aq të turpshme pranuan të zgjidhen në KD natën, jashtë sallës së Kuvendit, në ish- sallën e plenumeve të Komitetit Qendror, pa votat e opozitës! Vetëm dy prej tyre bënë si bënë dhe dhanë më pas dorëheqje, për të mos e nxirë edhe më faqen! Të tjerët, tash edhe ata që janë propozuar nga opozita, rrinë e bëjnë sehir, sepse as edhe njëherë nuk e kemi dëgjuar zërin e tyre për problemet e rëndësishme të pavarësisë së institucionit… Ky është mjerim i vërtetë intelektual e moral!
Pra, çështja që po sjell në vëmendje është kjo: A mos vallë shoqëria shqiptare është seriozisht e sëmurë, derisa jep kaq shumë shembuj të zinj të përdorimit dhe keqpërdorimit të dinjitetit njerëzor? Pse dhe si ndodh që tek ne gjenden kaq shumë njerëz që janë të gatshëm të njollosin emrin e vet, duke e vënë veten në shërbim të qëllimeve e synimeve ogurzeza e të mbrapshta të Njëshit?! Si shpjegohet që pas turpit publik të rrëzimit të dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët, si u tha, ishin profesionistë dhe juristë të shquar të vendit, nuk u dëgjuan shoqatat e juristëve, të gjyqtarëve apo të avokatëve, po në të kundërt dolën menjëherë mbi njëqind e ca kandidatë të tjerë juristë të vetëpropozuar për në Gjykatën e Lartë?! A nuk e ka emrin ky mjerim moral?
Le të supozojmë: nëse ata që u zgjodhën anëtarë të KD-së së RTSH-së atë natë mes puçit të parë për uzurpimin e RTSH-së do të kishin treguar sadopak integritet moral, pra të mos kishin pranuar atë lloj emërimi të shëmtuar njëpartiak (pasi nuk mund ta quash dot zgjedhje), a do të guxonte dot Berisha të vepronte më pas, në raste të ngjashme, në zgjedhje të ngjashme, në mënyrë aq antidemokratike dhe aq skandaloze?! Pra, Berisha është më se i bindur se në këtë vend lakejtë dhe të përdoruarit janë pafund dhe se me ushtrinë e tyre ai mund të sundojë dhe drejtojë edhe më gjatë!
Ja përse shoqëria shqiptare, më shumë se për çdo gjë tjetër, ka nevojë për shembuj moralë! Por kur këto shembuj nuk i japin ata që quhen intelektualë, ata që janë deputetë, ministra, ç’mund të presësh nga minatorët e mjerë të Bulqizës, që detyrohen të çojnë fëmijët të mbledhin mineral, në vend që t’i çojnë në shkollë?!

Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | |
| 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 |
| 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 |
| 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 |
| 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin

del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg

Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj