Faqja e Pare | Analiza | Gomari i Trojes

Gomari i Trojes

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
Bashkimit Meta-Berisha i mungoi së paku fisnikëria artistike e tradhtive diplomatike që përfaqëson “KALI i TROJËS” në perceptimin njerëzor. Sepse ky bashkim i papritur i së majtës me të djathtën iu publikua opinionit publik jo vetëm si një tradhti e madhe për një popull të vogël, çka i kalon kufijtë e ndërgjegjes kolektive për ta duruar, por iu servir gjithashtu si një pabesi e shëmtuar dhe e rëndomtë… Por, edhe pse jo Kalë, por Gomar Troje, bashkimi në koalicion i pushtetarëve të ardhshëm është një nga ato ngjarje që krijojnë histori për një popull. Me sa duket, historitë nuk i bëjnë masat, por liderët. Madje as liderët, por instinktet e tyre të pamposhtura në gjueti të pushtetit me të gjitha mënyrat… Dhe, nëse intriga mbi të cilën u ngrit ky bashkim nuk është aq inteligjente sa historia klasike e tradhtisë së Trojës, apo tragjeditë e Shekspirit, (sepse në këtë rast kemi të bëjmë me liderë të vrazhdë e shpirtvegjël), ajo meriton disa rreshta të zinj historie për befasinë, fantazinë e shpërdoruar dhe për trazimin popullor që shkaktoi… 
Vendimi i Ilir Metës për të qeverisur bashkë me Sali Berishën, më shumë se një lajm i rrallë, mund të supozohet si një vendim historik mes shpresës për t’i dhënë fund tranzicionit, sepse eklipsoi barbarisht pikërisht këtë shpresë dhe vërtetoi se në politikën tonë ka ende personazhe kaq potencialë që, në emër të idealit të tradhtojnë pikërisht idealin dhe të sfidojnë gjithçka, duke kaluar edhe ylberin e fundit të përfytyrimeve publike... Dhe njëlloj vërtetoi gjithashtu hipokrizinë e kobshme të këtyre liderëve, të cilët e kanë sa një mal talentin për të shkëmbyer moralin e tyre me pushtet dhe lavdi të pamerituar… 
Sot shumëkush mund të mendojë se Hamzai i fortë i së majtës e vuri Shqipërinë mbi LSI-në, për të mirën e atyre njerëzve që vidheshin e poshtëroheshin përditë qysh nga koha e kalërimit të tij kryeministror, dhe zhvaten e mashtrohen ende përditë e përnatë nga klanet klanore të politikës. Kjo supersakrificë e LSI-stëve e motivon koalicionin e ri qeverisës, që do të ndihmojë të ndriçojë kufijtë e pabesueshëm të përbuzjes ndaj tij, por nuk e justifikon babëzinë e fshehur me naivitet për pushtet të pushtetshëm. Dhe pikërisht te kjo babëzi fillon momenti historik, që e bën këtë histori të bëjë histori. Ilir Meta sot ka një luftë të heshtur me ndërgjegjen e vet, sepse historia nuk ka qenë kaq bujare me të as në kohën kur menjëherë pas adoleshencës u bë kryeministër i vendit. Sot historia i ka hapur dyert për të! Dhe kjo luftë nuk është thjesht çështje morali, as vrasje ndërgjegjeje, por është dyshim i thellë dhe i makthtë në vetëdije nga mosqenia e tij gati për këtë hyrje të virgjër e spektakolare në histori, me tradhtinë spektakolare që sapo i ka bërë komunitetit socialist në tërësi.. 
Si çdo ngjarje që sfidon gjithë të tjerat në garën për t’u shkruar në faqen e historisë së një kombi, tradhtia e Ilir Metës trazoi shpirtrat e të thjeshtëve në këtë vend. Si një kometë mes perceptimit, ai i la pak vend befasisë dhe shumë vend zhgënjimit.. Kur tradhtitë janë kaq të mëdha sa të sjellin zhgënjim kolektiv, dhimbja është e përhershme dhe gjaku do rrjedhë pa u tharë... Proverba se çuditë më të mëdha zgjasin pak ditë dhe shpresa se gjithçka do të harrohet mes halleve dhe mjerimit njerëzor, (që do të udhëheqë në vazhdim ky koalicion tradhtie), nuk do të mund të ndryshojnë kurrën e kurrës titullin e këtij paragrafi dhe faktin se Ilir Meta hyri në histori ndryshe nga ç’kish ëndërruar, jo si një luftëtar, por si një Judë... 
Gabim i madh për një politikan të vogël, kjo tradhti natyrisht që nuk është vetëm e tillë, por një faj ordiner i një fantazie të vrarë nga demonët. Një gabim, një faj, një autoritet i zgjedhjes gabim, çka vërteton se ende ka njerëz me personalitete të pasistemuara, të cilëve energjia dhe talenti i natyrshëm për marrëdhënie publike nuk iu është aq i mjaftueshëm sa të përballojnë në interferencë edhe shkumëzimin instiktiv, dhe etjen për pushtet, dhe shtytjen për të qenë i pranishëm në arenat e vëmendjes publike. 
Shefi legjendar i LSI-së, sot është në arenë dhe dritat publike i janë drejtuar atij. Ai sot ka sfiduar pa mëshirë Xhuvelin dhe fantazinë e mërzitshme të xhuvelërisë, duke sjellë pëshpërima habie në planet. Energjia e papritshmërisë është ajo që e ka shtyrë atë si në një plazmim drejt bërjes së një epoke, që nuk është drejtësia, por babëzia. Viktimë e emocioneve të vrazhda, Ilir Metës s’i mbetet veç të mbushet me frymë dhe të lumturohet për lehtësinë që shpirti i tij ndoshta do të zotërojë patjetër në rrjedhën e pashlyeshme të kohës dhe në përballjen e vështirë me mëkatet. Nëse tradhtia nuk është mëkat, çfarë mund të jetë?.. 
Ndërkohë, hipokrizia nuk është e tillë… Hipokrizia nuk është një ndjesi, por është mjeti për të përballuar gjykimin… publik. 
Shitja lirë e një personaliteti të fortë deri dje, në një klimë respekti të munguar për veten, në këmbim të pushtetit të ri dhe lavdisë së re, vërteton se hipokrizia e përdorur në këtë rast për të fshehur pazaret e vërteta dhe pabesitë në kurriz të së majtës në përgjithësi, është shpjegimi më i mirë që mund t’i bëhet aforizmës së vjetër se qëllimi, edhe i mbrapshtë përjetësisht po të jetë, do të justifikojë mjetin...përjetësisht gjithashtu.

Komente (7 vendosur):

UROSH ne 10 July, 2009 07:37:24
avatar
Ne Shqipetarte * kemi gomar apo gomarica pere tja pa hajrin komshija.
po more uroshevic nena jote eshte njera prej gomaricave qe po kerkon gomar ne 10 July, 2009 09:22:16
avatar
po shka e biri shkines kemi gomare me shumice qe qendrojne ne rresht per tia bere mamase tende
Enku ne 10 July, 2009 09:38:40
avatar
More urosheviq,se di * e din se në serbi emrin deshve jav ngjesin urosh e ti koke sikur dash po hiqju komunizmit se jav ka rjepë lëkuren e shko puthja Salës ... se Ra Sali Berisha me demokrat e e futi Shqipërin në Nato e në Evrop.
PO ku din ti qa ashtë demokracia se ja ke dhanë shpirtin edvin gabelit e gramoz ruqit Namik magjupit etj. që janë slavvet më të p¨rbetuar po sikur ti Urosheviq .
Urime fitoren e PD e ja marrshi të ligat Sali Berishës .
ne 10 July, 2009 10:06:38
avatar
JO TE LIGAT PO JA RROFSHI BITHEN SALES
UROSH ne 11 July, 2009 03:45:14
avatar
Ky gomar sa intelexhente.Ky gomar seshte i TROJES po eshte i TROPOJES.
motres tende i pelqejne gomeret se e kane te madh ska rendesi se nga eshte ne 11 July, 2009 03:52:31
avatar
sille sille se po te vdes nga meraku qe ka per gomeret
EDI ne 11 July, 2009 10:00:21
avatar
car ju ka bo Gomori juve mer jau. shkoni e NDALONI MUSHKEN E SALES
SE ME C'SHOF SKA PER TI ZBRIT MO.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0