Faqja e Pare | Analiza | Kosova apo Kosovo?

Kosova apo Kosovo?

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Flamuri i Kosoves

Pas krijimit të shtetit më të ri në botë, emri i tij në rrafshin ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndryshëm. Disa e quajnë Kosova, të tjerët Kosovo. Madje, edhe institucionet e Kosovës, kur flasin për Kosovën në gjuhën angleze, asaj i referohen me mbaresën "O".
Pas krijimit të shtetit më të ri në botë, emri i tij në rrafshin ndërkombëtar vazhdon të jetë i ndryshëm. Disa e quajnë Kosova, të tjerët Kosovo. Madje, edhe vetë institucionet e Kosovës, kur flasin për Kosovën në gjuhën angleze, Kosovës i referohen me mbaresën “O” në fund.

Rasti i fundit është vendosja e tabelave zyrtare në kufijtë e Kosovës, me mbishkrimin “Mirë se vini - Republika e Kosovës”. Në gjuhën angleze Kosova është emëruar Kosovo.

Përfaqësuesit e institucioneve thonë se kjo çështje është më shumë linguistike dhe nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët e Kosovës.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, thotë se Kosova nga shqiptarët do të njihet me emrin Kosova, ndërsa nga ndërkombëtarët Kosovo.

“Në gjuhën angleze kërkojmë që të njihet me emrin çfarë ka qenë deri më tani, Republic of Kosovo. Por, besoj se kjo çështje do të rregullohet me kohë, në kohën kur ne do ta marrim edhe prefiksin, edhe akronimin si shtet. Kjo nuk është çështje që e prek përmbajtjen e funksionimit të shtetit e as të njohjes”, thotë Kuçi.

Sipas tij, Kosova ndodhet në fazën kur shumë shtete botërore ende janë në pritje të njohjes së Kosovës dhe pasi të ketë përfunduar ky proces, do të rregullohet edhe çështja e emrit.

“...atëherë do të sqarohet çdo gjë. Sido që të jetë, në gjuhën origjinale, në gjuhën shqipe, do të jetë si ka qenë, ndërsa të tjerët do t’i adaptojmë“, thotë Kuçi.

Madje, edhe në letrat zyrtare që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi ua kanë dërguar shteteve të ndryshme botërore, duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, në gjuhën angleze kanë shfrytëzuar emrin Kosovo, me “O” në fund.

Këtë e pohon edhe Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës, nga shtetet që është njohur, në letrat kredenciale që kanë ardhur, njihet si Republic of Kosovo, do të thotë me mbaresën “O”. Ndërsa, siç e dini, në shqip do ta ketë mbaresën “A“, thotë Beqiri.

Zoti Beqiri ka saktësuar se edhe në deklaratën zyrtare, nëpërmjet së cilës është shpallur pavarësia, në versionin e shkruar në gjuhën angleze, është shkruar Kosovo.

“Edhe në kërkesat zyrtare, po ashtu edhe në deklaratën kushtetuese është e shkruar Republic of Kosovo, në versionin zyrtar të anglishtes”, thotë Beqiri.

Analisti politik, Muhamet Mavraj, thotë se ashtu siç është kërkuar nga vetë institucionet e Kosovës, ashtu edhe është njohur emri i shtetit të ri në spektrin ndërkombëtar. Sipas tij, politikanët e Kosovës janë bazuar në pakon e Martti Ahtisaarit.

“As Qeveria e Kosovës që e ka pranuar pakon e Ahtisaarit dhe as të tjerët që e kanë përkrahur pakon Ahtisaarit, nuk do të na njohin ndryshe përpos si Kosovo. Fatkeqësisht, kjo është një nga koncesionet themelore të pakos së Ahtisaarit. Qeveria jonë është bazuar në pakon e Ahtisaarit, e cila Kosovën nuk e njeh si Kosova, por si Kosovo, pra si toponim serb, njëjtë si toponimet tjera. Askush nuk do të na njohë si Kosova, por si Kosovo. Edhe Shqipëria na ka njohur si Kosovo”, tha Mavraj.

Zoti Kuçi, ndërkaq, pohon se aktualisht është duke u respektuar versioni zyrtar dhe se kjo gjendje mund të ndryshojë më vonë.

 

Komente (18 vendosur):

ARBEN Camaj ne 13 March, 2008 07:02:30
avatar
Dardania
Laperi ne 14 March, 2008 12:49:16
avatar
Po Kosova shte hqip kosovo serbishte .
po keta qe nderrojne kombin identietin e nderrone qithqka qe eshte shqiptare per karrig per pushtenuk e kane gajle per shtet.
Keedhe mrin Mlloshjlapomos te ken frig prej AKSH.
Vetem friga eshte ti majtese moti isin baskangjit beogradit.PO kete pe bejne dal ngadal me politik mos te hetohen nga populli.PO besoje qenje dite te aferme dote pendohen per gjthe ate qe bene kunder ketij populli.Kungulli permi uje nuk shkon gjithmone,
Turpi ska kufi.
Ftojme patriotet shqiptare anembane trojeve shiptare Kombi ne rrezik ja sote ja kurre.
Ti ndalim keta gjelat antikombetare tradhtare te kombit.
pejoni ne 14 March, 2008 02:33:11
avatar
OO LAPER KATUNARI,, KOSOVA DHE KOSOVO ESHTE NJEJTE, SLLAVISHT...SHQIP ESHTE DARDANIA OSE SHQIPERIA E VERIUT...
katunari ne 14 March, 2008 03:09:51
avatar
-Kam nje pytje per,Z...THAQIN
O zotri.
Kto ndryshime qe je tue ba dhe ate ne mnyre radikale,
Aaa vlejn veq per DRENICEN apo edhe per krejt KOSOVO.
TE lutem na thuej te verteten
Ilirida ne 14 March, 2008 04:22:55
avatar
Ju lutem preferoni dhe perdoreni ne origjinal KOSOVA sepse cdo emertim shkruhet dhe perdoret ne origjinal KOSOVA
KOSOVA ne 14 March, 2008 04:39:04
avatar
Ky eshte nje problem qe po me shqeteson jashtezakonisht shume! Pas shpalljes se pavaresise te gjithe u gezuam por dite pas ditesh po verejme ato qe nuk po na pelqejn, nder keto edhe njohja e vendit tone ne bote si Republic of KOSOVO ne vend te asaj Republic of KOSOVA. Kjo tani ka rendesi shume te madhe madje edhe atehere kur nuk ishte e pavarur ne gjithmnone neper zyret evropiane per dokumentat tone , punesim udhetim dhe cdo kund ku ka formular elektronik kemi kerkuar emrin e Kosoves te jete me A mirepo skan pas informim zyrtar per A!! dokumenti me i thjeshte kerkon vendin nga je e tani pas pavaresise krejt po shkon mrapsht dhe shumica e zyrtarev ketu ne vende kyqe po i referohen O ne vend A, madje edhe duke me shikuar shtrember duke menduar se une nuk ditkam e merin se nga jam!!!. Zoteri kjo po na kushton neve ne mergim shume !!!!Si do ti kthehemi kesaj pune prej fillimit edhe nje here ne ketu ne diaspore vteme per nje shkronje , ketu zyrtaret jan lodhur me ne!!???? Me Martti Ahtisarin eshte dashur numer 1 te diskutohet emri i shtetit! Kosova e ka emrin ne shqip me A ne fund e jo te thirremi me O( e dijm se me Dardani nuk na kish fol hiq bota sa per fillim)por bile kete O do te kishim mundutr ta ndreqim me kohe!! Shume hideherim po me shkaktoni kur po prisja cdo kund ta shkruaj emrin KOsovë, apo Kosova , me duhet ta shkruaj ne nje gjuhe tjeter me O!!!
dhashte zoti qe a u mbush nje vjet i pavaresise te rregullohen senet primare!
ajet kraishta ne 14 March, 2008 05:08:48
avatar
H.THAQIT.
Zotri,
Ata qe te zgjedhen,do me than qe votuen per TY,nuk votuen qe te zgjedhin nji sherptor te evrorusve dhe te ati dreqit tapall te findlandes,POR....njse se ata te zgjedhen vet TY,HASHIM.
VEQ PER PARA ME PLANIN E ATTTIII
te baft mire.
Arsllan Taravoli ne 14 March, 2008 09:16:30
avatar
"Kos" është "zog i zi", sipas korbave të shumtë që i kanë parë serbët atje pas okupimit të këtyre viseve shqiptare.

Si do që do ta quash: Kos-ovë, Kos-ova, Kos-ovicë, Kos-ovacë, Kos-ocë, Kos-onë, Koso-më, etj. emri mbetet serbisht.

Ne jemi popull luftëtar, ne jemi popull i guximshëm, ne e japim jetën për atdhe pa u trembur. Por kur duhet të luftojmë për identitetin tonë kombëtar si duket nuk mund të pajtohemi assesi së bashku.
Isa Mustafa ne 14 March, 2008 08:09:05
avatar
Po dihet mire se si ka ardhur ky emer KOSOVA, mirepo emri i shtetit tone duhet te jete DARDANIA.
Mirepo kjo gje nuk i konvenon Thaqit pasi qe ish presidenti yne Rugova e ka perdorur kete emer dhe kete e verteton edhe me shume edhe DACI me LDD-ne, mirepo atij nuk i konvenoi as falmuri e as hymni qe perdori ish presidenti yne Rugova dhe Thaqi kinse une jam "patriot" di te zgjedh vet, mirepo dihet mire qe as flamuri e as hymni nuk do te vendoset prej ne, ndersa dalin dhe thone qe kemi hapur konkursin per kete per ate.
Luuci ne 15 March, 2008 12:42:04
avatar
Isa Mustafa
Ldd mut LDK mut PDK mut AAK MUT AKR MUT:
FlaMURI I RUGOVES MUT MALAZEZ IZRAELIT.KY FLAMUR MUT kjo KUSHTETUT MUT:
KREjt qka na kane afru e mut.KY status mut.Vete e keni ba vete hane.Shumica e shqiptareve nuk praojne kete status as keto q e naj servune tradhtaret dhe evropa dhelpen.E ju qe pranoni te quhi edhe osovari ju bafte mire.
Ballkani ne 15 March, 2008 09:54:00
avatar
Pejoni!
Kosova nuk eshte emertim serb,eshte emrtim turk qe nenkupton kos-ova(fusha e koses).Dar-danija ky eshte emertim Serb,prandaj ata tani nuk bejne komente derisa shqiptaret kalavesha nuk e emrojne edhe zyrtarisht me Dardania.
Gorani ne 15 March, 2008 10:30:37
avatar
Pa zemljaci kosova nije derzava.Ona ima samo formalno nezavisnost.
Pa ostaqe kosovo.
Pa shka po ja doni ma.Boll ja ka dhane elle serbija elle evropa.Ma shum spo ban valla zemlaci.
Pa ovako nije lloshe ni vi ni mi jedna kompromisna situacija.Elle Rugova thojka qeshtu bashke me jetue.Elle Thaqi Sejdija po ja thojn qashtu.
Bratstvo i jedinstvo.Ju pak zemljaka dikush po eprona ketu.
Po ani se ktu veq po shkrujna e nuk po ja ngojna evropa juve qka po thani.
SE po vetet Thaqi sejdija.Po ju jeni naroda mire.Nuk po ngoni qata radikalca si Aksh Albin Demaqi.
Ata jane manjina .Po svaka mi qas da vise ima posteni kosovari.
Pa serbi vrate svi nazad posto kan shpija rruga osfallt puna ka dy rroga pllata.
Dhe po ja jetojna ma mira se kosovari.a vi kosovari i shtetesia dhe komba po merni kosovari.E ne Goranat serbi pasaporta serbija dhe jo kosovari.Dhe evropa ka marre vesh qe svi kosovari apet po marrni stesia kosovari dhe serbija i ne diaspora.
Pozdravam sve posteni kosovari.A samo nesto da kazem ovaj laper mije dosadio.On ne zna nista drugo samo Aksh.Pa sta je Aksh nishta veqina narod nuk pe do qat AKSh Albin.Mi imamo evropa Unmik pa zajebise Lapere.
Mi zivemo prap me kosovari bashk si perpara.
Ziveo svi kao braqa i kosovari i serbi i romi i svi druge manjine posto sada smo jednaki.Nema vise populla jo komba shqiptara jo kjo.tash samo minoritara kosovari a serbi apet kao narod.Qashtu po ja thot ustav kustetuta dhe paketa e arthisari.
Qeki Arthisari valla duhet me ja pranu e zgjedhi problemin shume thjesht kollaj.a banikrejtve ravnoprvni.I aapet bratsvo bashkim.Veq po ma dhimbin qato qe luftuan badihava dhane jeta per kurgja hiq ama kurgja qet statusa edhe qeshtu kishhim marre pa gjak dhe pa vrasja.
Po tako nafaka neko umre neko u politika.
Qashtu po thane zoti.
Thaqi sejdija sada najbolji u politika krejt po spo bajna dallime ma bravo Thaqi sejdija.Qashtu kallxohet Domokracija para bote dhe hvala shume.
Ti si vlada .
Pozdravim svi kosovari ziveo kosovo i serbija mi smo komshije.
anid ne 16 March, 2008 01:45:26
avatar
ballkani(Kosova nuk eshte emertim serb,eshte emrtim turk qe nenkupton kos-ova(fusha e koses).Dar-danija ky eshte emertim Serb,prandaj ata tani nuk bejne komente derisa shqiptaret kalavesha nuk e emrojne edhe zyrtarisht me Dardania)A ka mundsi pak te ne shpjehosh.cka don te thot dardani ne serbisht se me sa e di une dardani vjen nga fjala ilire dard-dardh.ju faleminderit
gjermani ne 16 March, 2008 02:09:24
avatar
emrin,emrin,PO.
AMERIKA E VOGEL?.jeni ne takort,THaci e han,..
Veshi ne 16 March, 2008 03:19:03
avatar
Gorani
krejt me vene e ke ju ka lujte nana shqiptareve.Edhe pak edhe une besoj se edhe shqiperine kane me marre keshtu serbija qfare populli kemi.Kuse gjysmen greqia dhe italija.Shqiptaret ne maqedoni veq ja ka rrase maqedonija dhe preshevee bujanove ata nuk permenden fare.Ma shkurte e kane hanger te Milloshit.
kicomann ne 16 March, 2008 05:30:29
avatar
KOSOVA asht shqip kurse kosovo asht international krejt bota thrret kosovo.AMA KOCOBO OSE KOSOVO asht fjal r zanme r erobruar ok KOS-KA Dmth e vet dhe OVO e dini ma se qa asht ok ne goodle munndeni ta lexoni se normal asht fjal serbe e roberuar ,me falni neshta e kam gabim ama per mua asht ma mir REPUBLIKA E DARDANIS
kicomann ne 16 March, 2008 05:33:42
avatar
KOSOVA------OSE KOSOVO DHE KOSOBO: fjala
KOS-OVO asht fjar e roberuar u kan marr meni vakt si rob si me dhun per ate quhet kosovo.
HYN NE GOOGLE te gjithat i ke PER MUA RROFT
REPUBLIKA E DARDANIS NE JEMI DARDAN
kicomann ne 16 March, 2008 02:27:26
avatar
o MILET O POPULL E SI I THON SHQIPERIS BOTA ::::ALBANIA APO EJO SHQIPERIA E GJERMANIS SUN I THOJM NE GJERMANI POR KTA THON DEUTSCHLAND ATA GERMANY NEMACKA ALLAAMNYA ALLEMAGNE GERMANIA E ASHTU DHE DIKUSSH THOT KOSOVO E NE THOJM KOSOVA KURSE TURQT THON KARADAG

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
2.50