Pushteti, "Ganiu" dhe Fevziu
Nga sa po ndodh me një prej ekraneve tona, mbytur për dy muaj rresht nga diagramat e institutit “Gani Bobi”, tregon qartazi një gjë. Që heronjtë, simbolet dhe akademikët e një kombi, vepra e të cilëve ua ka lartuar aq shumë emrin, të bëjnë edhe një kujdesje të fundit. Të mos ikin nga kjo botë, pa marrë edhe një masë sigurimi e garancie, që ka të bëjë ...me emrin e tyre. Të kenë parasysh se ata ikin po ama emri u mbetet. Madje u mbetet vetëm fare, jetim, jo si më parë, kur ata ishin vetë aty, dhe i dilnin zot atij, d.m.th. emrit përkatës. Këtë emër jetim, të një heroi, shpikësi e akademiku, pas ndarjes nga i zoti, kushdo mund të vërsulet e ta marrë. Për ta vendosur fjala vjen, në tabelën e sipërmarrjes së vet. E cila sipërmarrje, mund të jetë edhe një kioskë, tezgë, a një dyqan i thjeshtë. Që shet spinaq, karrota, kunguj a lulelakër. Legena, ullukë dhe shampo kundër zbokthit. Po nuk është çudi që emri i ndritur, të shfaqet edhe mbi tabelën e një klubi bastesh, të një bingoje, deri madje edhe të një firme-piramidë. Ja, kush do ta kishte penguar Suden –fjala vjen, ose fondacionin Xhaferri, që në hyrje të “hedkuartierit” të tyre të shkruanin: Mirësevini në Fondacionin tonë rentier “Çerçiz Topulli”, ose: “kursimet tuaja mund t’i dorëzoni pa frikë në firmën tonë rentiere “Vaso Pasha”, e kështu me rrradhë.
Ja pra pse duhet të bëjnë kujdes heronjtë, shpikësit dhe akademikët tanë, dhe të lenë patjetër një testament të qartë. Që emri i tyre jo vetëm nga kioska e firma rentiere jo e jo, por të mos mund të përdoret kurrë edhe nga asgjë private. Që synon marrdhënie pushtetesh e pasurimi. Askush të mos ta prekë emrin e shquar. Qoftë ky edhe më “prestigjiozi” institut në botë.
***
Por, siç nisëm të shpjegojmë, veçanërisht e nevojshme është që kjo t’u ndalohet Instituteve që merren me sondazhe politike. Jo vetëm se kjo punë është shumë larg ndërgjegjes dhe kërkimit shkencor, për të cilën akademikët vetë (ata pra, që lanë emrin pas) janë kërrusur, thinjur e rrudhosur një jetë të tërë. Por edhe për faktin se sondazhi politik është deformuar sot në biznesin më të krimbur e më banal, sa fitimprurës për klanet e lojës me numura, po aq dëmprurës për kombin dhe mekanizmin demokratik që synon shoqëria. Kështu pra papritur dhe krejt jashtë tipit të vet, edhe emri i madh i dikujt si studiuesi i shquar Gani Bobi në Prishtinë, mund ta gjente veten në një kontradiktë të plotë me veprën dhe bëmat e mbajtësit të tij të ri: Institutit “Gani Bobi”.
Nuk them se kjo gjë ka ndodhur. Sado që ajo ç’ka shpaloset prej javësh në ekranin e palodhshëm të Blendi Fevziut, këmbëngul t’a kompromentojë gjithshka e pothuajse ja ka dalë t’ja heqë “Ganiut” (Qendrës) edhe atë pak vello kërkimore e shkencore të patundur e të patunduar nga politika. Atë vello që menaxheri i saj përpiqet ta ruajë nën një portret të heshtur e neutral. Si dhe me njëfarë mënjanimi fizik, të studiuar. Sepse menaxheri vetë në fakt, bën çmos t’i rrijë larg skenës. Qëndron i padukshëm diku në sallë. Ai përgjigjet vetëm atëhere kur e pyet Blendi. Ndërsa skena e shndritshme është e gjitha për Fevziun. I cili në fakt e do atë të gjithën për vete. Sepse edhe kur jep e merr si Karajani i Vjenës, me atë klubin e vet të miqve të ftuar, (një pjesë e të cilëve ende beson vërtet se është e ftuar atje për “diversitet” dhe gjykime të mprehta e origjinale), Blendi bën kujdes që të shquhet. Që të gjithë ta dinë se kush është i pari. Që të mos rëndojë më shumë bishti se sqepari...
Është pikërisht zelli dhe pro-pushteti tashmë i pa-fshehur i Fevziut, që djeg përfundimisht dhe pretendimin puritan e paanësor të vetë “Ganiut” (gjithnjë për Qendrën flasim). Jo vetëm sepse anësia dhe zelli pro-Berishë përshkon tejendanë gjithë emisionet e periudhës parazgjedhore të “misionarit” që flet në emër të medias sonë të pavarur, të pashitshme e të pakorruptueshme. Por edhe se pardje, patëm një shfaqje eksplicite të këtij militantizmi, që përveç kollarisjes, pozave e grimit, asgjë s’e shquan dot nga çdo militantizëm tjetër i verbër e injorant, i çdo katundari.
Shyqyr që jo të gjithë të ftuarit janë matufepsur dhe ka ende prej tyre që s’i blen dot pushteti. Kaq duhet pë t’i nxjerrë bojën farsës. Fjalën e kam për akuzën direkte që bëri një i ftuar, mbi rreshtimin pa rezerva që TV-ja në fjalë, përfshi dhe emisionin e Fevziut, kishin bërë në krah të PD-së (ashtu si nga ana tjetër, një tjetër TV, ishte rreshtuar pa teklif –tha ai –në krah të opozitës). Interesantja është se ndryshe nga ndonjë rrethanë tjetër, Fevziu kësaj here nuk e mohoi këtë akuzë për rreshtim. E bëri padashur apo sepse ashtu i doli kalkulimi, kjo është një tjetër subjekt, po fakt është se kësaj here ai nuk tentoi asgjë për ta rrëzuar si të pavend gjithë angazhimin elektoral të Klanit. Ç’ka nënkupton posaçërisht edhe emisionin e shquar do të ishte më e saktë po të quhej ”Opinioni ..i pushtetit!”.
Pyetja pasuese nuk ka se si të mos bjerë direkt mbi paanësinë e qendrës “Gani Bobi”. A mund të zgjidhte Fevziu, ky braktisës i shpallur i misionit të medias, dhe rekrut i zellshëm i pushtetit, një mjet të paanshëm për shërbimin e vet?
***
I thamë këto që shoqëria të mbajë shënim mirë. Të mbajë shënim së pari, pushteti dhe Berisha, që të mos ua harrojë këtë nder shërbenjësve kaq të zellshëm. Duhet t’ua japë një më një shpërblimet që u ka premtuar. Pa është rasti, të mbajë shënim edhe opozita. Ta dijë mirë që këta dy faktorë së bashku me një pjesë të mirë të personazheve të studios që kompozojnë vetë, janë jo vetëm e thjesht komentatorë. Ata kanë futur duart direkt në kazanët ku gatuhet rezultati politik. Se sa forcë patën të ndikojnë, këtë mund ta lexojmë vetëm nesër a pasnesër. Por ata bënë gjithshka mundën që rezultati të jetë ai që shënohet në kontratën e tyre të leverdishme me pushtetin.
Por piksëpari, ky është një rast që s’mund e s’duhet ta injorojë publiku e shoqëria. Edhe këta, në mungesë të kujtesës, duhet të mbajnë shënim mirë e mirë. Të gjykojnë pak më thellë edhe më ashpër. Sepse një qender studimore e as një medie e pavarur s’mund të sillet si të dojë, njëlloj sikur të ishte një agjensi Pi-Ari politik a një dyqan tregtie me pakicë. Në rastin e medies (së pavarur), pesha e fajit është e dyfishtë. Përtej anësisë së paarësyeshme e jo-transparente, kemi të bëjnë me një braktisje të ulët e të pamoral të misionit publik. Në emër të të cilit janë ngjitur në ato studio dhe nga eteri e frekuencat publike, trullosin njëanshmërisht dhe ndikojnë sa mundin vendimin publik, në ngjarjen më kulmore të demokracisë. Momentin përcaktues të mirëqeverisjes.
“Ganiu” më pak, e Fevziu shumë më tepër, kanë braktisur kështu vetë publikun. Më tutje është rradha e publikut që t’i braktisë ata.| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (7 vendosur):
Jetoni prishtine.
Ju urojm fat ne 2013 ishalla i fitoni zgjedhjet se tani SALI BERISHA eshte qeveritar dhe NJESHI i Shqiptaries e ju me EDIN drejt ne Greqi o Serbi se ska vend per ju ne troje tona.
Emri i yt ku do ta ket vendin!Të ka penguar rezultati i parashikuar shum sakt i sondazhit Gani Bobi duke e parashikuar një humbje të pa shmangëshme të kolegëvet tu socialist apo siq i quajti dikush tjetë* specialist pë* matrapazllëqe siq dijn ata.dhe se mendoja ti pë* atë se ku do të jet vendi i emrit tënd në ndoj kiosk pë* shitje të legenavet apo kurbllavet.
Vendosni komentin tuaj